LIVE UPDATES
Aktualitet

Dritëhijet e marrëveshjes së dyshimtë, nafta e Visokës iu transferua kompanisë serbe me pronar rus

7 Shkurt 2020, 14:13 Nga DOSJA

TIRANË- Në fund të vitit 2018, kompania hidrokarbure ‘Terraoil Swiss’ – e cila ka një marrëveshje me Albpetrol për shfrytëzimin e fushës naftëmbajtëse të Visokës, lidhi një kontratë shërbimi me kompaninë GTK Oil. Sipas marrëveshjes, një kopje e së cilës është siguruar nga BIRN, në shkëmbim të investimeve për rritjen e prodhimit në fushën e Visokës nga kompania GTK Oil , Terraoil i transferonte asaj një pjesë të të ardhurave nga rritja e prodhimit të naftës bruto dhe çdo informacion dhe aset të fushës së naftës.

Kontrata e shërbimit ngriti këmbana alarmi në Albpetrol, pasi tjetërsonte parashikimet e marrëveshjes hidrokarbure mes kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës bruto dhe Terraoil Swiss, duke e trajtuar vendburimin e naftës si pronë të koncesionarit, të cilin ky i fundit mund t’ua transferonte palëve të treta. Përveç shkeljes së kontratës me Albpetrol, marrëveshja mes dy kompanive ngre gjithashtu shqetësime për cenim të sigurisë kombëtare.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se kompania GTK Oil është në pronësinë e kryetarit të bordit të një kompanie ruse për zhvillim e fushave të naftës dhe është e lidhur gjithashtu me degën serbe të gjigantit rus Gazprom Neft. Përmes marrëveshjes, kjo kompani ka marrë gjithashtu informacionet apo asetet në fushën e naftës – të cilat konsiderohen konfidenciale apo sekret shtetëror. Megjithë shqetësimin se kontrata e lidhur midis koncesionarit të Visokës dhe kompanisë serbe me pronar rus, Albpetrol, AKBN si dhe Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të bllokuar këtë marrëveshje.

Nëpërmjet një deklarate me shkrim, Albpetrol i tha BIRN se Terra Oil Swiss nuk mund t’ia transferonte kompanisë GTK Oil të dhënat e vendburimit, ndërsa pretendoi se nuk kishte dijeni për kontratën midis dy kompanive hidrokarbure. “Çdo e drejtë dhe detyrim që rrjedh nga Marrëveshja Hidrokarbure që Shoqëria “Terraoil Swiss” ka me Shoqërinë “Albpetrol”, nuk mund të ndryshohet apo transferohet tek të tretët pa miratimin e MIE dhe AKBN,” deklaroi Albpetrol.

“Shoqëria “Albpetrol” nuk ka miratuar asnjë Marrëveshje  midis Terra Oil Swiss dhe GTK Oil… nuk është palë në marrëdhënien së cilës ju i referoheni, e për rrjedhojë s’ka informacion,” shtoi ajo. Kompanitë hidrokarbure Terraoil Swiss dhe GTK Oil nuk komentuan mbi ‘flamujt e kuq’ të ngritur nga Albpetrol mbi kontratën e shërbimit të lidhur midis tyre.

Rusët marrin nën kontroll naftën e Visokës

Faksimile e kontratës midis Transoil Group (tashmë Terraoil Swiss) dhe kompanisë GTK Oil

E zbuluar në vitin 1963, fusha naftëmbajtëse e Visokës është e vendosur afër fshatit me të njëjtin emër në veri të qytezës së Ballshit, në jug të Shqipërisë. Visoka është një nga fushat më të mëdha naftëmbajtëse në vend. Në vitin 2009, Albpetrol nënshkroi një marrëveshje hidrokarbure me kompaninë IEC Visoka për zhvillimin dhe ndarjen e prodhimit të naftës bruto të kësaj fushe naftëmbajtëse. Në shkurt 2012, kjo marrëveshje u transferua nga IEC Visoka tek kompania zvicerane Trasoil Group AG, e cila në vitin 2018 ndërroi emrin në Terraoil Swiss.

Përveç fushës së Visokës, kompania Terraoil Swiss ka fituar dhe një tender për marrjen me koncesion  të tre fushave të tjera naftëmbajtëse,  Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë. Megjithatë, kjo kontratë është bllokuar nga gjykata për shkak të pretendimeve nga kompanitë garuese për shkeljen e barazisë në tendera. Një investigim i qershorit 2018 nga BIRN, hodhi dritë për herë të parë mbi lidhjet e ngushta midis kompanisë Terraoil Swiss dhe Gazprom, lidhje që duket sikur janë thelluar pas kontratës së lidhur me GTK Oil.

Marrëveshjet hidrokarbure janë koncesione të nënshkruara midis Albpetrol dhe kompanive private për shfrytëzimin e fushave naftëmbajtëse, në shkëmbim të investimeve dhe ndarjes së prodhimit të naftës bruto. Në fund të nëntorit 2018, në Fier themelohet kompania GTK Oil me administrator shtetasin serb, Nebojsa Trajkovic – i cili në CV-në e tij në rrjetin social LinkedIn shkruan se punon për kompaninë ruso-serbe të naftës NIS Gazprom Neft, një konsorcium i Naftna Indrustrija Srbje dhe gjigantit rus Gazprom.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kjo kompani është në pronësinë e kompanisë Geotechnokin D.O.O, e përfaqësuar nga shtetasi rus Tofik Khismetov, kryetar i bordit i kompanisë ruse të naftës “NTC Geotechnokin.” Kompania NTC Geotechnokin është një kompani me qendër në Moskë, e cila liston si partnerë të saj një listë të gjatë kompanish ruse të naftës, mes të cilave dhe kompaninë Gazprom Neft, aksioneri mazhoritar i NIS Gazprom Neft – kompanisë më të madhe energjetike në Serbi.

Me 1 dhjetor 2018, kompania Terraoil Swiss me administrator Shefqet Dizdarin ka lidhur një kontratë shërbimi me GTK Oil, të drejtuar nga Nebojsa Trajkovic, për operacionet hidrokarbure në fushën e Visokës. Qëllimi i kësaj kontratë është bashkëpunimi midis Terraoil Swiss (në atë kohë Transoil Group) dhe GTK Oil për rritjen e prodhimit në fushën naftëmbajtëse të Visokës. Rritja e prodhimit parashikohet të arrihet me anë të investimeve të GTK Oil në makineri dhe shërbime për nxjerrjen e naftës në këtë fushë. Sipas kontratës, një pjesë e të ardhurave të rritjes së prodhimit do të përdorej nga Terraoil Swiss për të paguar kompaninë GTK Oil.

Për qëllimet e kësaj kontrate në periudhën tetor-dhjetor 2017, kompania GTK Oil ka kryer një vlerësim teknik të fushës naftëmbajtëse të Visokës, duke arritur në përfundimin se ka njohuritë dhe kapacitet e duhura për rritjen e prodhimit në fushën naftëmbajtëse dhe se mund t’i financojë operacionet nëpërmjet vlerës së shtuar të prodhimit të naftës.

Sipas kontratës, kjo marrëveshje do të zhvillohej në 5 faza të ndryshme, gjatë së cilave Terraoil Swiss do të kompensonte GTK Oil me një përqindje të prodhimit të shtuar, në shkëmbim të investimit dhe ndërmarrjes nga kompania serbe të operacioneve hidrokarbure në fushën naftëmbajtëse të Visokës.

Gjatë fazës së parë për një periudhë 2 mujore, 100 % e rritjes së prodhimit të naftës shkoi për të kompensuar kompaninë GTK Oil për shërbimet dhe operacionet e ndërmarra në fushën e Visokës. Më tej gjatë katër fazave të tjera me periudha 6 mujore, pjesa e prodhimit të shtuar të naftës që do të transferohet nga Terraoil Swiss në GTK Oil, zbret nga 80 % në fazën e dytë deri në 50 % në fazën e pestë. Sipas kontratës së shërbimit midis kompanisë zvicerane dhe asaj serbe, pas 126 muajve dhe në fund të fazës së pestë, rritja e prodhimi mesatar nga fusha e Visokës duhet të jetë jo më e vogël se 2250 MT naftë bruto në muaj. Ndërkohë, prodhimi ekzistues do t’i përkasë kompanisë Terraoil Swiss, me një ulje vjetore të përllogaritur në 5%.

Marrëveshja përcakton gjithashtu se kompania Terraoil detyrohet t’i transferojë kompanisë GTK Oil të gjitha të dhënat e fushës naftëmbajtëse të Visokës, pa kufizime, të gjithë kapacitet e saj teknike, depozitat, tubacionet dhe të gjithë lejet për shfrytëzimin e fushës naftëmbajtëse. Terraoil detyrohet që ta shesë menjëherë prodhimin e naftës së prodhuar gjatë muajit paraardhës dhe të paguajë kompaninë GTK Oil sapo të marrë pagesën për shitjen e naftës bruto. Të gjitha kostot për shtimin e prodhimit dhe mbajtjen e stabilitetit të prodhimit aktual në fushën e Visokës do të financohen nga kompania GTK Oil, përfshirë operacionet në puset e naftës, pajisjet dhe shitja e naftës bruto.

Kjo marrëveshje shqetësoi ish-drejtorin e Albpetrol, Dritan Spahiu, i cili në mars 2019 i dërgoi një shkresë kompanisë Terraoil Swiss, duke i kujtuar asaj se kontrata me GTK Oil shkelte marrëveshjen hidrokarbure me Albpetrol.  Spahiu shërbeu si drejtues i Albpetrol për një periudhë 7 mujore, nga marsi në shtator 2019.

Si u shkel marrëveshja hidokarbure

Faksimile: Letra e ish-drejtorit të Albpetrol, Dritan Spahiu, drejtuar Terra Oil Swiss

Një ditë përpara Krishtlindjeve të vitit 2018, në vend të kartolinës që është traditë e sezonit festiv, Albpetrol mori një shkresë nga koncesionari i fushës naftëmbajtëse të Visokës, kompania Terraoil Swiss. Me anë të shkresës ‘dërgim kontrate’ në Albpetrol dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN, Terraoil i përcolli dy enteve publike kontratën “e shërbimit dhe bashkëpunimit për rritjen e prodhimit të fushës së Visokës,” të lidhur me kompaninë GTK Oil. Bazuar në marrëveshjen hidrokarbure midis Albpetrol dhe Terraoil, kompania koncesionare nuk është e detyruar të kërkojë miratimin paraprak tek Albpetrol për marrëveshje me palë të treta, përveç rasteve kur kërkohet transferimi i interesave të marrëveshjes hidrokarbure.

Megjithatë sipas Albpetrol, kontrata midis Terraoil Swiss dhe kompanisë GTK Oil duhej t’i ishte nënshtruar një tenderi për përzgjedhjen e ofertuesit të shërbimit, pasi kap një vlerë më lartë se 600 mijë USD. Ish-drejtori i Albpetrol, Dritan Spahiu evidentoi një listë të gjatë shkeljesh në një letër të dërguar në adresën e kompanisë Terraoil më 13 mars 2019. “Nuk kemi informacion në rast se përzgjedhja e kësaj shoqërie është bërë me anë të një tenderi, pasi Albpetrol nuk është njoftuar për të qenë prezent në hapjen e ofertave,” shkruante Spahiu.

Përveç mungesës së tenderit për përzgjedhjen e kompanisë GTK Oil, Albpetrol analizoi kontratën e dorëzuar nga Terraoil dhe konstatoi një seri shkeljesh të marrëveshjes hidrokarbure. Administratori i Albpetrol vë në dukje se në këtë kontratë nuk përmendet fare ndarja e prodhimit midis Terraoil Swiss dhe Albpetrol. Spahiu thekson gjithashtu se ripagimi me 100% i vlerës së shtuar të prodhimit në fazën e parë të marrëveshjes të kompanisë GTK Oil nga Terraoil nuk është në favor të interesave të koncesionarit. “Kujtojmë se në bazë të Nenit 2.10 të Marrëveshjes Hidrokarbure, kontraktori nuk ka të drejtën e pronësisë ndaj hidrokarbureve në shtresë, po ai mund të disponojë lirisht vetëm pjesën e tij të naftës,” shkruan Spahiu.

Ish-administratori i Albpetrol i kujton kompanisë Terraoil se ka marrë përsipër të kompensojë GTK Oil me sasinë e shtuar të naftës së prodhuar, pavarësisht se nafta nuk është e saj “duke mos respektuar kështu parashikimet e marrëveshjes hidrokarbure për detyrimin që ka ndaj  Prodhimit të Gjykuar dhe Pjesës së Albpetrol sipas Nenit 3.5 dhe Nenit 9 të saj.” Në letrën e tij, Spahiu vëren se sipas marrëveshjes, kostot për rritjen e prodhimit të naftës bruto dhe për ruajtjen e prodhimit aktual të saj do të financohen nga kompania GTK Oil, përfshirë kryerjen e operacioneve në puse, materialet e nevojshme dhe kostot e shitjes së saj. “Nga parashikimi i mësipërm duket sikur “Terraoil Swiss” sh.a de facto ka caktuar një operator për të kryer të gjithë operacionet hidrokarbure në Vendburime,” shkruan ish-administratori i Albpetrol.

Ish-kreu i Albpetrol konstaton se nëse qëllimi i “Terraoil” ka qenë caktimi i shoqërisë GTK Oil si operator për kryerjen e operacioneve hidrokarbure në vendburimin e Visokës, atëherë ky veprim juridik do të ishte kundër Marrëveshjes Hidrokarbure. “Në interpretim të Neneve të Marrëveshjes Hidrokarbure dhe Licencë Marrëveshjes, caktimi i Operatorit mund të bëhet vetëm nga Kontraktori (i licencuari) me një njoftim paraprak të Albpetrolit dhe AKBN-së në rastet kur Operatori është filial i Kontraktorit dhe në çdo rast tjetër me miratim të Ministrisë dhe Albpetrolit,” shkruan Spahiu.

“Kujtojmë që shoqëria Terraoil Swiss sh.a (ish Transoil Group sh.a) është caktuar nga kompania Terraoil Swiss A.G (ish-shoqëria Transoil Group AG), në cilësinë e kontraktorit (dhe të licencuarit) të Marrëveshjes Hidrokarbure si Operator i kësaj të fundit. Për këtë arsye, Terraoil Swiss sh.a nuk asnjë tagër të caktojë një operator tjetër,” shton ai. Spahiu shprehet gjithashtu i shqetësuar edhe për pikën e marrëveshjes që i transferon kompanisë serbe me pronar rus të gjitha të dhënat sekrete për vendburimin Visokë. “Terraoil Swiss ka marrë përsipër të transferojë të gjitha të dhënat për vendburimin pa marrë parasysh parashikimet e nenit 23 të Marrëveshjes Hidrokarbure që lidhet me detyrimin e palëve për mbajtjen e të dhënave të përftuara konfidenciale dhe për të mos i shpërndarë ato pa miratimin e Albpetrolit,” shkruan Spahiu. “Terraoil Swiss merr përsipër t’i vendosë në dispozicion një pale të tretë, çdo aset të cilin e ka marrë në dorëzim nga Albpetrol, në cilësinë e Kontraktorit të Marrëveshjes Hidrokarbure dhe për më tepër pa asnjë kundërshpërblim,” përfundon ai.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nafta e visokes ntc geotechnokin shefqet dizdari terraoil swiss nafta e visokes ntc geotechnokin shefqet dizdari terraoil swiss

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale