"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Mutacioni i ri i Covid, Silva Bino: Deri tani nuk ka të dhëna që paraqet forma të rënda të sëmundjes, do të përditësoj
21 Dhjetor 2020, 14:10Nga DOSJA
TIRANË– Varianti i ri i Covid ka panikosur njerëzit anë e mbanë botës, saqë disa shtete kanë mbyllur kufinjte me Britaninë e Madhe, vend ku u shfaq për herë të parë. Shqipëria një prej tyre.
Gjatë konferencës me gazetarët, anëtarja e Komitetit të Ekspertëve Silva Bino u pyet për variantin e ri të COVID-19.
Bino tha se nisur nga informacionet e autoriteteve britanike, nuk ka të dhëna që varianti i ri paraqet forma të rënda të sëmundje dhe riinfektime.
“Kryesisht është identifikuar në Angli dhe më pak në Uells. Gjithashtu është identifikuar në disa vende të tjera, si Danimarkë, Holandë. Deri tani nuk ka të dhëna që paraqet forma të rënda të sëmundjes. Është një e dhënë e saktë duke pasur parasysh që Britania e Madhe kryen sekuencimet më të larta në Europë dhe botë. Ka një sistem survejance perfekt dhe ka të dhëna të sakta. Për riinfektimin deri tani nuk vërehen të dhëna që ky virus të ketë shkaktuar riinfkesione. Ky variant ka të njëjtën sjellje si virusi bazë. Ata kanë vendosur një sistem monitorimi të saktë lidhur dhe me riinfeksionet. Ne do të përditësojmë sistemin tonë të survejancës”, deklaroi Bino.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HIMARË– Një 35-vjeçar është gjetur i masakuar në Himarë. I riu ende i paidentifikuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është gjetu...
TIRANË– Operacioni “Atos” ka vendosur para drejtësisë 6 shqiptarë, të cilët konsideroheshin “kokat” e trafikut të kokainës nga vendet latinë drejt Europës....
Në një kohë që e gjithë Europa po mbyll linjat direkte me Britaninë e Madhe nga frika e mutacionit të koronavirusit që ka goditur Anglinë Qendrore dhe Lindore, ...
BRITANI E MADHE- Ditën e sotme, në Angli është vaksinuar i moshuari i parë shqiptar, i cili është injektuar me dozën e parë të “Pfizer”.Personazhi q...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar emrat e të prangosurve gjatë operacionit ndërkombëtar “Atos”, të zhvilluar në Shqipëri, Belgjikë dhe në Gjermani. Të njëjtat b...
TIRANË– Mega-operacion anti-droge! Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar me emrin “ATOS”, i cili u zhvillua në har...
Kompozitori i njohur, Limoz Dizdari, ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinës, tregon letrën kërcënuese që ka marrë pak ditë më parë dhe akuzon organet ligj...
Një i ri që ka telashe kriminale me policinë, i ka habitur agjentët me justifikimin e tij, pasi ata i trokitën në derën e shtëpisë. “Ju po më paragjykoni, po më...
BRITANI– Më shumë se 15 shtete në botë kanë mbyllur kufirin me Anglinë pasi aty është zbuluar një mutacion i ngjashëm me Covid. Shqipëria ende nuk ka marrë asnj...
NIGERI– Një anije me pronar shqiptar është marrë peng nga piratët në Nigeri. Por si ndodhi ngjarja? Mësohet se piratët nigerianë nuk e kanë rrëmbyer anijen por ...