Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Motra e pacientit ‘zero’ shkoi për ditë me radhë në shkollën jo-publike në Tiranë/ Dosja.al ndoqi rastin, çfarë fsh
9 Mars 2020, 20:46Nga DOSJA
TIRANË– Dosja.al zbuloi mesditën e sotme nga burime koefidenciale, se 28-vjeçari i prekur nga koronavirusi, ka patur një itinerar të pasur lëvizjesh në vend pas hyrjes nga Italia. Pronar i një bilardoje dhe bar-kafe, pacienti zero ka takuar shumë të afërm të tijë, disa prej të cilëve të karantizuar tashmë. Por ajo që është më e rëndësishme për situatën ku vendi ndodhet, është fakti se e motra e 28-vjeçarit, është nxënëse e një shkolle jo-publike në Tiranë.
Dosja.al kontaktoi me shkollën në fjalë, emrin e të cilës nuk e bëjmë publik për të mos përhapur panik, por ata nuk pranuan ta komentonin rastin. Ndërkohë që burime për Dosja.al bëjnë me dije, se vajza ka rezultuar se nuk është e prekur pasi janë bërë analizat nga Covid-19.
Edhe ministria e Shëndetësisë nuk pranoi të jepte informacion për rastin në fjalë. Janë të paqarta arsyet pse, ministria e Shëndetësisë nuk karantizon nxënësit e shkollës për të parandaluar përhapjen e mundshme të virusit, por fsheh të vërtetën duke shtuar panikun dhe mungesën e transparencës.
28-vjeçari me inicialet P.K dhe babai i tij 54 vjeç me inicialet V.K, janë dy të infektuarit e parë me koronavirus në Shqipëri. Sipas Ministrisë dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. Rama deklaroi sot se institucionet shkollore do të mbyllen për 2 javë, deri më datën 23 mars.
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shqipëria tashmë është një nga vendet që është prekur nga koronavirusi dhe kjo u bë e ditur nga Minsitria e Shëndetësisë pak minuta para mesnatës ...
ITALI– Ditën e sotme mbi 50 persona u arratisën nga burgjet e Foggias dhe Rebibias në Romë ku gjatë trazirave kanë humbur jetën edhe 6 persona. Pas disa orësh n...
TIRANË- Drejtoresha e Infektivit, Najda Como, është e ftuar në emisionin Open dhe po flet për personat e prekur nga Koronavirusi. Ajo ka treguar se si janë...
Aktualitet 9 Mars 2020, 20:14
TIRANË– Katër persona, banues në Skrapar dhe Berat janë nisur me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë, pasi kanë shfaqur simptoma të njëjta me të infektuarit n...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga veprimtaritë që ka kryer 28-vjeçari shqiptar që konsiderohet pacienti zero për përhapjen e koronavirusit në ...
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, është shprehur se nuk ka vend për panik përsa i përket situatës së krijuar pas alarmit për dy të infektuarit ...
TIRANË- Seanca dëgjimore për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj dështoi të zhvillohej të hënën më 9 mars në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, K...
TIRANË- Ditën e nesërme disa zona në kryeqytetin e vendit do të jënë pa energji elekrike. Sipas njoftimit të OSHE, stakimi i energjisë elekrike do të jetë ...
VLORË – 3 peshkatarë janë shpëtuar nga Delta Forcë dhe Policia Kufitare e Vlorës, pasi rrezikuan të mbyteshin në gjirin e Karaburunit.(function(d,s,id){var...