LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeveria heq dorë nga PPP për Thumanë-Kashar-Lekaj, do të ndërtohet nga privati kundrejt tarifës

7 Shkurt 2020, 06:07 Nga DOSJA
Qeveria heq dorë nga PPP për Thumanë-Kashar-Lekaj, do të

Shqipëri– Pasi qeveria shqiptare prishi në mënyrë të njëanshme, kontratën koncesionare me Partneritet Publik-Privat për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar, ka vendosur që të ndryshojë formën e koncesionit për ndërtimin e saj. Burimet nga Ministria e Infrastrukturës pohuan se shumë shpejt do të hapet gara për ndërtim me koncesion të tipit BOT të aksit të qendrës së autostradës Adriatiko -Joniane, që përfshin segmentin Thumanë-Kashar -Lekaj. Koncesion BOT do të thotë Ndërtim-Operim -Transferimin. Kjo formë koncesionare parashikon ndërtimin e rrugës nga kapitali privat, kompania më pas përfiton fondet nga taksimi i aksit për një periudhë së paku 30 vjeçare. Pas përfundimit të koncesionit dhe periudhës së pagesës, rruga kalon në pronësi të shtetit shqiptar. Kjo formë koncesioni është mjaft e njohur në Shqipëri dhe është e përdorur më së shumti për ndërtimin e hidrocentraleve. Në këtë mënyrë shteti ndërton pa rrezikuar fondet publike ndërsa shpenzimet që janë kryer për ndërtimin e objektit shlyhen direkt nga taksat që do të paguajnë përdoruesit e rrugës.

Kostoja për ndërtimin e dy segmenteve të aksit Thumanë-Lekaj është mbi 640 milionë euro sipas studimit të fisibilitetit në kuadër të korridorit Adriatiko jonian.

Studimet e mëparshme kanë treguar se aksi i qendrës, Thumanë-Rrogozhinë-Kashar ka volumin më të lartë të lëvizjes së automjeteve, ndaj ka edhe një fisibilitet të lartë për të ndërtimin kundrejt pagesës. Projekti i parë kundrejt pagesës propozua për ndërtimin e tij ishte nga kompania austriake Strabag.

Fizibiliteti i Thumanë – Kashar 21 km, kosto 162 mln euro

Segmenti i katërt i autostradës Adriatiko-Joniane, Thumanë-Kashar, 21 kilometra, ka një histori të ndërlikuar, për shkak të përfshirjes së tij në paketën e koncesionit PPP.  Kontrata e tipit PPP, e cila ishte fituar nga kompana vendase Gener 2 në korrik 2018, pas një propozimi të pakërkuar me vlerë 226 mln euro pa TVSH dhe 271 milionë euro me TVSH, u anulua nga qeveria shqiptare në fillim të vitit 2019.

Ndërsa, sipas variantit zyrtar të prefizibilitetit në Ministrinë e infrastrukturës, ky segment kushton 162 milionë euro pa TVSh dhe 195 mln euro pa TVSH, ose rreth 30% më lire se variant me PPP.

Segmenti Thumanë – Kashar, sipas variantit zyrtar të prefizibiliteit shtrihet në një trase krejt të re në të 21 kilometrat e tij, si një autostradë e kategorisë A, me shpejtësi 120 kilometër në orë. Ky segment, sipas studimeve, parashikohet të ketë dhe trafikun më të madh, rreth 60 mijë mjete me 24 orë, duke e bërë atë tërheqës për investitorët.

 Segmenti Kashar-Lekaj, 33 kilometra kushton 480 mln euro

Sipas variantit zyrtar, segmenti i pestë i autostradës është Kashar-Lekaj dhe jo Kashar-Rrogozhinë. Ky segment nis në Kashar dhe përfundon në Lekaj të Kavajës, pak kilometra nga aksi kombëtar nacional. Sipas të dhënave nga Ministria e infrastrukturës, ky është segmenti i dytë më i shtrenjtë i autostradës me kosto reale, pasi kërkon një financim prej më shumë se 480 milionë eurosh, pa TVSH. Ky aks, me gjatësi 33 kilometra, do të kalojë në një trase krejtësisht të re, e cila parashikon edhe disa tunele në kodrat e Kasharit për të kaluar sërish në Ultësirë. Edhe ky segment do të jetë një rrugë e kategorisë A, me shpejtësi 120 kilometër në orë.

Krahasimi me PPP-të dhe a do të ketë garantim trafiku

Koncesioni i formës BOT (Build Operate transfer) sipas ekspertëve është më i leverdisshëm nga pikëpamja ekonomike në raport me partneritetin publik privat, pasi kosto e ndërtimit përballohet nga investitori. Por edhe në këtë rast, shteti merr përsipër risk, pasi ai garanton një trafik të caktuar për këtë segment.

Burimet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thanë se nga studimet e deritanishme ky segment rezulton më i leverdishmi në të gjithë korridorin Adriatiko-Jonian. Gjithsesi ende nuk është vendosur nëse qeveria do të garantojë grafikun, pasi çdo investitor do të kryejë vetë studimin e trafikut.

Korridori Adriatiko Jonian

Shqipëria përfshihet në rrjetin europian TEN-T, përmes autostradave Adriatiko – Joniane (që në pjesën më të madhe në territorin shqiptar përputhet me aksin rrugor Veri – Jug) dhe që është i Korridorit të Mesdheut, që fillon nga Spanja (Almeria) dhe kalon nëpër 6 vende Europiane (Spanjë, Francë, Itali, Slloveni, Kroaci dhe Hungari) në një gjatësi 6,000 km. Autostrada Adriatiko – Joniane lidh korridorin TEN-T Mesdhetar, që kalon në bregdetin kroat, me rrugët përgjatë bregdetit malazez dhe përshkon Shqipërinë nga Muriqani në Lezhë-Tiranë-Fier-Tepelenë-Gjirokastër dhe përfundon në Kakavijë. Sipas të dhënave nga studimi i parafizibilitetit, që disponohet nga Ministria e Transporteve, Autostrada Adriatiko-Joniane në territorin shqiptare nis në Muriqan dhe vazhdon në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, bypass-in e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, bypass-in e Gjirokastrës dhe përfundon në Kakavijë, në 13 segmente me gjatësi 318 kilometra, duke përfshirë edhe bypass-in e Fierit që është në proces ndërtimi. Nga këto 5 segmente do të ndërtohen nga e para, ndërsa 8 të tjerat do të jenë dublim dhe sjellja në parametra e një autostrade të kategorisë A, me shpejtësi 12 kilometër në orë. Ky korridor vlerësohet nga studimet e para të fisibilitetit të kushtojë midis 2.4-27 miliardë euro pa TVSH. Një pjesë e këtij korridori, konkretisht segmenti Milot-balldre është dhënë tashmë e PPP, me një kosto prej 256 milionë euro me TVSh, ose rreth 40% më e lartë sesa është vlerësuar në studimin e fisibilitetit të korridorit Adriatiko-Jonian.

Marrë nga Monitor.al 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qeveria heq dorë nga ppp rruga thumanë-kashar-lekaj qeveria heq dorë nga ppp rruga thumanë-kashar-lekaj

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale