Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Meta takon Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri: Mirënjohje për mbështetjen
5 Tetor 2021, 12:21Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, Ambasadorin Arno Riedel si dhe me përfaqësues të tjerë të kësaj shoqate. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se i përgëzoi për kontributin e rëndësishëm dhe për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe. Meta gjithashtu shkruan se i falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Postimi i Metës:
Një takim i përzemërt me Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, Ambasadorin Arno Riedel dhe përfaqësues të tjerë të saj. Vlerësova marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë e fortë tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. I përgëzova për kontributin e rëndësishëm në promovimin dhe nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat dhe shpreha mbështetjen e plotë për aktivitetin e tyre. Në mënyrë të veçantë e falenderova Ambasadorin Riedel dhe Shoqatën Austri-Shqipëri për përkushtimin e treguar në ndihmë të familjeve të varfra të Veriut të Shqipërisë, për të shkolluar fëmijët e tyre në shkollën austriake profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka pritur në takim ditën e sotme homologen e saj suedeze Ann Linde, e cila është njëkohësisht edhe kryetarja...
TIRANË– Ministrja suedeze për Punët e Jashtme Ann Linde mbërrin sot në Shqipëri, si kryetare e radhës e OSBE-së. Mësohet se Linde do të Zhvillojë sot...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të bëhen bashkë në Slloveni. Mësohet se të dy liderët e maxhorancës...
TIRANË– Instituti për vajzat dhe gratë në politikat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare është mbledhur këtë të martë. E pranishme në këtë aktivite...
TIRANË– Aurela Basha, bashkëshortja e liderit të opozitës Lulzim Basha është zgjuar sot e mbuluar nga trëndafilat rozë. Në një postim në Instagram, v...
TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në takim Sekretaren e Përgjithshme të organizatës “Europa Nostra”, Sneska Quaedvlieg Mihailovic.Gja...
TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Informimit Publik në sallën e Kuvendit. Më praninë e deputetëve opozitarë...