LIVE UPDATES
Bota

Mustafa jep dorëheqjen, anëtari i LDK-së: Ky është një lajm i mirë. VV ironizon: Kryetari kalon nga zyrat tona

15 Shkurt 2021, 17:17 Nga DOSJA
Mustafa jep dorëheqjen, anëtari i LDK-së: Ky është

KOSOVË- Reagimet pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga Kryesia e LDK-së kanë qenë thumbuese për të, si nga partia e vetë si dhe nga LVV-ja. Anëtari i LDK-së Gani Geci ka thënë se ky është një lajm i mirë dhe se duhet të kishte ndodhur më parë. Në një shkrim në Facebook, ai ka shkruar se nga LDK-ja duhet të largohen të gjithë ata persona që e kanë privatizuar dhe se LDK-ja duhet të vazhdojë vizionin e saj.

Postimi i plotë i Gecit:

Të dashur miq, Në këto zgjedhje ka ndodhur ndëshkimi për Isa Mustafën dhe kryesinë e LDK-së, dhe tani sapo mora lajmin e mirë se Isa Mustafa dhe kryesia e LDK-së janë në dorëheqje deri në Kuvendin e ardhshëm. Gabimet e kësaj kryesie në dekadën e fundit ishin të një pas njëshme. Kryesia e tanishme e LDK-së me çdo kusht mundoheshin ta privatizojnë LDK-në dhe tani duhet të gjithë te japin dorëheqje të lirojnë rrugën vizionit të LDK-së që e kemi trashëgim. Edhe ata që ikën dhe nuk qëndruan në front për të bërë luftën dhe ndryshimet por dezertuan dhe gjetën strehë në strofull te armiqtë e LDK-së le të rrinë atje sepse LDK do të bëjë ndryshime edhe pa ata që ikën. LDK do të reformohet me ata që qëndruan për LDK dhe nuk u bënë vasal as te Isa Mustafës as te Albin Kurtit. Kryesia e LDK-së në vend që të ndërpriste gabimet, i përsëritke gabimet. Në këto zgjedhje kam përshkruar tërë territorin e Kosovës: Nga Kamenica deri në Koshare, nga Elez Hani deri në Boletin, nga Boletini deri në Junik, nga Juniku deri në Istog,nga Istogu deri në Karaçevë. Me të gjithë njerëzit që kam takuar ata thoshin ne jemi në LDK por jo me LDK-në e Isa Mustafës, as me LDK-në e Vjosa Osmanit dhe pas këtyre zgjedhjeve thoshin dhe kërkonin dorëheqje e Isa Mustafës dhe njerëzve përreth tij. Më në fund elektorati i LDK-së iku prej LDK-së për inati të Isa Mustafës, për ti treguar Isa Mustafës se po ikim na pasi që ti nuk po ik. Por ata që ikën, dezertoret te cilët propaganduan se ndryshimet bëhen vetëm duke ikur, e jo te nderuar ndryshimet bëhen edhe duke qëndruar dhe elektorati iku nga LDK për të bërë ndryshimet në LDK e kjo i bien me bo ndryshime në LDK duke ik?!… Paradoksale është kjo! Njeriu ikën nga frika dhe ishte gabimi më i madh, kjo ikje është ngjashme me ata qe ikën në Turqi dhe mendonin se nga Turqia e çlirojnë Kosovën, por s’u kthyen më kurrë dhe shtëpitë e tyre mbetën shkretë, të zbrazëta ia lanë Serbisë.

Anëtarësia e LDK-së iku nga LDK duke menduar qe kur të kthehen do ta gjejnë LDK-në e çliruar. Por LDK-në do ta çlirojnë dhe do ta trashëgojnë ata që qëndruan dhe s’u bën vasal sepse ata që qëndruan janë çlirimtarët, jo ata që ikën, ata që e përkrahen Isën janë njerëzit qe kishin benifite nga ai ndërsa ata që qëndruan në LDK qëndruan për LDK-në edhe pse ishin të sharë nga dezertoret dhe nga vasalët, ata prapë qëndruan aty në rrugën e Presidentit Rugova, ndërsa ata që ikën në LVV, për të gjetur strehë dhe sot po sillen si fitimtarë, por ata janë fitimtar të ikjes, e jo qëndresës. Ndërsa ata që qëndruan në LDK vetëm për LDK-në janë fitimtaret sepse ishin në luftë me VV, me PDK, me vazalet e Isa Mustafës dhe dezertorët që ikën dhe na shaheshin duke ikur. Ne që qëndruam shaheshim nga LVV e nga PDK jashtë edhe nga dezertoret shaheshim ne na shanin edhe nga brenda nga vasalet e Isa Mustafës. Gjithmonë ata që qëndrojnë shahen nga ata që ikën kështu ishte edhe në luftën e fundit ata që ikën i shanin këta që qëndronim. Kështu ishte edhe në pasluftën ata që ishin ne luftë bënë ballë me bandat e SHIK-ut shaheshin nga ata që iknin prej SHIK-ut. Të qëndrosh dhe të ballafaqohesh është gjithë ma vështirë ndersa te ikësh është shumë lehtë, tëna thonë “kamt e lehta faqja e bardhë”.

Të ikësh nga fronti dhe ti shash ata jan në front është më së lehti, sepse ata që janë në front kanë pak kohë te merren me ata qe shajn ata ne front shahen edhe nga vasalet edhe nga dezertoret. Kështu njëjtë shahej edhe Adem Jashari sepse nuk iku qëndroj ballë për ballë në front me Serbinë deri në amshim. Në këto zgjedhje kam qëndruar në LDK për të treguar se unë qëndrojë aty ku jam gjithë edhe kur është ma se zori me qëndrua une qendroj. Në këto zgjedhje kam qenë i sharë edhe nga vasalet edhe nga dezertorët edhe nga kundershtaret. Po me këto sharje jam mësuar në këto 30 vitet e fundit, por kam qëndruar dhe unë do të qëndroj gjithë aty ku jam kurrë nuk do te ik nga fronti. A e dini sa zor e kam pas por me vështirësi jam mësuar që nga mosha 17 vjet por gjithmonë qëndrova përball hasmit me istikame. Zor ishte edhe kur i kisha 23 vjet por e kreva aksionin e parë kundër forcave serbe. Zor ishte edhe në luftë por unë qëndrova këtu edhe pse isha në Lufta dhe lufta ime ishte në tri fronte, një në frontin me Serbinë, një front tjetër për ta ruajtur shpinën dhe një front tjetër për ta ruajtur qetësinë psikike nga presionet. Edhe pas lufte, për mua lufta vazhdojë në disa fronte me disa shërbime që ishin këtu, lufta ime ishte kundër UDB-së, kundër SHIK-ut,kundër KGB dhe DSG. Unë ju kam ballë të gjitha fronteve dhe në mbrëmje luftoja me presion psikik që kisha gjatë ditës. Jam i mësuar të qëndrojë aty ku jam nuk di me ik nga fronti di vetëm të qëndrojë. 20 vite kanë kaluar për ta mësuar të vërtetën e luftës dhe qëndresës sime dhe do të kalojnë edhe 12 vite për të mësuar të vërtetën e qëndresës time.

Gjithashtu ka reaguar edhe anëtari i VV-së, Ilir Kërçelli, ku ka ironizuar me fjalët e nënkryetarit të kësaj partie Lutfi Hazirit. Haziri ka thënë më parë se “Presidetni i Kosovës ne parë kalon nga zurat e LDK-së”, ndërsa Kërçelli ka shkruar se “Kryetari i LDK-së kalon nga zyrat e VV-së.”

“A e shkarkoj edhe Isen a? Kryetari i LDK-së kalon ka zyret e Vetëvendosjes!”, shkroi ai.

Për dorëheqjen e Mustafës ka reaguar edhe themeluesi i LDK-së, Milazim Krasniqi ku tha se dorëheqja e tij është vonuar shumë dhe se Mustafa nuk duhet të kishte qenë kurrë në krye të LDK-së.

“Dorëheqja e Mustafës është ekstremisht e vonuar. Kurrë s’është dashtë me kanë kryetar i LDK-së, sepse ai ka një prejardhje të kundërt me LDK. Por në lojërat e pista brenda LDK-së, është kriju një hapësirë për kontrabandimi ne një figure të tillë. Është humbje katastrofale. Është në kundërshtim me historinë e saj, kontributin e saj dhe pritshmërinë e anëtarëve të saj. Pë rata që i njohin rrethanat, kjo humbje është epilog i pashmangshëm pasi LDK ka tregu mungesë ndaj pritshmërive të njerëzve. Unë besoj që LDK duhet të provoj të korrigjoj gabimet. Korrigjimi i gabimit nëse ajo e ndërron statutin që e pamundëson garën brenda partisë. Konsideroj që LDK duhet ta praktikojë parimin një anëtar një votë në zgjedhjen për kryetar të partisë,“ tha Krasniqi për “Reporterin”.

LAJMI KRYESOR: Rrokada e LDK-së/ Nuk fituan në asnjë komunë, Isa Mustafa jep dorëheqjen. Nënkryetari Haziri: Jemi kryesi në dorëheqje

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora doreheqja e mustafes gani geci ilir kërçelli zgjedhjet ne kosove doreheqja e mustafes gani geci ilir kërçelli zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës