LIVE UPDATES
Ekonomi

Momenti i diellit, kriza e energjisë rikthen vëmendjen te fotovoltaikët

27 Nëntor 2021, 06:13 Nga DOSJA
Momenti i diellit, kriza e energjisë rikthen vëmendjen te

Vendit i është dashur të blejë në tregun e lirë 213 milionë euro energji për të plotësuar konsumin nga janari në nëntor. Kjo është shifra e akumuluar e ankandeve të zhvilluara nga Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL), pjesë e OSHEE Group, që është detyruar të blejë me kosto të frikshme prej 220-300 euro megavat/orë për shkak të krizës. Sipas të gjitha pritshmërie, kriza nuk do të jetë kalimtare, me vlerësime që parashikojnë çmime të kripura të paktën për dy vjet. Situata ka nxitur sidomos bizneset në tregun e lirë të gjejnë forma alternative, për të ulur barrën e faturave të larta të energjisë që luhaten mes 20-25 lekëve për kilovat/orë

Në valën e këtyre zhvillimeve, një prej sektorëve që po njeh rritje të shpejtë, sidomos muajt e fundit, është ai i fotovoltaikëve. Pas zbehjes së shkëlqimit fillestar afatshkurtër, që nisi me një ligj të miratuar në vitin 2017 “Për burimet e rinovueshme të energjisë”, i cili u zvarrit nga aktet nënligjore të munguara, energjia diellore duket se po përjeton një moment të ri, këtë herë e nxitur nga kriza.

Ndërtimi i impiantit në Karavasta nis në pranverën e vitit 2022

Pavarësisht se kanë kaluar disa vite nga miratimi i ligjit, kapaciteti i instaluar i impianteve fotovoltaikë në vend mbetet i ulët dhe prodhimi, në shifra modeste. Arsyeja është se në ligj ka ende disa aspekte të cilat, nëse do të rregulloheshin, do ta bënin investimin më të leverdishëm sidomos sa i takon vetëprodhimit. Dy kontratat e mëdha që janë lidhur me Voltalian për një impiant në Spitallë dhe një në Karavasta, me kapacitete të instaluar përkatësisht 100 MW dhe 140MW nuk kanë nisur ende procesin e ndërtimit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se aktualisht, kontratat janë në faza të ndryshme.

“Në lidhje me ecurinë e projektit fotovoltaik 140 MW, që po zhvillohet nga shoqëria Voltalia, në Karavasta, shoqëria në bazë të kushteve të kontratës ka depozituar në Ministri garancinë e kontratës prej 6 milionë eurosh, ka marrë lejen mjedisore të projektit, ka finalizuar marrëveshjen e transmetimit me OST, si dhe lejen e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Aktualisht, shoqëria ka finalizuar projektin e linjës së transmetimit të këtij impianti dhe po evidenton pronat që preken nga ndërtimi i linjës së transmetimit. Shoqëria ka ecur në përputhje me parashikimet e kontratës dhe pritet fillimi i ndërtimit të impiantit në pranverën e vitit 2022.

Për sa i përket projektit fotovoltaik 100 MW, në Spitallë, Ministria dhe Voltalia po bashkëpunojnë për kalimin e pronave të projektit, si dhe për realizimin e kushteve për bërjen efektive të kontratës. Afati i pritshëm është muaji nëntor 2021” – thotë Enea Karakaçi, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë në MIE. 

Prodhimi nga fotovoltaikët, në nivel modest, 0.5% e totalit

Të vetmit që po prodhojnë energji diellore janë ato koncesione deri në 2MW që janë dhënë me firmë ministri, sipas parashikimeve ligjore dhe që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duhet t’ju blejë prodhimin sipas një çmimi të caktuar nga ERE, i cili nga 100 euro/MWh është rishikuar gradualisht drejt 70 euro/MWh. Sipas të dhënave të fundit të raportuara nga Enti Rregullator i Energjisë për ecurinë e sektorit, deri në shtator 2021, prodhimi i energjisë nga fotovolatikët për 9 muaj ishte pak më shumë se 34 mijë Mwh, çka përbënte më pak se 0.5% të prodhimit total të energjisë. Zyrtarisht nuk ka të dhëna mbi prodhimin nga fotovoltaikët që bëhet nga impiantet e instaluara për vetëkonsum.

Këto impiante kanë kapacitet deri në 500kWp dhe energjia konsumohet për nevojat e vetë biznesit apo individit. Pikërisht ky segment po përjeton rritjen më të lartë këta muaj për shkak të krizës. Janë kryesisht biznese në treg të lirë, të lidhur në 35 kilovolt, por edhe biznese në tensionin e mesëm, të cilët nga janari do të duhet ta sigurojnë vetë energjinë sipas deklarimit të bërë zyrtarisht nga qeveria.

Dalja në treg të lirë e 7 mijë bizneseve përshpejton investimet për vetëprodhim

Të paktën 7 mijë biznese do të dalin në tregun e lirë nga janari 2022. Sipas ligjit, kjo duhet të kishte ndodhur më parë, por ishte e pamundur për shkak të kushteve teknike. Qeveria ka vendosur që dalja të bëhet në kulmin e krizës energjetike, duke i ekspozuar bizneset ndaj kostove të jashtëzakonshme që pritet të kenë një efekt zinxhir në koston e tyre të prodhimit dhe më pas koston me të cilën siguron produktin konsumatori. Kompanitë e instalimit të impianteve fotovoltaike e cilësojnë krizën energjetike nxitësen kryesore të projekteve që bizneset po zbatojnë për të ulur disi koston e energjisë.

“Situata ka ndryshuar kryekëput. Vetëm muajin e fundit, kemi pasur rritje të kërkesës me 60% për projekte fotovoltaike. Janë kryesisht biznese që po shohin mundësinë për të përballuar krizën, e cila ka rritur në mënyrë të jashtëzakonshme çmimet e energjisë në tregje. Nuk janë vetëm biznese në treg të lirë, por edhe biznese në tregun e rregulluar, por që e shohin me leverdi këtë formë investimi. Sa i takon profilit, në përgjithësi janë agropërpunim dhe industri” – pohoi Armand Skuqi, administrator i kompanisë Solares.

Në të njëjtën linjë është edhe përfaqësuesi i kompanisë EuroElektra, Anduel Çekrezi, i cili shprehet se pas një interesi konstant deri para fillimit të krizës, kompanitë që ofrojnë instalimet tani po përballen me kërkesë e cila është e vështirë për t’u përballuar.

“Kjo do të thotë më shumë mundësi për të punuar, por nga ana tjetër, përballemi me një kërkesë ku nuk e kemi kohën e mjaftueshme për ta përpunuar të gjithën. Në fakt, kjo vjen edhe si pasojë se shumica e bizneseve nuk e kanë menduar mirë se duhej të kishin diversifikuar burimet e energjisë elektrike më parë se të arrinte kjo situatë. Sot nuk do të ishin nën presionin e rritjes së çmimit të energjisë, por edhe të rritjes së çmimit të impianteve fotovoltaike për shkak të kërkesës” nënvizon Çekrezi.

Më të interesuar në përgjithësi mbeten bizneset e mëdha dhe kjo lidhet me kthimin e shpejtë të investimit sipas CEO-s së Vega Solar, Bruno Papaj.

“Momentalisht kemi pasur rritje interesi nga të gjithë, por më kryesoret janë bizneset e mëdha, pasi kanë shpenzime të mëdha nga konsumi i lartë i energjisë. Kthimi i investimit për bizneset është shumë i shpejtë, 3-4 vjet, por duke marrë në konsideratë rritjen e çmimit të energjisë, pritet që koha e kthimit të investimit të arrijë deri në 2-3 vjet. Panelet fotovoltaike kanë një garanci prodhimi prej 25 vjetësh, çfarë i bën shumë tërheqës në sytë e një investitori, i cili do të rrisë kursimet për të paktën 21 vjet. Është i kuptueshëm interesimi i lartë” – tha ai.

Bilanci mujor mbetet pengesë, kërkohet të bëhet vjetor, të rishikohet burokracia

Të gjithë vetëprodhuesit, të cilët instalojnë një impiant, mundet që tepricat t’i hedhin në rrjet, duke i marrë ato pas në momentin kur iu nevojitet, por kjo duhet të bëhet brenda muajit. Pikërisht mënyra sesi bëhet bilanci cilësohet penalizues për bizneset, ku kompanitë që bëjnë instalimet si grup interesi kanë kërkuar zyrtarisht që bilanci të jetë vjetor. Kjo do të thotë që, nëse një biznes prodhon më shumë sesa konsumon në verë, për shkak se dita është më e gjatë dhe rrezatimi më i mirë, këtë tepricë ai mund ta tërheqë në dimër, kur të ketë nevojë për më shumë konsum.

Ligji e ka përcaktuar që matja të bëhet në bazë mujore. Matja, nga ana tjetër, krijon një handikap, pasi përjashton gati 35% të biznesit nga skema. Për shembull, një hotel që punon në dimër dhe energjinë e konsumon në dimër nuk ka asnjë interes që të instalojë një impiant, pasi në verë kur është edhe maksimumi i prodhimit prej gjatësisë së ditës, ai është i mbyllur.

Me sistemin aktual të matjes, do të rezultonte që e gjithë energjia e prodhuar nga bizneset e mësipërme gjatë verës, kur nuk kanë mundësi ta konsumojnë, të sillte përfitim zero” – shprehet z. Skuqi. Thuajse të gjithë kompanitë nënvizojnë njëzëri se matja vjetore do të nxiste më shumë investimet, pasi bizneset do ta shihnin më të leverdishëm këtë sistem.

Një tjetër problematikë e kompanive janë burokracitë për sigurimin e lejeve.

“Një tjetër ndryshim është krijimi i një platforme online, për të aplikuar për lejen për lidhjen me rrjetin. Thjeshtësimi i procedurave për impiantet e vogla do të përshpejtonte ndjeshëm procesin e punës. Me procedurat e tanishme, koha dhe mundimi për marrjen e lejeve është e njëjtë si për një impiant me fuqi 3 kWp dhe për një impiant me fuqi 300 kWp. Jo çdo politikë që përdoret në shtetet e tjera është e vlefshme dhe për vendin tonë, prandaj ne kemi listuar propozimet në bazë të kushteve të Shqipërisë” pohon z.Papaj.

Disbalancat, që nënvizohen shpesh nga OSHEE për lidhjen e impianteve në rrjet, cilësohen një shqetësim i drejtë në aspektin teknik nga kompanitë. Prodhimi aktual, sipas tyre, mbetet ende i ulët dhe vetëm humbjet janë 22% në rrjet, çka do të thotë se ka tolerancë. Një tjetër kërkesë është ajo për rritjen e kapacitetit të instaluar ku nga 500 kWp aktualisht të shihet mundësia për ta çuar deri në 1MW, pasi nevojat e bizneseve për konsum energjie variojnë nga lloji i aktivitetit të tyre. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës aktualisht është në fazë rishikimi të ligjit por ende nuk ka një draft publik se ku konsistojnë ndryshimet sidomos sa i takon pikës që ka të bëjë me bilancin e tepricave, nëse do të mbesë mujor apo do të bëhet vjetor.

“Ministria është në fazë të avancuar të rishikimit të ligjit për burimet e rinovueshme. Në bashkëpunim me Sekretariatin e Energjisë, si dhe operatorët publikë dhe privatë të interesuar në këtë proces, po shikohet mundësia për adresimin e kësaj çështje, sipas praktikave më të mira të industrisë në BE,”- nënvizoi z.Karakaçi.

Teprica

Të gjithë vetëprodhuesit, të cilët instalojnë një impiant, mundet që tepricat t’i hedhin në rrjet, duke i marrë ato pas në momentin kur iu nevojitet, por kjo duhet të bëhet brenda muajit. Pikërisht mënyra sesi bëhet bilanci cilësohet penalizues për bizneset, ku kompanitë që bëjnë instalimet si grup interesi kanë kërkuar zyrtarisht që bilanci të jetë vjetor. Kjo do të thotë që, nëse një biznes prodhon më shumë sesa konsumon në verë, për shkak se dita është më e gjatë dhe rrezatimi më i mirë, këtë tepricë ai mund ta tërheqë në dimër, kur të ketë nevojë për më shumë konsum.

Rriten kostot e impianteve, kërkesa e lartë mund të shkaktojë mungesa në treg

Kriza energjetike orientoi jo vetëm Shqipërinë, por globin drejt diversifikimit të mëtejshëm, ndaj kërkesa për panele fotovoltaikë ka hyrë në një cikël të çmendur. Kjo ka bërë që prodhimi të mos i përgjigjet me ritmin e duhur kërkesës dhe çmimet të ndikuara edhe nga kostot e lëndëve të para dhe transportit të shënojnë rritje të dukshme.

“Rritja e çmimit të energjisë, mungesa e lëndëve të para në tregun kinez, si dhe kostoja e shtuar e transporteve në sektorin e fotovoltaikëve ka rezultuar në një rritje që shkon deri në 35% më shumë sesa ishte në fillimin e vitit aktual. Për shkak të situatës në këtë sektor në Kinë, disa vende të BE apo SHBA po marrin seriozisht në konsideratë rihapjen e fabrikave të prodhimit të qelizave fotovoltaike, edhe pse kjo thjesht do të ndikonte në zbutjen e efektit, pasi do të vazhdonte të ishte gjithmonë i varur nga lënda e parë siç është lingota e silicit, e cila prodhohet në Kinë.

Në kontekstin shqiptar, kjo do të prodhojë kostot e veta, pasi për rrjedhojë do të rriten çmimet e furnizimit të impianteve fotovoltaike. I gjithë ky zinxhir vonesash dhe rritjesh në kosto, automatikisht do të na përballë me rritjen e çmimit të paneleve fotovoltaike dhe vonesa në dorëzimin e tyre” – tha z. Çekrezi.

Rritja, në fakt, është e dukshme por sipas operatorëve të tregut deri diku zbutet me faktin që gjithmonë e më shumë eficenca dhe performanca e paneleve po rritet, duke e bërë kthimin e investimit më të shpejtë.

“Sot, çmimet e paneleve krahasuar me 6 muaj më parë janë gati 35-36% më të larta. Çmimet e kabllove që janë me përmbajte bakri apo metali në përgjithësi janë gati 60% më shumë. Çmimet e strukturave të montimit alumin janë gati 80% më shtrenjtë në krahasim me më parë.

Nga ana tjetër, kërkesa për panele fotovoltaikë është shumë më e lartë se disponibiliteti, një faktor që ka ndikuar në rritjen e çmimit të paneleve dhe kostove të impianteve në përgjithësi. Aktualisht, impiantet kushtojnë më shumë sesa 6 muaj më parë, por avancimi i teknologjisë dhe rritja e eficencës dhe performancës së paneleve ka reduktuar kohën për kthimin e investimit. Kjo balancon disi koston e rritur” – pohon z. Skuqi.

Për të përballuar kërkesën në rritje, kompanitë po punojnë me porosi në avancë për t’ju siguruar klientëve zbatimin e projekteve të kërkuara.

“Pas pandemisë, kërkesa për impiante fotovoltaike u rrit në mënyrë drastike kudo, por fabrikat nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për këtë bum kërkesash. Këta dy faktorë kanë çuar në vonesa dhe pritje të gjata për ardhjen e produkteve. Ne jemi duke porositur sasi të madhe paraprakisht, për të mbuluar sa më tepër projekte, sepse produktet shiten shumë shpejt dhe koha mesatare për ardhjen e tyre është 2-3 muaj” – konfirmon z. Papaj.

Marrë nga Monitor

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi kriza e energjisë kriza e energjise elektrike kriza e energjisë kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë