Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Mjeku Ilir Allkja ka publikuar një shkrim, referuar Organizatës Botërorë të Shnëdetësisë, në lidhje me gjithçka që duhet të dini për koronavirusin. në një status në Facebook, Allkja shpjeson se çfarë është koronavirusi, sa i ashpër mund të jetë dhe se kur mund të largohet epidemia. Sipas mjekut, virusi mund të largohet në mes të verës dhe të rikthehet sërish në dimër. Ai bën apel për të qëndruar në shtëpi dhe për të marrë masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Shkrimi i plotë
Çfarë është COVID-19?
Sëmundja koronavirusit (COVID-19) është shkaktuar nga virusi SARS-COV2 dhe shkakton një sëmundje potencialisht fatale e cila sot është një shqetësim i madh global për shëndetin publik. Bazuar në numrin e madh të personave të infektuar që ishin të ekspozuar në tregun e kafshëve në qytetin Ëuhan, Kinë, besohet se origjina e COVID-19 është nga kafshët. Transmetimi nga personi në person i infeksionit COVID-19 çoi në izolimin e pacientëve të cilët më pas u administruan me një larmi trajtimesh.
Kështu, disa pyetje që ndeshim shpesh këto ditë.
Së pari, cili është spektri i plotë i ashpërsisë së sëmundjes?
Sëmundja e COVID-19 mund të jetë:
– asimptomatike, dmth pa shenja;
– simptomatike, por me shenja të buta të sëmundjes, humbje të ndjenjës së nuhaturit, shijes, si dhekollë e temperaturë 37,5-38;
– simptomat e rënda me temperature të lartë që nuk zbret, vështirësi në frymëmarrje të cilat kërkojnë doemos shtrimin në spital;
– Sëmundja mund të ketë dhe përfundim fatal.
Së dyti, sa i transmetueshëm është virusi?
Ashtu si gjithë virozat e tjera edhe COVID-19 është ngjitës. Transmetohet krysisht me anë të kontaktit me sende apo sipërfaqe të kontaminuara, me anë të spërklave të pështymës në ajër, me anë të ajrit, përdorimit të gotës, lugës apo mjetet e tjera vetjake të një personi të kontaminuar.
Së treti, cilët janë më së shumti të infektuarit ?
Përgjithësisht COVID-19 prek individët me imunitet të kompromentuar (të ulur për arsye të ndryshme) si moshat e avancuara, por janë të përjashtuara gruposhat e tjera, ka raste që janë infektuar edhe bebe.
Sa është periudha e inkubacionit?
Periudha e “inkubacionit” nënkupton kohën midis marrjes së virusit dhe fillimit të shfaqjes së shenjave të sëmundjes. Vlerësimet për të periudhën e inkubacionit për COVID-19 shkojnë nga 1-14 ditë, por më së shpeshti rreth pesë ditë. Këto vlerësime do të azhornohen ndërkohë që më shumë të dhëna do të bëhen të disponueshme.
Dhe e katërta, cilat janë faktorët e rrezikut për sëmundje të rënda ose vdekje?
Individët e moshës së tretë, por edhe më të rinj që vuajnë nga Imuniteti i ulët apo i munguar (Imnudepresioni) diabeti, probleme të mushkërive, zemrës, përgjithësisht janë të kërcënuar nga COVID-19, por nuk ka përjashtime kategorike.
Si mund ta parandalojmë marrjen e COVID-19?
Distancimi shoqëror, mbajtja e higjenës rigoroze ne shtëpi, punë, mjete udhëtimi dhe sidomos përdorimi i maskave e dorezave .E kam theksuar disa herë në muajin shkurt, kur COVID-19 nuk ishte prezent në Shqipëri se maskat janë të domozdshme, përkundër propagandës së autoriteve të cilat i quanin të nevojshme vetëm për personat e prekur. Maskat, dorezat dhe nje dezinfektant duhet të jenë aseti i domozdoshëm sot sa herë që dalim nga shtëpitë, ndërsa është e domosdoshme që sa herë hymë në shtëpi të ndërrojmë veshjet, dhe tju kalojmë nje avull të nxehtë veshjeve që kishim jashtë nëse mundemi.
Me çfarë mjekohet COVID-19 ?
Akoma nuk ka asnje anti-virus të veçantë për COVID-19. Të gjithë kërkuesit shkencorë janë në garë për të gjetur nje antiviral e sidomos një vaksinë për COVID-19. Sot mjekohen shenjat, temperatura, kolla, infeksionet sekondare, në rastet e rënda shtrimi në spital. Flitet se ka disi një sukses në betejën ndaj COVID-19 përdorimi i antiviralit Remdesivir si dhe kombinimi i një antimalariku me nje macrolid. Jemi në shpresë për më shumë barna efeltivë ndaj COVID-19.
Sa do të zgjasë epidemia ?
Kjo është pyetja 1 milionë dollarëshe. Shumë kërkues ne SHBA besojnë se pandemia e COVID-19 do të ‘qetësohet’ në mes të verës dhe mund te rikthehet në dimër , por deri atëherë do të jetë në dispozicion vaksina si dhe disa antiviralë! Pa frikë miq, do tja dalim! Referuar ËHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë) Ilir Allkaj Mjek në Urgjencën e QSUT ‘Nënë Tereza’ Tiranë.
Ky reagim vjen në një kohë kur Shqipëria është izoluar prej tre javësh. Në vendin tonë. Ndërsa numri i të infektuarve shkon në 333. Një 67-vjeçar ka vdekur sot pas 13 ditëve i shtruar në spitalin Infektiv duke e çuar numrin e viktimave në 18 në Shqipëri. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Gjithashtu edhe doktor ‘Luli’, Dhimitër Kraja ka mundur virusin dhe sot është futur në shtëpinë e tij ku do të vetëkarantinohet për 14 ditë. Numri total i të shëruarve në Shqipëri, ka shkuar në 100.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Akademia e Shkencave ka deklaruar se ende nuk ka ardhur piku i COVID-19 në vendin tonë. Me anë të një njoftimi zyrtar, Akademia e Shkencave shprehe...
TIRANË– Nënë Veziko, e moshuara e cila u shtrua në spitalin Infektin 14 ditë më parë pasi rezultoi pozitive në analizën për Covid-19, ka lënë ambientet e s...
SHKODËR– Dy persona të tjerë janë konfirmuar me koronavirus në Shkodër. Ende nuk dihet mosha e të infektuarve, apo lagjia se ata ku banojnë, por mësohet se...
LEZHË– Një person ka përfunduar në spital me fraktura të rënda në trup, pas një hserri mes disa të rinjve. Ende nuk dihet identiteti i personit në fjalë, n...
TIRANË– “ADEL HOLDING”, rrjeti i kompanive, pjesë e te cilës është edhe EUROVIA që denoncohet nga opozita për tenderin e ushqimeve, ka sq...
HIMARË– Historian Arben Llala ka publikuar ditën e sotme një video, krahas të cilës shkruan se në Himarë është vendosur një kryq me një flamur grek, në tok...
LIBRAZHD– Një person i paidentifikuar është gjetur pa ndejnja anës rrugës në aksin Elbasan- Librazhd. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditne e sotme në afërsi t...
BERAT– Një trup i pajetë është nxjerrë nga lumi Osum në fshatin Sheq të beratit. Mësohet se kufoma i përket një gruaje të moshës 50 vjeç, e indentifikuar...
DURRËS– Edhe pse Shqipëria ka tre javë që është izoluar për shkak të koronavirust, njerëzit fillojnë të zhvillojnë ceremoni mortore sipas zakoneve. Videoja...
TIRANË– Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë është shprehur se në Shqipëri është mirë që 60-% e popullsisë të infektohet nga koronavirusi. ...