LIVE UPDATES
Politike

“Mirësevjen kryeministri ynë”, Korça pret Bashën! Kryedemokrati shpërndan lule grave, ndez qiri në ‘Lëndinën e Lot

31 Mars 2021, 08:31 Nga DOSJA
“Mirësevjen kryeministri ynë”, Korça pret

KORÇË–Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në Korçë. Ky aktiviteti politik vjen një ditë pas vizitës në Ballsh. Kryedemokrati u prit nga qindra qytetarë të cilët kishin dalë me banderolë: Mirëse vjen kryeministri ynë,”.

Para se të mbërrinte në Korçë, Basha u ndalua nga qytetarët në Pogradec, të cilët donin që ta përshëndesnin. Këtë takim, Basha e përmendi dhe në fjalën e tij para qytetarëve. Teksa qëndronte mbi një makinë, ai falenderoi të gjithë qytetarët e pranishëm, duke thënë se ndryshimi do të vijë shumë shpejt.

Teksa po ecte në qytet së bashku me qytetarët, Bashës iu dorëzuan disa lule të verdha të cilat ia dorëzoi grave që ishin të pranishme. Kryedemokrati bëri një ndalesë në Lëndinën e Lotëve, në të cilën ndezi dhe një qiri.

Basha u takua me të rinjtë, të cilët e pritën me këngë dhe poezi. Gjatë fjalës së tij përballë të rinjve, Basha tha se do ta bëjnë rininë shqiptare 100% të gatshme për tregun e punës. Ai bëri të ditura dy aspektet e planit, sipas tij cdo e re do të ketë mundësi që të mësoje pa paguar 5 gjuhë të huaja. Një tjetër pikë që ai bëri të ditur ishte se do të trajnohet rinia shqiptare.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Këto 8 vite, këto 8 vite Korça njësoj si gjithë Shqipëria mbeti në vend numëro. Mbeti vend numëro sepse çdo kush e bëri detyrën e vetë në këto kohë të vështira, prindi ndaj fëmijës, ju të rinjtë ndaj familjes dhe ndaj investimeve që ata kanë bërë te ju. Me përjashtim të dikujt qeveris dhe kryeministrit në ikje i cili Korçën e ka përdorur dhe e përdorë vetëm si resortin e fundjavës, por nuk është kujtuar ti japë Universitetit të Korçës fondet e mjaftueshme, ta lidhë atë fuqishëm me rrjetet europiane të arsimit të lartë. T’ju japë studentëve që studiojnë këtu, korçar dhe nga gjithë Shqipëria veglat me të cilat të ndërtojnë një jetë të mirë dhe më dinjitet e mos t’ju shkojë mendja të largohen sepse këto 8 vite kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk kanë patur sy dhe veshë për ju, nuk kanë patur zemër për hallet dhe problemet tuaja dhe kjo është gjëja e parë që ndryshon më 25 Prill. Ne vijmë këtu para jush jo me premtime boshe si ato që keni dëgjuar  8 vite me radhë e që asnjë nuk u bë realitet. Ne vijmë këtu me një plan të cilin e kemi hartuar për pothuajse 2 vite me radhë me ekspertët më të mirë shqiptarë, ndër ta intelektualë, profesionistë dhe shkencëtarë korçarë që na bëjnë krenarë por po kështu europianë dhe amerikanë. 2 vite punë, mbi 500 ekspertë dhe një plan që do ta nxjerrë  Shqipërinë tonë të dashur, Korçën tonë të dashur nga kriza e thellë ku ndodhet. Në qendër të këtij plani është një zgjim i ri kombëtar ekonomik, i cili do të mundësojë që burimet e jashtëzakonshme të Korçës dhe të Shqipërisë kurrë më të mos mbeten në duart e një grushti njerëzish që nuk ngopen duke i zhvatur dhe duke ia zhvatur shqiptarëve, të një grushti oligarkësh që janë bërë njësh me babëzinë e qeverisë dhe kryeministrit në ikje. Por këto pasuri do të fillojnë të prodhojnë e të krijojnë mirësi, pozitivistet, vende pune, mirëqenie për rininë e Korçës dhe mbarë Shqipërisë. Punësimi i rinisë shqiptare është  objektiv kryesor i këtij plani. Punësimi i rinisë korçare dhe asaj shqiptare është një objektiv plotësisht i arritshëm. Vetëm një javë më parë  unë pata kënaqësinë të zhvilloj një nga shumë takime virtuale dhe fizike që kemi zhvilluar këto dy vite me Aleancën e Universiteteve Evropiane në praninë e autoriteteve më të larta të  Komisionit Evropian. Me siguri e mbani mend edhe  reagimin e  kryeministrit në ikje që e akuzoi Evropën se po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë. Por në fakt ne këtë kërkojmë, ne për këtë luftojmë. Jo vetëm që Evropa të ndërhyjë në punët e brendshme, por që Europa dhe punët tona të brendshme të shkrihen në një. Ta bëjmë Shqipërinë si Europa, ta sjellim Europën në Shqipëri dhe kjo do të thotë cilësi europiane cilësi europiane e arsimit, cilësi europiane e arsimit parauniversitar, cilësi europiane e universiteteve tona, cilësi europiane e të diplomuarve dhe përgatitjet e tyre për tregun e punës. Ndaj kam nderin dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme, të ndaj sot këtu mes rinisë universitare të universitetit të Korçës, mes rinisë Korçare dhe të tjerëve që vijnë nga treva  të ndryshme këtu në këtë qendër të dijes dhe të kulturës, se partia demokratike dhe unë kemi gati që ditën e parë të qeverisjes planin së bashku me aleancën europiane të universiteteve për të nisur hapat e parë që do ta bëjnë rininë shqiptare 100% të gatshme për një treg, për një treg pune me vende pune dhe paga dinjitoze në Korçë dhe në Shqipëri.

Po ju them sot vetëm dy nga aspektet e këtij plani. Duke nisur nga fillimi i shtatorit, çdo i ri dhe çdo e re shqiptare do ketë mundësinë që online përmes një platformave më të njohura në botë amerikane, të mësojë pa paguar asnjë lekë 5 gjuhë të huaja, anglisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Dhe po në bashkëpunim me Aleancën e Universiteteve Europiane dhe me Komisionin Europian dhe Bashkimin Europian që kanë ndarë për Ballkanin Perëndimor 26 miliardë euro, për të trajnuar rininë e Ballkanit dhe gjithë po përfitojnë përveç rinisë shqiptare. Sepse qeveritë e të gjitha vendeve po bëjnë punët e tyre, përveç qeverisë në ikje të Edi Ramës. E pra, aspekti i dytë që dua të ndaj sot me ju, është po kështu si fillim online, pastaj përmes një kampusi të kombinuar, të pesë apo gjashtë universitete europiane, qeveria ime do të ofrojë 20 trajnime profesionale për rininë shqiptare në fusha nga teknologjia e informacionit dhe programimi, tek inxhinieritë dhe profesionet që kanë të bëjnë me prioritetet tona të zhvillimit ekonomik, siç janë turizmi, siç janë arkitektura, siç janë degë të tjera për të cilat kanë nevojë të madhe tregu i punës i Europës.

(a.b;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne korce lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne korce lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021


Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci