LIVE UPDATES
Politike

Ministrja e skandaleve, zbardhet pasuria e Etilda Gjonajt, e mbytur në kredi dhe overdrafte

25 Gusht 2019, 12:53 Nga DOSJA
Ministrja e skandaleve, zbardhet pasuria e Etilda Gjonajt, e mbytur në

TIRANË- Etilda Gjonaj, e mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë në  shtator të vitit 2017.

Për dy vite ajo arriti të shndërrohej në ministren e skandaleve.

Për më tepër ministres në fjalë rezulton se i pëlqen luksi dhe komoditeti.

Të qenit Ministre ia ka plotësuar dhe këtë dëshirë, që jo vetëm në Shqipëri të mos heq dorë nga luksi, por edhe jashtë vendit.

Së fundmi në media është publikuar një investigim mbi shpenzimet marramendëse të ministres Gjonaj jashtë vendit.

Bëhet fjalë për shpenzime të taksave të qytetarëve, me të cilat Ministrja ka siguruar komoditetin dhe luksin në hotelet më të shtrenjta të Evropës.

Investigimi konfirmonte se si Ministrja kishte përdorur pikërisht  paratë e taksapaguesëve shqiptarë, për të fjetur në hotele luksoze me vlerë, të paktën deri në 700 euro një natë.

Ministrja e luksit, duket se është edhe përkëdhelura e kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e ka mbrojtur me zjarr, në debatin që ka pasur me qytetarët në rrjetet sociale.

Faturat e shpenzimeve për udhëtime dhe akomodime, Ministrja e i mban në sirtarin e saj. Në vend që të jenë transparente për të  gjithë opinionin publik, duhen kërkesa zyrtare për informim, në mënyrën që qytetarët të dinë, se ku shkojnë paratë e tyre.

Luksi që ajo kërkon jashtë vendit, e ka prejardhjen tek pasuria që ka, apo tek pasuria që ajo të paktën deklaron.

Referuar të dhënave të Open Spending Albania, CNA.al, ka zbardhur pasurinë e ministres Gjonaj.

Në vitin 2014 Gjonaj  ka deklaruar se ka punuar si eksperte për Fondacionin “Soros” edhe është paguar 2 025 dollarë, gjithashtu ajo ka deklaruar dhe 7 burime të tjera të ardhurash.

Edhe në vitin 2015, Gjonaj duket se nuk di të ndahet nga llogaritë e shumta bankare që ka. Në Soros rezulton që ka punuar katër vite radhazi. Në vitin 2016 ka deklaruar tetë burime të ardhurash, pa përfshirë ktu të bashkëshortit, i cili edhe ai rezulton i “mbytur” në llogari bankare.

Ndërsa në vitin 2017 përveç pagës si Ministre e Drejtësisë ajo ka deklaruar dhe të ardhura nga punë të tjera.

Ne po i sjellim më poshtë të detajuar pasurinë e deklaruar nga Gjonaj, e cila përveçse rezulton e angazhuar në shumë organizma, gjen kohë edhe për të udhëtuar jashtë shtetit.

E maskuar me çështje pune, Gjonaj, piketon hotelet më të shtrenjta, duke kërkuar ngrohtësi në shtratet e Evropës.

Viti 2014

Të ardhura neto nga paga, nga janari 2014 deri në fillimin e detyrës pranë institucionit Avokati i Popullit, në pozicionin e Drejtueses së Programit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, 3 856 euro.

Të ardhura nga pagesa si eksperte e kontraktuar nga Fondacioni ‘Soros’ për raportin Alternativ të Monitorimit të Reformës në Drejtësi, sipas kontratës së shërbimit 2013, 2 025 dollarë.

Të ardhura nga pagesa për ekspertizë si eksperte e kontraktuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë, për sesionet informuese lidhur me dënimet alternative, sipas kontratës së shërbimit deri në datën e marrjes së detyrës pranë institucionit të Avokatit të Popullit, 1 597 euro.

Të ardhura për pagesë shërbimi pas shkëputjes nga punë në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, gusht 2014, 653 euro.

Të ardhura nga paga neto si Komisionere pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, për periudhën 10 prill – 31 dhjetor 2014, 941 845 lekë.

Të ardhura neto nga pagesa për ekspertizë si eksperte e kontraktuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë, për trajnim, sipas kontratës së shërbimit pagesa pas marrjes së detyrës Komisjoner pranë Institucionit Avokati i Popullit, 250 euro.

Të ardhura nga pagesa si lektore në Auditin e Brendshëm për vitin 2014, Ministria e Financave, 9 000 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, të ardhura nga paga neto, në funksionin e inspektorit të Kontrollit Tatimor, për vitin 2014, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 577 197 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën totale 250 000 lekë, me afat shlyerje 5 vjet. Detyrimi i shlyer, 72 792 lekë, shuma e detyrimit financiar që ka mbetur e pashlyer, 219 436 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, në shumën 500 000 lekë, me afat shlyerje 5 vjet. Detyrimi i shlyer, 144 000 lekë, shuma e detyrimit financiar që ka mbetur e pashlyer, 439 881 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, overdraft në një bankë të nivelit të dytë, për një periudhë të papërcaktuar në shumën 135 000 lekë. Detyrimi i shlyer, 81 094 lekë + interesa, shuma e detyrimit financiar që ka mbetur e pashlyer, 75 000 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, overdraft në një bankë të nivelit të dytë, për një periudhë të papërcaktuar në shumën 200 000 lekë. Detyrimi i shlyer, 42 283 lekë interesa, shuma e detyrimit financiar që ka mbetur e pashlyer, 200 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga bruto si komisionere pranë Institucionit të Avokatit të Popullit për periudhën 1 janar – 31 dhjetor, 2015, 1 667 793 lekë.

Të ardhura neto nga pagesa për ekspertizë si trajnere, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, 255 euro.

Të ardhura neto nga pagesa si lektore në Shkollën e Magjistraturës, 14 745 lekë.

Të ardhura neto nga pagesa me honorare, ekspertizë për trajnim, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, 300 dollarë.

Të ardhura nga pagesa me honorare, ekspertizë në Reformën në Drejtësi, eksperte pranë Sekretariatit Teknik të Komisionit të Përkohshëm të Reformës në Drejtësi, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Soros’, kontratë shërbimi shkurt-mars 2015, 148 833 lekë.

Të ardhura neto nga pagesa me honorare, ekspertizë në Reformën në Drejtësi, eksperte pranë Sekretariatit Teknik të Komisionit të Përkohshëm të Reformës në Drejtësi, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Soros’, kontratë shërbimi prill-qershor 2015, 228 837 lekë.

Të ardhura neto nga pagesa me honorare, ekspertizë në Reformën në Drejtësi, eksperte pranë Sekretariatit Teknik të Komisionit të Përkohshëm të Reformës në Drejtësi, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Soros’, kontratë shërbimi korrik-shtator 2015, 149 702 lekë.

Të ardhura neto nga pagesa me honorare, ekspertizë në Reformën në Drejtësi, eksperte pranë Sekretariatit Teknik të Komisionit të Përkohshëm të Reformës në Drejtësi, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Soros’, kontratë shërbimi tetor-dhjetor 2015, 224 018 lekë.

Të ardhura neto si honorar nga revista juridike “Avokatia”, nr. 14, Botim i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, 6 800 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, të ardhura nga paga në funksionin e inspektorit të Kontrollit Tatimor për vitin 2015, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 481 000 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, në 31 dhjetor 2015, 2.7 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, në 31 dhjetor 2015, – 59 065 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 31 dhjetor 2015, 240 267.84 lekë.

Gjendja cash deri në 31 dhjetor 2015, 12 000 euro.

Overdraft një pagë në vlerën 100 000 lekë, me afat të papërcaktuar shlyerje. Detyrimi mbetur i pashlyer, 100 000 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, në shumën 250 000 lekë, me afat 5 vjet. Shuma e shlyer 64 912 lekë plus interesa, detyrimi financiar që ka mbetur i pashlyer, 193 000 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, në shumën 500 000 lekë, me afat 5 vjet. Shuma e shlyer 132 900 lekë plus interesa, detyrimi financiar që ka mbetur i pashlyer, 381 300 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, overdraft në një bankë të nivelit të dytë në shumën totale 180 000 lekë, për një periudhë të pacaktuar. Shuma e shlyer 70 227 lekë plus interesa, detyrimi financiar që ka mbetur i pashlyer, 180 886 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, overdraft (kartë krediti) në një bankë të nivelit të dytë në shumën totale 200 000 lekë, për një periudhë të pacaktuar. Një pjesë e overdraftiti në llogarinë e kredit card ka kaluar në overdraft debit card si transferim llogarie në shumën 150 000 lekë. Shuma e shlyer 186 756 lekë plus interesa, detyrimi financiar mbetur i pashlyer, 49 004 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga neto si komisionere pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2016, 1 279 068 lekë.

Të ardhura nga pagesa për ekspertizë oponence ligjore, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, 410 euro.

Të ardhura neto si honorare nga revista juridike ‘Avokatia’, botim i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, 6 800 lekë.

Të ardhura bruto si honorare për përgatijen e studimit të Institutit Polak, INPRIS, 1 850 euro.

Të ardhura neto nga pagesa me honorare, ekspertizë në Reformën në Drejtësi, eksperte pranë Sekretariatit Teknik të Komisionit të Përkohshëm të Reformës në Drejtësi, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Soros’, kontratë shërbimi janar-mars 2016, 215 985 lekë.

Të ardhura neto nga pagesa me honorare, ekspertizë në Reformën në Drejtësi, eksperte pranë Sekretariatit Teknik të Komisionit të Përkohshëm të Reformës në Drejtësi, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Soros’, kontratë shërbimi prill-qershor 2016, 217 770 lekë.

Të ardhura neto nga pagesa me honorare, ekspertizë në Reformën në Drejtësi, eksperte pranë Sekretariatit Teknik të Komisionit të Përkohshëm të Reformës në Drejtësi, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Soros’, kontratë shërbimi korrik – tetor 2016, 223 125 lekë.

Të ardhura neto nga pagesa për ekspertizë, studim për vendimet gjyqësore të korrupsionit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, 850 dollarë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, të ardhura nga paga në funksionin e inspektorit të Kontrollit Tatimor, gjatë vitit 2016, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 181 746 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, të ardhura si pagesë mujore në shoqërinë “Easyinvest”, për muajt prill-qershor 2016, 159 000 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, në 31 dhjetor 2016, 3 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, në 31 dhjetor 2016, – 98 018.26 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, në 31 dhjetor 2016, 44 484.79 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, depozitë pa afat në një bankë të nivelit të dytë, në 31 dhjetor 2016, 201.86 euro.

Gjendja cash deri në 31 dhjetor 2016, 8 000 euro.

Overdraft një pagë në vlerën 100 000 lekë, me afat të papërcaktuar. Detyrimi financiar që ka mbetur i pashlyer, 98 018.16 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, investime në shoqërinë tregtare “23 Option” sh.p.k me 33.333 % të kuotave, me vlerë investimi 1 171 244 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, në shumën 250 000 lekë, me afat 5 vjet. Shuma e shlyer 81 700 lekë + interesa dhe kamatvonesa, detyrimi financiar mbetur i pashlyer, 114 732 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën totale 500 000 lekë, me afat shlyerje 5 vjet. Shuma e shlyer 165 440 lekë + interesa dhe kamatvonesa, detyrimi financiar që ka mbetur i pashlyer, 223 720 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, overdraft në një bankë të nivelit të dytë në shumën totale 180 000 lekë, për një periudhë të pacaktuar. Shuma e shlyer 51 830 lekë + interesa, detyrimi financiar mbetur i pashlyer, 129 056 lekë.

Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, overdraft (kartë krediti) në një bankë të nivelit të dytë në shumën totale 200 000 lekë, për një periudhë të pacaktuar. Një pjesë e overdraftiti në llogarinë e kredit card ka kaluar në overdraft debit card si transferim llogarie në shumën 150 000 lekë. Shuma e shlyer 49 004 lekë + interesa, detyrimi financiar mbetur i pashlyer 0 lekë

Viti 2017

Të ardhura neto nga paga gjatë periudhës Shtator-Dhjetor si Ministre e Drejtësisë, 468 554 Lek.

Të ardhura nga paga gjatë periudhës Maj-Shtator si Zv.Ministër i Drejtësisë, 432 767 Lek.

Të ardhura nga paga gjatë periudhës Janar-Maj si Komisioner Avokati i Popullit, 609 649 Lek.

Të ardhura me vlerë 235 824 Lek, Avokati i Popullit si pagesa kalimtare Urdhër Nr.124 datë 26.07.2017.

Të ardhura me vlerë 3 048 Euro si pagesa ekspertize dhe hartim manuali nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, periudha Shkurt-Maj.

Të ardhura me vlerë 795 Euro si pagesa espertize nga OSCE gjatë muajit Mars.

Të ardhura me vlerë 147 560 Lek, nga pagesa espertize për Reformën në Drejtësi si Eksperte pranë Sekretarit Teknik të Komisionit të përkohshëm të Reformës në Drejtësi, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me fondacionin Soros në Prill 2017.

Të ardhura me vlerë 7 000 Lek nga dieta brenda vendit në pozicionin Ministër i Drejtësisë.

Të ardhura me vlerë 54 546 Lek nga kompensimi bonus transporti, në pozicionin Zv. Ministër i Drejtësisë.

Të ardhura me vlerë 10 000 Lek nga pagesë shërbim telefonik nga pozicioni Avokat i Popullit

Të ardhura me vlerë 51 000 Lek nga pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Të ardhura me vlerë 42 500 Lek si anëtar e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 387 907 Lek nga paga si i punësuar pranë shoqërisë ’23 Option’ Sh.p.k me NIPT L62025015J, për periudhën Janar-Korrik 2017.

Pakësim me 2,05 Euro i llogarisë bankare depozitë pa afat pranë Credins Bank.

Bashkëshorti, shlyer shuma prej 137 400 Lek për principalin, interesat dhe kamatvonesat e kredisë me vlerë 500 000 Lek me afat 5 vjeçar, marrë në Alpha Bank në datë 10.12.2013. Gjendja e detyrimit në 31 Dhjetor 2017 është 127 159 Lek.

Bashkëshorti, shlyer shuma prej 75 050 Lek për principalnin, interesat dhe kamatvonesat për kredinë me vlerë 250 000 Lek me afat 5 vjeçar marre në Alpha Bank në datë 21.01.2014. Gjendja e detyrimit në 31 Dhjetor 2017 është 71 067 Lek.

Bashkëshorti, shitje e aksioneve të shoqërisë ’23 Option’ Sh.p.k me vlerë 10 000 Euro, në bazë të kontratës datë 28.07.2017.

Ditën e djeshme, u publikuan faturat e hotelit ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.

Marrë nga CNA.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 700 euro nata etilda gjonaj udhetimet e luksit te gjonajt 700 euro nata etilda gjonaj udhetimet e luksit te gjonajt

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës