LIVE UPDATES
Politike

17 Mars 2021, 09:22 Nga DOSJA

VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha na vijuar turin elektoral për zgjedhjet e 25 prillit në një qytet që njihet si ‘shtëpia’ e Ramës, Vlorën. Kryedemokrati është pritur me ovacione nga qytetarët të cilët kishin dalë duke e mikëpritur me flamuj të Partisë Demokratike në duar dhe me thirrjet ‘Rama ik’, ‘Basha’ si dhe ‘Kali i PD-së’. Që në orët e para të mëngjesit ai ka nisur turin në disa nga bizneset e Novoselës, që nga ato të ullirit e deri te fabrika e vajit.

Në bashkëbisedimin me pronarët e bizneseve, Basha tha se një nga prioritet që duhet të jetë parësor për qeverinë, është bujqësia, por në 8 vite ka qenë sektori më i harruari. Kjo gjë sipas tij do të marrë fund pas 25 prillit, ku qeveria e ardhshme në krye të prioriteteve do të ketë bujqësinë dhe fermerët shqiptarë. Për këtë ai premtoi se do të ketë subvencione për çdo fermer të paktën sa vendet e rajonit.


Emri i Bujar Leskaj u përmend nga kryedemokrati teksa ishte në Novoselë. Ai tha se nëse Rama do të kishte një si Leskaj në lista, do e klononte 12 herë që ta vinte në krye të çdo qarku. Më pas shtoi duke thënë se dikujt i ka rënë dhe infrakt kur Leskaj ka shkuar në Novoselë. Duke qëndruar pikërisht në këtë zonë, Basha dëgjoi që një nga banorët po komunikonte me bashkëshorten në telefon. Ai i mori telefonin dhe komunikoi me Thëllënzën, bashkëshorten e qytetarit, të cilës i bëri të ditur se do të fitojnë më 25 prill dhe do të rrisin ekonominë në mënyrë që të mos largohen nga vendi.

Një tjetër moment pikant nga vizita e Bashës në Vlorë, ishte dhe biseda që zhvilloi në rrugët e qytetit me Paskal Nesturi, i cili e ndaloi dhe i bëri të ditur se është kushëri me kryeministrin Edi Rama. Nesturi, i cili dhe kohë më parë është njohur për rrëfimet e tij kundër Ramës, tha se kryeministri e ka hequr nga puna, i ka prishur shtëpinë dhe e ka vjedhur.

BISEDA E BASHËS ME BANORËT NË VLORË:

Lulzim Basha: Sa keni prodhuar këtë vit?
Piro Myrtaj: Po këtë vit kemi prodhuar, po na ka ngelur vaji stoqe, nuk ka treg, ka mungesë tregu. Shteti s’na ka ndihmuar në subvencionet e fidanëve, mbjelljen, as me rimbursimin e karburanteve që djegim. Se ne transportin e ua bëjmë falas me fshatarët e thjeshtë.
Lulzim Basha: Ja u merr ju përsipër transportin?
Piro Myrtaj: Po! Edhe ata janë të pakënaqur sepse nuk po e shesin vajin e ullirit, u ka ngel stoqe atje. Nuk arrijnë të shlyejnë lekët e përpunimit të ullirit.
Piro Myrtaj: I kanë me lista. I kanë me lista. Unë i kam 150 mije lekë atij, se bëra vajin dhe si kam dhënë paratë se nuk e kam shitur dot!
Lulzim Basha: Sa vaj bëre sivjet?
Piro Myrtaj: 6 kuintal.
Lulzim Basha: 6 kuintal!
Piro Myrtaj: Po! Tani ky zotëria do paratë, unë ku do gjej?! Tani, ti rrofsh që ke marrë rrugën e ke ardhur, e ta bëjë perëndia mbarë këtë që ke nisur!

Lulzim Basha: Në asnjë vendit të botës nuk ecën as bujqësia, as blegtoria, as agropërpunimi pa subvendione nga shteti. Në Amerikë, në Bashkimin Europian dhe në vendet fqinje. Bashkimi Europian 1/3 e buxhetit, e ka mbështetje për fermerin. 1 në 3 euro që shpenzon Bashkimi Europian, që është tregu më i madh i botës, e shpenzon në mbështetje për fermerin. Maqedonia e Veriut, 100 milion, ka shkuar më shumë 120 milion euro subvendione për fermerin. Çfarë kemi bërë ne? E filluam me këto subvendionet për ullinjtë para shumë vitesh dhe kaluam nga 2 milion apo 3 milion, në pothuajse 20 milion rrënjë ullinj. Kjo çfarë solli? Kjo solli në radhë të parë që ne u bëmë një faktorë në prodhimin e vajit të ullirit, edhe për tregun vendas, edhe për tregun e huaj. Sepse për herë të parë ne patëm mjaftueshëm vaj ulliri dhe të një cilësie superiore, të varieteteve të ndryshme.

Do të kemi politika për t’i mbështetur fermerët që prodhojnë ullirin sepse pa ullinj nuk ka vaj. Ta shtojmë prodhimin e ullirit dhe kjo do të thotë të keni mbështetje direkte financiare. Të gjithë atë punë që bëni ju me ullirin mor t’i paguani nga xhepi. Kështu ndodh. Pse fermeri italian e nxjerr vajin e ullirit me kosto më të ulët dhe me çmim konkurrues? Sepse merr para nga republika italiane. Greku po kështu, spanjolli po kështu. Kush punon më shumë? Fermeri shqiptar punon më shumë. Çfarë i mungon? Mbështetja e qeverisë. Prandaj në planin e qeverisë gjëja e parë që kemi është 100 milionë euro subvencione për fermerin për të rritur prodhimin dhe 50 milionë të tjera për të rritur infrastrukturën ku përfshihen fabrikat e vajit të ullirit. Kjo është e para. Që Shqipëria duhet të ndryshojë kjo s’ka pikë diskutimi. Që ndryshimi vjen duke e çuar Shqipërinë drejt Evropës kjo s’ka pikë diskutimi.
Ajo që duhet të kuptoni është që këtë mund ta bëjmë të gjithë bashkë prandaj duhet vota e të gjithëve ju. Mërzinë ua di, dhimbjen ua di, unë e di se çfarë do të thotë të hedhësh lekët e xhepit dhe jo mos të nxjerrësh fitim por të zhytesh në borxh. Në këtë moment unë ju garantoj dy gjera, dy gjera ju garantoj, programin tonë për bujqësinë do ta vëmë në lëvizje që ditën e parë dhe unë s’po ju them që do bëjmë mrekullira si Italia dhe Spanja, por të paktën as sa bënë Shkupi, aq sa bënë qeveria e Maqedonisë së Veriut. Për fermerët tanë ne do ta bëjmë madje do të bëjmë edhe më shumë se aq dhe në këtë mënyrë ti do të jesh në gjendje të financosh me paratë që të vijnë nga shteti pa kontakt me nënpunësin, se nënpunësi thotë më jep mua 20%, 30% që do të të jap subvencion. Ti do të kesh më shumë ullinj për ti përpunuar dhe do të kesh tregjet e Europës të hapura, jo vetëm për të shitur vajin e ullirit në Shqipëri, por për ta eksportuar atë edhe drejt Europës. Gjërat janë të lidhura dhe janë të mundshme. Asnjë nga këto që ju them nuk janë mrekulli, janë normalizim, Shqipëria ka nevojë për normalizim, ka nevojë për njerëz punëtorë, njerëz normalë në qeverisje dhe një plan konkret pune që ka nxjerrë nga ngecja që ka mbetur. Prandaj po ju them të gjitha mundësitë egzistojnë që kjo fabrikë dhe fabrika të tjera si këto të prodhojnë vaj ulliri cilësorë, i cili të jetë edhe për tregun e brendshëm, edhe për tregun e huaj. Që ju të nxirrni fitimin, që fermeri të nxjerrë fitimin, që fermeri të nxjerrë fitimin. Jo thjeshtë të mbijetojë por të kthehet në sipërmarrje. I thonin dikur në komunizëm, kulakë. Pse i thonin kulakë ? Se ishin shtresë e mesme. Po jua them me gjuhë popullore, me programin tonë të gjithë fermerët do bëhen kulakë, të gjithë do të kenë para në xhepat e tyre, nuk do ta ulin kokën para qeverisë. Do kenë para në xhepat e tyre njësoj si sipërmarrja. Programi ynë e bën të mundur siç janë fermerët e Kosovës dhe të Maqedonisë, të jenë njerëz me mirëqenie dhe me para në xhepat e tyre. E vetmja gjë që duhet është dëshira për të ndihmuar njerëzit. Çfarë janë 100 milionë Euro? Se kështu duket shifër e madhe. Janë një koncesion i Edi Ramës. E ka mbushur ku do t’i gjejë lekët, ku do t’i gjejë lekët ? Lekët do t’i gjejë tek buxheti i shtetit. Ku i gjend zotrote që ja jep lekët oligarkëve? Ku i gjen ti që ja jep Vilma Nushit me shokë? Te buxheti i shqiptarëve. Nuk do t’i marrin më ata, do t’i marrin fermerët, do t’i marri sipërmarrja, do t’i marrin ata që hapin vende pune. Këtu do të shkojnë paratë e shqiptarëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne vlore lulzim basha lulzim basha ne vlore basha ne vlore lulzim basha lulzim basha ne vlore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet