LIVE UPDATES
Aktualitet

Koronavirusi te ‘dera’, Shefi i Kardiologjisë jep alarmin: S’jemi gati, s’kemi pajisjet, as karantinën…me ngulm kër

22 Shkurt 2020, 12:20 Nga DOSJA
Koronavirusi te ‘dera’, Shefi i Kardiologjisë jep alarmin:

Tiranë-Edvin Prifti, shefi i shërbimit të kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ka ngritur alarimin se në QSUT nuk mund të kryejë analizat një pacient, për të parë nëse është me koronavirus apo jo, sepse PCR-ja (teknikë diagnostikimi që analizon molekulën e ADN) mungon në këtë spital, pasi nuk është përfshirë nga koncesioni i PPP për shëndetësinë. Një shqetësim të dytë që ai ngre është se nuk dihet se në çfarë vendi ndodhet karantina dhe se cilat janë kushtet e saj.

Sipas Priftit, një problem tjetër është edhe trajtimi i pacientit pasi ata kanë nevojë për ventilim mekanik të drejtuar ose oksigjenim artificial. “Përsa i përket ventilimit mekanik, më Shqipëri ne kemi vetëm 140 ventilatorë mekanikë, këtu përfshirë edhe strukturat private që do të thotë, që sikur t’jua mohojmë ventilimin mekanik gjithë të sëmurëve të tjerë atëherë vendi ynë mund të trajtojë vetëm 140 të sëmurë njëkohësisht”, shprehet ai. 

Ai thekson më tej se në QSUT mungon një aparaturë quhet “Extracorporeal membrane oxygenator” ose ECMO, që është e vetmja alternativë për të mbajtur në jetë të sëmurët.

“Oksigjenimi artificial që ka të bëjë me një aparat tjetër që quhet Extracorporeal membrane oxygenator ose ECMO të cilin kemi vite që e kërkojmë me ngulm nq kardiokirurgji, por sidomos pas epidemisë së H1N1 si e vetmja alternativë për të mbajtur në jetë këta të sëmurë, nuk ka asnjë aparat të tillë në Shqipëri.”, shprehet ai

Reagimi: 
Vdekjet e para te shenuara ne Itali nga infeksioni i koronavirusit na bejne te ndjehemi akoma edhe me afer ndaj ngjarjeve te cilat mund te jene shkaterrimtare per njerezit dhe popullin tone. Masat drakoniane qe jane marre ne vendin e origjines te ketij infeksioni viral dhe qe po shoqerohen me msa akoma edhe me te ashpra ne vendet prane duhet te na bejne te mendojme akoma edhe me seriozisht se si duhet te pergjigjemi ne keto kushte. Mendoj qe gjithmone ka momente relaksi dhe llafesh, proklamatash, por kur ndodhemi perballe fataliteteve te mundshme duhet nje seriozitet i jashteZakonshem dhe profesionalizem i cdo strukture.
E para diagnostikimi ne kohe rekord: Dje po interesohesha dhe mu tha nga nje prej specialisteve tane me te mire te semundjeve infektive qe real time PCR eshte kerkuar nga laboratori i mikrobiologjise ne QSUT dhe nuk eshte realizuar pasi PPP nuk e parashikon. Atehere une them qe zoterinj- ketu ndodhemi perballe nje ceshtje te sigurise kombetare. Une nuk e di se cmund te konsiderohet tjeter gje brenda nocionit te sigurise kombetare. Dhe ne keto kushte dikush mund te kete paturpesine te ktheje nje pergjigje te tille. Nga ana tjeter ne si universitet na duket nje gje normale kjo?! Nese kjo PPP reagon ne kete menyre atehere pa dyshim qe duhet rishikuar pasi eshte totalisht e padrejte dhe aspak shkencore, bllokon hulumtimin qe ne pikenisje dhe rrezikon dhe cenon jeten. Kur i mohohet te vetmes qender universitare hulumtimi dhe diagnostikimi?! Atehere kush do ta beje? Dikushi me tha se mund te diagnostikohet ne institutin e shendetit publik. Kjo eshte gje shume e mire, Po si mund te mohohet diagnostikimi ne QSUT.
E dyta: karantina Asgje nga fronti i lindies. Nuk dime se si, ku, ne ckushte. Mos na duket cudi, pasi mund te jete secili prej nesh kandidat per ne karantine dhe mendoj qe njerezit duhet te jene ne dijeni te gjithshkaje.
E treta: trajtimi Keta te semure ne fund te tyre kane nevoje per ventilim mekanik te drejtuar ose oksigjenim artificial. Persa i perket ventilimit mekanik, me Shqiperi ne kemi vetem 140 ventilatore mekanike, ketu perfshire edhe strukturat private qe do te thote, qe sikur tjua mohojme ventilimin mekanik gjithe te semureve te tjere atehere vendi yne mund te trajtoje vetem 140 te semure njekohesisht. Oksigjenimi artificial qe ka te beje me nje aparat tjeter qe quhet Extracorporeal membrane oxygenator ose ECMO te cilin kemi vite qe e kerkojme me ngulm ne kardiokirurgji por sidomos pas epidemise se H1N1 si e vetmja alternative per te mbajtur ne jete keta te semure, nuk ka asnje aparat te tille ne Shqiperi. Afersia me Lombardine, shkembimet ne njerez dhe mallra me Italine na shtyn qe duhet menduar seriozisht per perballjen me koronavirusin. Nuk mund te sillemi sikur eshte nje gje larg nesh. Cdo njeri prej nesh, politikane, biznesmene, ambasadore, ministra dhe deputete, por vecanerisht personeli shendetesor Mund te jene te infektuarit e radhes. Nga 29 te infektuarnne itali, 5 jane personel shendetesor. Domine Quo Vadis?!

Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas dy viktimave që janë shënuar në Itali. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara. Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti viktima nga koronavirusi në itali edvin prifti viktima nga koronavirusi në itali

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet