LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Moti i keq, Policia: Në gadishmëri për të ndihmuar banorët

12 Dhjetor 2021, 12:12 Nga DOSJA
VD-Moti i keq, Policia: Në gadishmëri për të ndihmuar

TIRANË- Autoritetet policore kanë njoftuar se janë në gadishmëri të plotë për të ndihmuar banorët e përmbytur. Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se në Polici është ngritur një grup i posaçëm për të koordinuar veprimet në terren me informacionet që vijnë.


Njoftimi i Plotë:

Policia e Shtetit, që prej ditës së djeshme, ka kaluar në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë banorëve, në rast përmbytjesh që mund të shkaktohen si pasojë e motit të keq. Nisur nga situata e krijuar si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vendin tonë, ku në disa zona ka dalje të lumenjve nga shtrati dhe në zonat malore është krijuar vështirësi në qarkullim për shkak të dëborës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, që prej ditës së djeshme, ka urdhëruar kalim në gatishmëri të strukturave policore në të gjithë vendin, për situatën e përmbytjeve.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i drejtimit, për të menaxhuar informacionet dhe për të koordinuar veprimet me shërbimet në terren. Grupi i drejtimit kryesohet nga Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit.

Në të gjitha qarqet, shërbimet e Policisë janë të angazhuara në ndihmë të banorëve, në zonat ku është kërkuar ndihmë dhe në mbështetje të Emergjencave Civile, për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve nga dëbora apo nga rënia e gurëve dhe shkarja e dheut. Në Fier dhe Vlorë janë dërguar grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcë, bashkë me pajisjet e kërkim-shpëtimit.

Ndihmësspecialistët e zonave janë në kontakt të pandërprerë me administratorët e njësive administrative dhe me kryetarët e fshatrave, për reagimin në kohë, në rast nevoje për ndihmë. Në të gjitha akset rrugore, Policia Rrugore ka shtuar prezencën, për të orientuar dhe ndihmuar drejtuesit e mjeteve që kanë vështirësi në qarkullim për shkak të prezencës së ujit në rrugë apo të dëborës në zonat e thella.

Patrullat e Përgjithshme në të gjithë territorin janë në patrullim të pandërprerë dhe në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, në rast nevoje. Në të gjitha Sallat Operative të Policisë është përforcuar shërbimi, duke iu përgjigjur në kohë reale çdo telefonate që vjen nga banorët në zona të ndryshme.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është në gatishmëri të plotë, duke bashkëpunuar e koordinuar veprimet me Emergjencat Civile dhe për çdo nevojë dhe ndihmë nga forcat e Policisë, të telefonojnë në nurmin 112 ose të dërgojnë njoftim në Komisariatin Dixhital.

LAJMI KRYESOR: Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt banesa në Vlorë, probleme me energjinë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Dhjetor 2021, 11:30

Rreshjet e borës/ Kelmendi prej një jave pa drita

KELMEND- Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme në veri të vendit.Prej një jave tashmë, zona e Kelmendit është pa drita. Ndërsa, rruga që lidh Tamar...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet