LIVE UPDATES
Politike

‘Mikun dhe lajmësin se vrasim’, PD akuza Ballukut për sherrin me Kopac: OSHEE s’mbledh dot borxhet, Viena rrëzoi propag

21 Dhjetor 2019, 11:20 Nga DOSJA
‘Mikun dhe lajmësin se vrasim’, PD akuza Ballukut për

TIRANË- Dy ditë pas debatit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac pati një debat të ashpër me ministren e Energjisë, Belinda Balluku, Partia Demokratike thotë se Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë sektor për shkak të korrupsionit. Duke iu referuar debatit në këtë Komision, kur Kopac po përpiqej që të prezantonte raportin e degës në Vjenë, Eno Bozdo, ish-deputet i PD, tanimë anëtar kryesie, thotë se qeveria ka dështuar në këtë sektor, për shkak të korrupsionin dhe se OSHEE ka një performancë tejet negative në këtë sektor.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENO BOZDO ANËTAR I KRYESISË SË PD

Sekretariati i Energjisë në Vjenë, institucioni me i rëndësishëm evropian për politikat energjetike, konfirmoi dështimin e qeverisë së Edi Ramës më sektorin energjetik.

Shqipëria është klasifikuar prej Sekretariatit si i vetmi vend në rajon, që ka hedhur hapa prapa në këtë sektor strategjik, që prek jetën e çdo shqiptari për një arsye të vetme – Edi Rama dhe qeveria e tij janë të korruptuar.

Zvarritja e reformave energjetike apo ndryshimi i tyre sipas interesave financiare të klaneve në qeverinë e Edi Ramës, performanca e keqe e OSHEE-së, pavarësisht çmimit të rritur të energjisë, janë dy nga treguesit kryesorë të dështimit për shkak të korrupsionit.

 

Kjo është arsyeja pse Ministrja Përgjegjëse Belinda Balluku u përpoq t’ua mbyllte gojën mediave më një seancë të zhvilluar thuajse në terr informativ për një nga shtyllat thelbësore të ekonomisë së vendit, sektorin energjetik. Kreu i Sekretarit të Energjisë në Vjenë konfirmoi përkeqësimi në 4 drejtime:

1. Shqipëria nuk ka bërë progres përsa i përket reformës në sektorin e energjisë elektrike. “Reformat e këtij viti janë vetëm në letër”- theksoi ai;

2. Reformat strukturore te sektorit duhet të përshpejtohen. Ngecja e tyre po dëmton liberalizimin e sektorit si kusht i nevojshëm për shëndoshjen financiare të tij.

3. Ka vonesa të mëdha të ndarjes së OSHEE në tre kompanitë e veçanta sipas Direktivave të BE-së dhe angazhimeve të marra nga qeveria shqiptare për liberalizimin e tregut. Kjo reformë mbi të gjitha do të jetë në dobi të konsumatorit familjar.

4. Shqipëria po vuan mungesën e investitorëve të huaj në energjinë e rinovueshme. Kjo për shkak të politikave qeveritare, klimës së keqe për të bërë biznes dhe mungesës së sigurisë ligjore për kompanitë e huaja në Shqipëri. Në këtë raport Shqipëria vlerësohet me ecuri shumë të ulët, me vetëm 50% të pikëve të mundshme. Ky rezultat është edhe më i ulët se viti i kaluar. Qëndrimi i Sekretariatit është gjithashtu kritik kundrejt performacës së OSHEE. “Humbjet në sistemin e shpërndarjes janë të larta dhe kjo gjë po rrezikon financat e OSHEE. Kështu nuk mund të vazhdohet më”, – deklaroi Kopac.

Gjendja e vështirë financiare e OSHEE tashmë nuk është më sekret. Mjaftoi vetëm një vit thatësirë për të nxjerrë zbuluar keqmenaxhimin financiar të kompanisë. Vetë kompania pohon se është në vështirësi të mëdha likuiditeti. OSHEE deklaron se është e paaftë të paguajë detyrimet e saj, duke rrëzuar propagandën disa vjeçare të Edi Ramës mbi performancën e OSHEE-së dhe fitimet që ka realizuar ajo.

Për shkak të menaxhimit të keq, që në thelb ka vjedhjen dhe korrupsionin, sot OSHEE është në pamundësi të mbledhë borxhin e saj ndaj të tretëve. Në tetor të këtij viti, borxhi shkoi 590 milionë euro, shumë më e lartë se koha kur Edi Rama erdhi në pushtet.

Një muaj më parë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se “Shqipëria ka nevojë për reforma të thella në sektor sepse sektori është i prekur periodikisht nga humbjet financiare, nga detyrimet e ndërsjellta të ndërmarrjeve dhe entiteteve shtetërore, nga qeverisja e dobët koorporative dhe reforma gjysmake…” Partia Demokratike është e vendosur dhe ka planin për të kapërcyer këtë krizë të thellë, të reformojë thellësisht sektorin duke synuar mbi të gjitha liberalizimin dhe transparencën e tregut të energjisë.

Kompanitë publike të sektorit do t’i nënshtrohen auditimit të thellë dhe abuzuesit me paratë publike do të përgjigjen përpara drejtësisë. Reformat tona synojnë, mbi të gjitha, përmirësimin e cilësisë së furnizimit, duke ulur ndjeshëm çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe bizneset prodhuese.

Më 17 dhjetor, Kopac ka deklaruar se Shqipëria ka bërë regres në disa fusha të caktuara të energjisë, siç është edhe mos liberalizimi i tregut. Por ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku me kritika të ashpra ndaj Kopac, tha se nuk është njohur më herët me raportin, i cili sipas saj nuk është konsultuar me ekspertët e ministrisë. Madje, Balluku i përmendi edhe Kanunin zyrtarit. “Keni dëgjuar ndonjëherë për Kanunin, ne mikun dhe lajmësin nuk e vrasim asnjëherë. Ju zoti Kopac nuk mund te thoni qe Shqipëria ka bërë regres kur ne bëmë një gjë që kishte tre vjet që rrinte pezull.”

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku eno bozdo janez kopac sekretariati i komunitetit të energjisë belinda balluku eno bozdo janez kopac sekretariati i komunitetit të energjisë

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen