Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË-Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Shqipëri ka reaguar sërish lidhur me vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri. Përmes një postimi në “Facebook”, VV shprehet se shqiptarët nuk i mirëpresin kriminielët e luftës. Sipas tyre ky projekt kundërshtohet me të drejtë njëzëri në Kosovë nga të gjitha forcat politike. Aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE.
Postimi i plotë i VV:
Shqiptarët nuk i mirëpresin kriminielët e luftës!
Vizita në Shqipëri e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u prit me një aksion protestues, ashtu siç i takon të pritet një kriminel lufte që vjen të pozojë si bamirës. E gjithë kjo farsë dhe padrejtësi po i mundësohet Vuçiçit nga qeveria Rama, që është hedhur me nguti të madhe në projektin e mini-Schengenit. Ky projekt kundërshtohet me të drejtë njëzëri në Kosovë nga të gjitha forcat politike. Aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri dhe qytetarë u bënë bashkë në parkun përball “Hotel Rognerit” në Tiranë, aty ku Vuçiç filloi takimin e tij të parë me Ramën, për të reaguar kundër qëndrimeve dhe politikave të Serbisë, si dhe kundër projektit anti-kombëtar të mini-Schengenit. Për këtë projekt, nuk janë pyetur qytetarët, por ai po shtyhet përpara në favor të importuesve të mëdhenj nga Serbia, si krye oligarku Samir Mane. Mini-Schengeni rrit pabarazinë mes shteteve të rajonit, ashtu siç rrit edhe pabarazinë brenda Shqipërisë, duke goditur prodhimin vendas dhe punësimin, e duke rritur varfërinë.
Prandaj, parku përball “Hotel Rogner” u kthye në një vend proteste, mbushur me parrulla që tregojnë të vërtetën mbi të kaluarën kriminale të Serbisë, dhe të tashmen e saj agresive ndaj shqiptarëve. Gjatë këtij aksioni, ndër të tjera, aktivistët krijuan një instalacion të atypëratyshëm duke vendosur në park parrulla të cilat tregonin fakte të krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe deklarata raciste të qeveritarëve të Serbisë, bashkë me qëndrimet për mosnjohjen e Kosovës.
Historikisht Serbia është përpjekur të mbjellë përçarje te shqiptarët, duke pretenduar se “shqiptarë të këqinj” janë ata që në Kosovë kanë kundërshtuar sundimin dhe hegjemoninë serbe, ndërsa ajo nuk ka probleme me “shqiptarët e mirë” të Shqipërisë që i vinë pas avazit. Rama po paraqitet para Vuçiçit si shqiptar i mirë për Serbinë. Aksioni protestues dëshmoi se shqiptarët dinë të protestojnë për ta refuzuar përçarjen kombëtare që shtynë Serbia në bashkëpunim me ata pushtetarë shqiptarë që ndjekin axhendën e saj.
Plani për ta paraqitur Vuçiçin si bamirës të njerëzve të prekur nga tërmeti në Shqipëri u diskreditua një herë e mirë. Projekti i mini-Schengenit do të dështojë, ashtu siç dështoi edhe projekti për copëtimin e Kosovës, sepse protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, deri sa të vendoset drejtësi. Kemi nevojë për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, e jo për një neojugosllavi.
Tiranë, 20 dhjetor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri
Vuçiç erdhi pasditen e djeshme në Tiranë bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Samitit të Tretë të Minishengenit Ballkanik. Ai u prit me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët e konsiderojnë një tradhëti këtë nismë pa pjesëmarrjen e Kosovës.
(a.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Milo Dukanoviç kanë zhvilluar sot një vizitë në zonat ...
KROACI- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po zhvillon një vizitë ne Kroaci, ku u takua me homologët e Kroacisë dhe Mali të Zi.Sipa...
TIRANË– Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Milo Gjukanoviç kanë zhvilluar sot në Tiranë takimin e tretë për marrëveshjen e She...
TIRANË– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka reaguar pas takimit në Tiranë me kryeminstrin Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vu&ccedi...
TIRANË– Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestën e Lëvizjes Vetëvendsje të cilët e pritën me tubime në Tiranë. Në një prononci...
TIRANË- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së ...
TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi Presidenti Ilir Meta me djalin e filantropit George Soros, Alexander ...
TIRANË– Tirana është kthyer në shtetrrethim, ku nuk lejohet që të qarkullojnë automjetet, as të rezidentëve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se zona ku p...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar me djalin e manjatit George Soros, Alexandër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se takimi është zhvilluar në ambj...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu e ka konsideruar “akt të pastër antikombëtar”, ardhjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vu&cc...