LIVE UPDATES
Aktualitet

Sërish shifra të larta/ Ndërrojnë jetë 15 qytetarë nga COVID, shënohen 1021 raste të reja! Kapacitetet po shterojnë, ha

23 Shkurt 2021, 16:50 Nga DOSJA
Sërish shifra të larta/ Ndërrojnë jetë 15 qytetarë

TIRANË– 15 të vdekur dhe 1021 raste të reja të infektuara nga pandemia e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në vend. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se për 24 orë kanë ndërruar jetë 15 persona; 7 nga Tirana; 2 nga Vlora dhe Berati; ndërsa nga 1 viktimë ka pasur në Korçë, Librazh, Mat dhe Fier. Viktimat janë të moshave 63-87 vjeç. Ndërsa nga 3998 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 1021, ndërkohë që janë shëruar 1085 të tjerë. Në 24 orët e fundit janë kryer 3998 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar. Për të përballuar fluksin, është hapur edhe pavioni COVID në spitalin e Elbasanit. Në bilancin e përditshëm janë përfshirë edhe të dhënat për procesin e vaksinimit, ku për 24 orë janë kryer 1242 injektime, duke e çuar totalin në 7970 doza Pfizer të shpërndara.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1242 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 7970 vaksinime antivCOVID. Ju informojmë mbi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3998 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 571 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 37 raste në Durrës, Sarandë, 35 raste në Elbasan, 33 raste Shkodër, Librazhd, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Krujë, Fier, 17 raste në Kavajë, 14 raste në Berat, Kuçovë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Tepelenë, 10 raste në Kamëz, 8 raste në Korçë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër,7 raste në Kolonjë, 5 raste në Kukës, Has, Peqin, Gramsh, 3 raste në Devoll, Tropojë, Përmet, Dibër, Shijak, 2 raste në Rrogozhinë, Pogradec, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Skrapar, 1 rast në Cërrik, Kurbin, Pukë, Mat, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 65,403 që nga fillimi i epidemisë. Sot është hapur edhe pavioni i dedikuar COVID në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke u zgjeruar me 3 spitale rajonale trajtimi I pacientëve me COVID19, përpos 4 spitaleve COVID në Tiranë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlorë, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetarë nga Fier, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

Raste të reja ditore 1021

Të shëruar në 24 orë 1085
Të shtruar në spitale 648
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 3998

Testime totale 447,746
Raste pozitive 102,306
Raste të shëruara 65,403
Raste Aktive 35,207
Humbje jete 1,696

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22,051
Fier 2793
Durrës 1787
Vlorë 1778
Shkodër 1410
Elbasan 918
Lezhë 824
Berat 1028
Korçë 951
Gjirokastër 939
Dibër 353
Kukës 375

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Shkurt 2021, 14:35

TIRANË– Zv.Ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini është shprehur se ka një rritje të numrit të rasteve që kërkon shtrimin në spital.Në  një intervistë për ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës