"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
ML-ja e tij “mollë sherri” në Elbasan/ Kush është Mehmet Gresa, sapo kishte dalë nga burgu në Angli, përveshi
23 Prill 2021, 09:41Nga DOSJA
TIRANË– Mehmet Gresa, ishte “molla e sherrit” të përplasjes me armë zjarri në Elbasan pak ditë më parë, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani. 37-vjeçari, sipas Policisë së Shtetit, u ndalua nga mbështetës të Partisë Demokratike pasi dyshohej se po shpërndante para në këmbim të votës. Grupi me rreth 10 persona, ndaluan Gresën deri në momentin që erdhi Policia dhe në lagjen Lef Nosi nisi edhe përplasja me armë zjarri.
Po kush është 37-vjeçari? I riu nga Elbasani është prangosur edhe në vitin 2017 pasi është kapur me kokainë, “mall” që nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën e 5 milion £. Gresa u prangos dhe u dënua me 6 vite burg për posedim të drogës së Klasës A.
Sipas mediave britanike, kontrolle u ushtruan edhe në shtëpinë e tij, ku edhe gjetën 2 çanta të tjera me nga 51 kilogramë kokainë dhe një makinë për numërimin e parave. Përveç tyre, në banesë shqiptari kishte edhe 80,632 paund cash.
“Gresa kishte për qëllim të përmbyste rrugët e Londrës dhe Britanisë së Madhe me një sasi të madhe kokainë. Ky ishte konfiskim i rëndësishëm,”-tha Jonathan Payne nga Skuadra e Krimit në Londër. Përveç burgut, 37-vjeçari u dënua edhe me një gjobë prej më shumë se 80,000.
ITALI– Ambasada shqiptare në Itali ka dhënë një njoftim të rëndësishëm lidhur me rregullat e reja anti-COVID për udhëtimet nga Shqipëria në ItalI. Në njof...
Aktualitet23 Prill 2021, 09:15
KORÇË– Efektivi i policisë i cili mbrëmjen e djeshme përplasi për vdekje një 64-vjeçar në Korçë, ka rënë ditën e sotme në pranga.Shërb...
TIRANË–Zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj ka dhënë detaje lidhur me shpërndarjen dhe strukturimin e efektivëve të Policisë s...
TIRANË– Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e LSI për anulimin e vendimit të Komitetit të Ekspertëve për karantinimin e qytetarëve që vijnë nga Greq...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se sot ka nisur vaksinimi i 60 mijë punonjësve të fabrikave me materiale porositësi.‘Nis vaksinimi i 60 mijë...
TIRANË– Seanca e sigurisë ndaj tre kontrollorëve do të mbahet më 27 prill. Ky ishte vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit të Tiranës e cila do të japë masën...
TIRANË- Debat i ashpër mes gazetares Klodiana Lala dhe analistit Mustafa Nano. Të dy kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” lidhur me vrasjen e ndod...
TIRANË– Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se ulja e rasteve me COVID ne vendin tonë në javët e fundit ka ardhur si pasoj e imunizimit ...
DIBËR– Zbardhet dëshmia e Denis Gjolit, një prej punonjësve të Bashkisë së Bulqizës që u kap dje në Maqellarë me 5 milionë lekë të vjetra në makinë. Mjeti ...