LIVE UPDATES
Politike

Monika Kryemadhi prezanton kandidatin Sokol Skurën kandidat për deputet në Librazhd: Fokusi jonë do të jetë në ekonomi, a

16 Mars 2021, 17:16 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi prezanton kandidatin Sokol Skurën kandidat për

LIBRAZHD- Kryetarja ePartisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka prezantuar në Librazhd, kandidatin për deputet në zjedhjet e 25 prillit.

Këtë detyrë ajo ia ka besuar Sokol Skurrës, sakaq ka thënë se ajo që ka vlerësuar tek ky i fundit është se ata të dy njiheshin bashkë që në Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar dhe kjo sipas ka bërë që ata të njihen më shumë me njëri-tjetrin, për të qenë të konsoliduar në marrëdhënien tonë politike.

Kryemadhi, në fjalën e saj ka thënë ndër të tjera se angazhimet që do të ketë LSI-ja, pas zgjedhjeve të 25 prillit do të fokusohen në arsim, shëndetësi dhe ekonomi.

FJALA E PLOTË E MONIKA KRYEMADHIT

Ne e dimë shumë mirë si ka qenë Shqipëria më përpara. Ne e dimë shumë mirë sesi Librazhdi kishte studentët më të mirë, me rezultatet më të mira në mësime. Kudo që ishin, ishin ekonomistët, mjekët më të mirë. Ishin kudo i gjeje, ata që kishin cilësi jo vetëm në mësimdhënie dhe rezultatet e tyre, por edhe përgjegjësinë për realizimin në punët që bënin. E pra sot, jo vetëm Librazhdi, por edhe Përrenjasi, Gramshi, Belshi, Cërriku, janë qytete të cilat po shkojnë drejt falimentimit, drejt mbylljes së tyre për shkak se po i ikin të rinjtë dhe të rejat. Detyra jonë kryesore është që nëse një student, një ekonomist, një agronom, kushdo që jeton dhe punon në Librazhd duhet ta ketë pagën më të madhe së të jetojë dhe punojë në Tiranë. Sepse vetëm kështu mund të ripopullojmë qytetet tona. Mund të ri shfrytëzojmë pasuritë tona natyrore të cilat na i ka dhënë Zoti. Na ka bekuar Zoti me një klimë të jashtëzakonshme, një pozicion gjeografik, me çdo gjë, me ujë, me lumenj, me liqene e dete. Dhe ne sot faktikisht marrim përgjegjësitë tona më të mëdha politike, sepse duhet të rikthejmë atë që na takon. Na takon që të jetojmë të lumtur, të lirë në vendin tonë. Të kemi mundësitë dhe shanset që të bëjmë politikë dhe të jemi të barabartë. Dhe të mos i kthehemi më asaj që për idetë, për mendimet, për argumentimet tona, ne të bëhemi kasapë të bindjeve të secilit prej nesh. Ajo që kam vlerësuar më shumë tek ty Koli, se në të dy njihemi bashkë që në Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar dhe ndoshta kjo na ka bërë edhe për ta njohur më shumë njëri tjetrin, për të qenë të konsoliduar në marrëdhënien tonë politike. Por dua të them diçka, çdo provokim që Rilindja bën ndaj teje, çdo presion që Rilindja bën jo vetëm ndaj teje, por ndaj kujtdo tjetër, më shumë e shton urrejtjen ndaj atyre, më shumë shton urrejtjen e djemve dhe vajzave të Librazhdit ndaj tyre. Sepse nuk ka turp më të madh sesa vëllai vëllait t’i bëjë prapaskena të tilla. Nuk ka turp më të madh sesa Taulant Balla të ngrihet kundër Sokol Skurës, që sot është deputet atje prej votave të Sokol Skurës, prej votave të djemve dhe vajzave të Librazhdit, grave, nënave të Librazhdit. Sepse ajo që është më e rëndësishme, ajo që ne duam dhe kemi moralin e marrëdhënies njerëzore me njëri tjetrin, politika është politikë, por njerëzillëku është njerëzillëk. Asnjëri nga ne nuk e merr karrigen me vete, ama emri që lëmë për fëmijët e për prindërit tanë, është shumë i madh. Unë jam shumë e nderuar dhe e respektuar që jam sot këtu, por më shumë që jam me ty Koli, me Ermalin, me Ligjërien, me gjithë çunat e gjithë zonës së Librazhdit, por jam e nderuar që kam dhe Mitatin, që është një luftëtar i hershëm i LSI-së. Dua të them që jo vetëm vota për Sokolin është votë për LSI-në, por duke votuar Sokolin ne duhet të tregojë që partitë politike duhet të përfaqësohen me njerëz që përfaqësojnë komunitetin, me njerëz që ju përfaqësojnë ju, me njerëz që përfaqësojnë problematikat tuaja dhe i zgjidhin ato. Koli unë të falënderoj ty në radhë të parë. Tani e kuptoj dhimbjen që ndjen Rilindja kur i ikin djemtë më të mirë që ajo ka pasur. Sepse siç je ti, siç është Ermali, njëri është mjek që ka mbaruar Universitetin e Tiranës, Ermali ka mbaruar në Bukuresht për shkenca politike. Si Ermali janë dhe të gjithë këta djem këtu, që keni votuar dhe keni qenë anëtarë të PS-së, ashtu si dhe unë kam qenë anëtare e saj dhe nuk jam pishman për këtë gjë. Sepse kam besuar, kam besuar tek forca, kam besuar tek solidariteti, kam besuar tek ideja, tek bindja, tek programi. Por ndoshta duke qenë pak më lart se ju shumë vite më përpara, e kuptova që mora një rrugë të gabuar, por gjithmonë si e mira dhe e keqja vjen një ditë që të gjithë e mësojnë. Në fakt sot ne këtu nuk na bashkojnë idetë dhe bindjet politike. Sot ne na bashkojnë disa gjëra shumë më të rëndësishme. Na bashkon kushti kryesor për të shpëtuar vendin tonë. Ne duam të shpëtojmë Shqipërinë, ju doni të shpëtoni Librazhdin. Çfarë është Librazhdi sot për shqiptarët? Ne e kemi identifikuar Librazhdin sot me Taulant Ballën dhe s’ka asgjë të keqe, sepse në fund të fundit është djalë i Librazhdit. Por ama ka një gjë tjetër. Ku janë djemtë dhe vajzat e Librazhdit sot? A janë këtu? A punojnë në qytetin e tyre? A kanë një pagë të mirëpaguar? A kanë mundësi të zhvillimit të ekonomisë dhe biznesit? A është ky qytet i begatë, që e tha Koli më përpara? Ka miniera, ka pyje, ka ujë, ka blegtori, ka pemëtari. Ka gjëra të mrekullueshme të cilat sot nuk i punon dhe i zhvillon dot. Para disa javësh ne ishim në Hotolisht me Kolin dhe takuam një grup djemsh. Nuk kam për ta harruar Fredin, që ka ikur tani në Arabi Saudite. Ishte inxhinier dhe shkonte punonte teknik në puset e naftës në Arabi Saudite për një kompani italiane. Pse të mos punojë në Shqipëri? Dhe pse të mos marrë atë pagë që merr atje? Pse të mos jetojë me familjen e tij? E pra ky është qëllimi ynë. Nuk na bashkojnë flamujt politik, por na bashkon vendi ynë, na bashkon qyteti ynë, na bashkon vendlindja jonë, na bashkojnë familjet tona, na bashkojnë motrat, vëllezërit, fëmijët tanë, që na duan këtu. Sepse në fund të ditës ky është vendi ynë dhe më shumë se çe duam ne nuk ka për ta dashur njeri tjetër. Nuk do ta dojë njeri Librazhdin Koli më shumë se ty, se Ermali, se Ligjëria, se Mitati, se ju, se djemtë dhe vajzat tuaja. Dhe vetëm ju mund ta mbani këtë gjë. Prandaj dhe angazhimet tuaja janë edhe angazhimet e mia. Sepse nuk kanë të bëjnë thjesht me një bindje politike, nuk kanë të bëjnë thjesht me një datë 25 prill. Angazhimet tona kanë të bëjnë me të ardhmen tonë, të vendit tonë dhe të njerëzve tanë. Angazhimet tona nuk janë më thjesht angazhime politike e programore, të cilat i kanë të gjitha partitë politike. Por angazhimet tona janë angazhime të cilat ne do t’i çojmë drejtpërsëdrejti për t’i realizuar, qoftë për të zhvilluar ekonomike, arsimin dhe shëndetësinë, apo edhe për të vazhduar atë që është akoma më e rëndësishme, lidhjen e njerëzve me zonën, të blegtorisë, të industrisë, të bujqësisë apo edhe të zhvillimeve të tjera. Librazhdi është shumë afër me pikën kufitare, por shumë afër edhe me Tiranën dhe Portin e Durrësit. Mbaj mend që ka pas qenë fabrika e duhanit shumë kohë më para, ku eksportohej duhan dhe ishte një nga eksportet më të mëdha që bëhej. Bëheshin Malborot në kohën e Partisë së Punës, të cilat ishin një treg i jashtëzakonshëm. A vazhdon sot kjo gjë? Me ritme më të ulëta. Por përveç kësaj, ne kemi qenë para disa kohësh, në Kutërman dhe që është zonë me qershia. Një nga problemet më të mëdha ishte rruga, që nuk transportonin dot qershitë për shkak të infrastrukturës, sepse kur vinin qershitë në Librazhd ishin bërë amita, në vend që të shkonin të eksportoheshin. Por të mos harrojmë që ato qershi që ishin bërë atje ishin fuqi punëtorë, ishin energji, ishin kosto e atyre banorëve dhe më e pakta që duhet t’u bëjë shteti është që t’u garantojë rrugën, e jo më pastaj të gjithë subvencionin tjetër që vjen për bujqësinë. E kështu me radhë, për të mos vazhduar pastaj me blegtorinë, me të gjitha nënproduktet e saj që janë një mundësi shumë e madhe. Sot një bidon ujë gjysëm litri kushton më shtrenjtë se një bidon 1 litër e gjysëm qumësht, gjë që është mund, është djersë, eshtë angazhim i një familjeje për gjënë e gjallë që ata kanë në shtëpi. Pra problemet janë pafund, unë e di që është një detyrë e madhe. Këtu na ka dhënë një avantazh edhe kodi i ri zgjedhor, që për hir të së vërtetës kur e nis Edi Rama, e nisi për t’i prishur punë LSI-së, por në fakt i ka krijuar një avantazh shumë të madh, jo vetëm për të promovuar djemtë dhe vajzat e reja, por edhe shumë njerëz të rinj. Sepse sot më shumë se kurrë politika shqiptare ka nevojë për njerëz të rinj. E di Koli që sulmet ndaj teje janë të jashtëzakonshme, por fisnikëria jote ka qëndruar që sulmet e të tjerëve ti i ke marrë gjithmonë mbi veten tënde. Por mos u shqetëso, se ne sa të përulur jemi në momente të caktuara, aq edhe kryengritës jemi, aq edhe reagues jemi. Dhe jam e bindur që qyteti i Librazhdit reagimin për çdo padrejtësi që të është bërë ty dhe familjes tënde do ta japi nëpërmjet votës më 25 prill, duke votuar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete