LIVE UPDATES
Bota

Nёntë nga 10 pastrues/e në Gjermani punojnë pa dokumenta

2 Gusht 2019, 12:00 Nga DOSJA
Nёntë nga 10 pastrues/e në Gjermani punojnë pa dokumenta

GJERMANI- Heikes i duhet të kërruset thellë për të nxjerrë pjatat e nxehta nga makina e larjes. Asaj i duhet të ngrejë edhe gjëra të rënda nga dhjetë kilogram e më shumë. “Disa të shohin vetëm si pastruese dhe asgjë tjetër – si hallkën e fundit të shoqërisë, sipas motos: ‘Ti pastron ndyrësirat e mija e unë të paguaj’. Por këtu njerëzit e respektojnë njëri-tjetrin.” Qysh prej një viti 55-vjeçarja punon në një zyrë në lindje të Berlinit. Ajo pastron kuzhinën e sipërmarrjes dhe së bashku me bashkëpunëtorët e saj kujdeset për një sipërfaqe prej 5000 metra katrorë – tërësisht legalisht. Më parë ajo ka punuar pa dokumenta, në të zezë.

“Një kohë të gjatë kam marrë ndihma sociale Hartz IV, sepse nuk gjeja ndonjë punë. Kur shihnin në aplikimet e mija se jam nënë e shtatë fëmijëve, nuk më merrnin”, shpjegon Heike. Për të mbijetuar ajo ka mbledhur shishe dhe letra. Për fqinjët ka pastruar, u ka bërë pazarin dhe kështu ka krijuar një emër. Shumë shpejt Heike kishte një numër të madh ofertash për punë, por ajo tërë kohën kishte frikë: “Kjo ishte një ndjenjë shumë e keqe. Çfarë ndodh nëse dikush më denoncon në polici dhe duhet të paguajë dënimin?”

Nga e papunë në sipërmarrëse

Këtë frikë Heike e kapërceu dhe në vitin 2015 themeloi një sipërmarrje për pastrime. Ndërkohë ajo ka gjashtë bashkëpunëtorë. Por vlerësohet se në Gjermani atkualisht ka rreth një milionë punëtorë që pastrojnë në të zezë, thuhet në një studim të Institutit për Ekonomi në Gjermani (IW). Këta njerëz punojnë në rreth tre milionë familje në Gjermani.

Në radhë të parë bëhet fjalë për gra, që paguhen pak. Heike ka punuar dikur për 10 Euro në orë. Kapja eventuale e një personi duke punuar në të zezë dënohet me gjobë dhe largim nga puna. Nëse eventualisht merr edhe ndihma sociale, mund të ketë madje edhe një dënim për shpërdorim dhe mashtrim.

Vizitojmë shtëpinë e Heikes në lindje të Berlinit. Ajo hap derën dhe kërkon falje për mungesën e rregullit në apartament. Brenda shohim një thes me shishe plastike. Ajo akoma mbledh shishe dhe i kthen në dyqane, sepse megjithë firmën që ka, paratë ende nuk mjaftojnë gjithmonë.

“Muajin e kaluar kam fituar vetëm 400 Euro.” Për shkak të një operacioni në gju, Heike nuk ka mundur të punojë katër javë me radhë. “Nëse nuk punoj, nuk mbetet asgjë nga puna.” 2000 Euro paguaj për sigurimin shëndetësor në muaj për bashkëpunëtorët e mi. Ajo me dëshirë do t’u kishte paguar bashkëpunëtorëve të saj edhe më shumë, por nuk ka. “Njerëzit punojnë në të zezë dhe ulin çmimet”, shpjegon Heike.

Lufta e vështirë kundër informalitetit

Ajo përzien kafenë e saj dhe kujton kohën kur punonte pa dokumenta. Shumëkush e dinte se kontrollet janë shumë të rralla. “Dhe kanë qenë të gatshëm të rrezikojnë. Shumica thoshte: Nuk më intereson fare, unë do të paguhem nga ndihmat sociale Hartz IV‘.” Shteti po përpiqet prej vitesh të legalizojë punën e pastruesve.

Taksapaguesit do të mund t’i zbrisnin këto para nga taksat. Ndërsa pastruesit do të merrnin paratë për “Minijobb” në vlerë deri në 450 Euro në mënyrë legale dhe pa paguar taksa. Por lufta ndaj informalitetit në këtë sektor është e vështirë. Prej 2005 – 2017 është shtuar vetëm 5% numri i personave që kanë paraqitur dokumentacion pune si pastrues/e. Heike mendon se shteti duhet të mundësojë lehtësime të tjera, ndryshe askush nuk do ta deklarojë këtë punë. Heike ndërkohë është e lumtur, sepse tani i fiton legalisht paratë e veta dhe fëmijëve të saj u jep – një shembull të mirë.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjermani pastrues/e punojne pa dokumenta gjermani pastrues/e punojne pa dokumenta

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës