LIVE UPDATES
Politike

Meta dekoron aktorin Aleksandër Rrapi me Titullin “Mjeshtër i Madh”: Këta janë bijtë e denjë të Shqipërisë si dhe a

17 Mars 2021, 10:43 Nga DOSJA
Meta dekoron aktorin Aleksandër Rrapi me Titullin “Mjeshtër i

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekoruar aktorin Aleksandër Rrapi me Titullin “Mjeshtër i Madh”. Në një ceremoni të mbajtur në sallën e Presidencës, Meta vlerësoi me anë të një ceremonie të posaçme artistin e njohur nga Berati, z.Aleksandër Rrapi me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

Kreu i Shtetit i akordoi dekoratën e lartë aktorit të talentuar e të spikatur shqiptar, dekoratën e lartë me motivacionin: “Për talentin e spikatur dhe interpretimet me mjeshtëri të lartë artistike të roleve të shumta në fushën e artit skenik, televizionit e kinematografisë, veçanërisht në skenat greke të teatrit e telenovelave dhe në diasporë. Me cilësitë dhe aftësitë e shquara artistike ka shënuar arritje të larta personale, si dhe ka demonstruar kudo vlerat më të mira të traditës së shkollës shqiptare të dramaturgjisë, artit dhe kulturës së vendit amtar”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar familjarëve, kolegëve dhe personaliteteve të artit e të kulturës, të pranishëm në ceremoni, Presidenti Meta tha se këta janë bijtë e denjë të Shqipërisë si dhe ambasadorët e kulturës shqiptare nëpër botë, për të cilët vendi ynë ka nevojë.

Fjala e Presidentit Ilir Meta:

“Është kënaqësi, por dhe një rast i veçantë të vlerësoj sot një artist tonin të shquar, aktorin e talentuar,  Aleksandër Rrapi, pinjoll i një familje artistësh me kontribut në dramaturgjinë dhe kulturën shqiptare. Ai ka ardhur në skenën e artit nga një qytet i lashtë si Berati, një prej qendrave më të spikatura të trashëgimisë sonë kulturore e monumentale. I pajisur me talentin, përkushtimin dhe pasionin për artin e aktrimit dhe kinematografinë ai do të gdhendte faqe të rëndësishme suksesi në skenat e teatrit, filmit dhe ekranet e  televizioneve, duke u konsideruar sot si njëri prej artistëve bashkëkohorë më të njohur të diasporës shqiptare.

Arritjet e tij artistike i kanë kapërcyer me kohë kufijtë e Shqipërisë!

 Arti vërtetë nuk njeh kufij: Ai i përket gjithë njerëzimit dhe bashkon popujt dhe kulturat e tyre! Falë mjeshtërisë së tij, aftësisë shprehëse dhe cilësive artistike, fama dhe emri i Aleksandrit u bënë të dashur dhe të kërkuar për spektatorin dhe shtypin grek.  Aktualisht ai renditet në ata pak aktorë shqiptarë nëpër botë që kanë interpretuar mjeshtërisht dhe me sukses tragjeditë dhe komeditë e lashtësisë greke. Të nderuar pjesëmarrës, në karrierën e tij, artisti Aleksandër Rrapi ka merituar çmime të shumta, vlerësime dhe ka prekur majat e lavdisë, por ai nuk e mohoi kurrë identitetin shqiptar dhe faktin se i përket shkollës shqiptare të aktrimit.

Ai i përket brezit atdhetar të shqiptarëve të ndritur, të cilët kurrë nuk mund ta harrojnë atdheun e dashur!  Ky brez po shënon histori suksesi personal, duke mos e mohuar, përkundrazi, duke u krenuar me origjinën e vendit, si dhe duke mbrojtur njëkohësisht traditat, gjuhën zakonet dhe kulturën tonë. Këta janë bijtë e denjë të Shqipërisë dhe ambasadorët e kulturës tonë kombëtare nëpër botë, për të cilët kemi kaq shumë nevojë dhe para kontributit të të cilëve përulemi me respekt! Jam i nderuar, që nga kjo bashkësi vlerash e diasporës shqiptare, kemi përzgjedhur sot, artistin Aleksandër Rrapi për ta vlerësuar me Titullin plotësisht të merituar ‘Mjeshtër i madh’! Edhe njëherë suksese dhe mbarësi. Faleminderit!”

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksandër rrapi ilir meta aleksandër rrapi ilir meta


Sondazh

Poll
Politike 17 Mars 2021, 09:22

VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha na vijuar turin elektoral për zgjedhjet e 25 prillit në një qytet që njihet si ‘shtëpia’ e Ramës, Vlorë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet