LIVE UPDATES
Bota

“M’u duk sikur ishte hapur vetë ferri”! Familja afgane rrëfen tmerrin e përjetuar nga sulmet e talebanëve

3 Shtator 2021, 06:18 Nga DOSJA
“M’u duk sikur ishte hapur vetë ferri”! Familja afgane

“M’u duk sikur ishte hapur vetë ferri,” thotë Ramal Ahmadi, i cili po shikonte në televizor filma për fëmijë me nipin, kur një dron amerikan plasi në oborrin e shtëpisë së tij, ku pak çaste më parë po festonin pasi kiishin ftuar vëllain më të madh të familjes.

Zoti Ahmadi kujton se gjëja e fundit që mban mend ishte zhurma e borisë së makinës së vëllait që po i njoftonte se kishte arritur si dhe zërat e gëzuar të fëmijëve. Ai thotë se nuk i punon mendja krejt mirë që nga ajo ditë.

Goditja e dronit amerikan të dielën vrau 10 pjesëtarë të familjes së tij, gjashtë prej tyre fëmijë, thotë Ramal Ahmadi.

Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë thanë se sulmi me dron goditi një objektiv të Shtetit Islamik dhe dobësoi aftësinë e ekstremistëve për të penguar dhe devijuar fazën përfundimtare të tërheqjes amerikane dhe evakuimin e mijëra njerëzve nga Afganistani. Tre ditë para sulmit me dron, një operativ i ISIS-it kreu sulm vetëvrasës pranë një prej hyrjeve në aeroportin e Kabulit, duke lënë të vrarë 13 ushtarë amerikanë dhe 169 afganë.

Gjenerali i forcave tokësore amerikane Mark Milley, shef i Shtabit të Përgjithshëm, tha të mërkurën se të paktën një nga ata që u vranë në sulmin me dron ishte një “bashkëpunëtor” i Shtetit Islamik.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki pohoi të enjten se ka raporte për viktima mes civilëve dhe tha se ato ishin duke u hetuar. Më parë, zyrtarët amerikanë kishin vënë në dukje se shpërthimet pasuese rezultuan nga shkatërrimi i automjetit dhe mund të kenë shkaktuar viktima shtesë.

Por familja e revoltuar Ahmadi kërkon prova dhe hedh poshtë shpjegimet se në makinë kishte eksploziv.

“Ata duhet të na japin shpjegime. A është gjaku ynë kaq i pavlerë, sa që as nuk na japin shpjegim?” pyet zoti Ahmadi.

Analistët paralajmërojnë se rreziku i viktimave civile gjatë sulmeve me dron vetëm do të rritet, tani që SHBA nuk kanë më specialistë të zbulimit në terren që mbledhin informacion mbi situatën.

Në oborrin e shtëpisë së familjes, Emali, një nga vëllezërit Ahmadi, po kërkonte në mbetjet e makinës së shkatërruar ku gjeti një këmishë fëmije të njollosur me gjak.

Ai thotë se kur ra droni, në makinë kishte disa anëtarë të familjes, përfshirë fëmijë. Ai shton se po të kishte pasur bombë në makinë, do të ishin shkaktuar shumë më tepër dëme në oborr dhe shtëpi. Ai tregon si shembull dy bombola gazi të padëmtuara që ndodhen në një cep të oborrit.

“Nëse kishte eksplozivë në makinë, siç thonë amerikanët, përse nuk shpërthyen bombolat?” pyet Emali. Ai tregon një mur të dobët pranë makinës: “Si ka mundësi që muri nuk është rrëzuar, nëse makina ishte me eksplozivë?”

Por zyrtarët amerikanë, përfshirë disa që e ndoqën goditjen në kohë reale përmes transmetimit të pamjeve filmike, thanë se ushtarakët amerikanë e kishin makinën nën vëzhgim prej disa orësh dhe kishin parë njerëz që po fusnin eksplozivë në bagazh.

Kompleksi i banimit në lagjen Khoja Boghra të Kabulit ishte shtëpia e katër vëllezërve Ahmadi dhe familjeve të tyre – gjithsej 25 persona. Kjo është lagje me banorë të klasës së mesme që jetojnë në shtëpi të fshehura pas muresh dhe portash të larta.

Për familjen Ambadi, akuzat se familja e tyre ishte e përfshirë me grupin Shteti Islamik është shumë e rëndë.

“Nëse keni prova, na vrisni. Po ku i keni provat?” pyet Emali, i cili humbi vajzën tre vjeçe në këtë sulm.

Vëllai i madh, Zamarai, si dhe një nip i quajtur Nasir Haideri, të cilët u vranë nga goditja, kishin punuar më parë me firma kontraktore të qeverisë amerikane dhe kishin bërë kërkesë për vizë speciale emigracioni dhe ishin në pritje kur ndodhi sulmi me dron.

Emali tregon se Nasiri, 30-vjeç, do të martohej brenda pak ditësh dhe e kishte ëndërr të shkonte në Amerikë.

Ai thotë se nuk e kupton se si u godit kompleksi i familjes. “Me gjithë atë teknologji që kanë, nuk e panë që oborri ishte plot me fëmijë?”

Gjenerali Milley tha se goditja e së dielës bazohej në informacione të mira zbulimi si dhe në analizën e pamjeve filmike.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki iu kundërvu supozimit se mungesa e informacionit të zbulimit të mbledhur drejtpërdrejt në terren po bëhet pengesë për SHBA. Ajo tha se ka plot vende ku SHBA nuk ka prani në terren por “ne vazhdojmë të pengojmë përhapjen e grupeve terroriste dhe shndërrimin e tyre në kërcënim”.

Por Douglas London, i cili në të kaluarën ka shërbyer si shef i CIA-s për anti-terrorizmin për rajonin përreth Afganistanit, tha se goditja dhe dëmet në civilë “ilustrojnë mangësitë që sjell mungesa e pranisë sonë në terren për të mbledhur informacion sa më të saktë”.

“Sulmi me dron në një zonë me dendësi të madhe banorësh do të kishte qenë alternativa e fundit për ne,” tha zoti London./REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganet afganet

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale