LIVE UPDATES
Politike

Meta dekoron 3 futbollistët e viteve ’80: Shembuj frymëzimi për të rinjtë

9 Dhjetor 2021, 17:07 Nga DOSJA
Meta dekoron 3 futbollistët e viteve ’80: Shembuj frymëzimi

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” tre ish-futbollistë të shquar shqiptarë të viteve 1980-të. Të dekoruar nga Meta janë ish-futbollistët Antonin Naçi, Artur Lekbello si dhe Arjan Bimo. Ata janë dekoruar me motivet:

Mbrojtësin e pakalueshëm të “17 Nëntorit”, zotin Antonin Naçi “Me mirënjohje, për punën e palodhur dhe rezultatet e larta të arritura me ekipin ‘17 Nëntori’ dhe me Ekipin Kombëtar. Në vlerësim të futbollistit të spikatur gjatë veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare, trajnerit profesionist të vlerësuar për sukseset e tij, brenda dhe jashtë vendit.”

Portierin e shquar, zotin Artur Lekbello “Në vlerësim të kontributeve si portier i ekipeve ‘Lokomotiva’, ‘Partizani’, ‘Flamurtari’ dhe Ekipit Kombëtar, duke arritur rezultate të spikatura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare të futbollit.”

si dhe mbrojtësin e spikatur të “17 Nëntorit”, zotin Arjan Bimo: “Në shenjë vlerësimi për kontributet e shquara si lojtar i ekipit ’17 Nëntori’ dhe Ekipit Kombëtar, duke shënuar rezultate të larta në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Ndërsa në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar futbollistëve të dekoruar, familjarëve dhe kolegëve të tyre, Meta u shpreh se i kujton me kënaqësi dhe nostalgji momentet si dhe lojën e bukur të tyre.

“Është kënaqësi të mirëpres dhe të vlerësoj sot kontributin dhe karrierën e lavdishme të tre ish-futbollistëve të njohur të skuadrave ‘17 Nëntori’, ‘Lokomotiva’, ‘Flamurtari’, ‘Partizani’ dhe Ekipeve Kombëtare: Zotin Antonin Naçin ose Nine Naçin, mbrojtësin klasik dhe lojtarin e palodhur të ‘17 Nëntori’ dhe Ekipit Kombëtar; Zotin Artur Lekbello, sportistin e dashur të tifozëve dhe kolegëve, portierin spektakolar të ‘Lokomotiva’, ‘Partizani’, ‘Flamurtari’ dhe Ekipit Kombëtar; Zotin Arjan Bimo, mbrojtësin e majtë, futbollistin simpatik të ‘17 Nëntorit’ dhe Ekipit Kombëtar, të cilin e bënte të madh talenti i tij, por dhe mençuria që spikaste dhe dallonte në raport me gjithë të tjerët.

Edhe si dashamirës i futbollit, kur vlerëson personalitete të tilla, nuk mund të mos kujtosh emocionet e forta që ke përjetuar në shkallët e stadiumeve apo pranë televizorit kur ndiqje lojën e tyre në fushën e blertë. Me këtë rast dua t’i shpreh një mirënjohje të veçantë të gjithë familjeve tuaja, që janë kujdesur aq shumë dhe që ju kanë mbështetur në çdo hap, sepse keni luajtur dhe jeni stërvitur në një kohë shumë të vështirë dhe me shumë mungesa.

Kujtoj me nostalgji ndeshjet tuaja të bukura, lojën e shkëlqyer dhe kolektive, atë frymë fisnike sportive, atë forcë dhe vitalitet të paharruar, shembull frymëzimi për të rinjtë e sotëm. Besojë kështu ju kujtojnë edhe tifozët e futbollit të cilët i mbushnin plot stadiumet ku ju luanit. Përveç se sportistë shumë të talentuar dhe të spikatur, ju, keni qenë dhe shokë të mirë dhe qytetarë të respektuar dhe kështu mbeteni edhe sot e kësaj dite prandaj simpatia ime për ju është dyfish.

Ndeshjet e paharruara me skuadrat tuaja dhe me Ekipet Kombëtare kanë dëshmuar shpirtin tuaj konkurrues, përballë ekipeve më të mira të Ballkanit dhe të Europës, ku ju keni nderuar veten tuaj por mbi të gjitha keni ngritur lart emrin e Shqipërisë. Angazhimi juaj në këtë karrierë të gjatë sportive nuk ka qenë i kufizuar vetëm në suksesin sportiv, por ai ka përfshirë dhe angazhimin tuaj në shumë detyra të tjera të rëndësishme të jetës civile dhe shoqërore.

Me këtë rast dua të përshëndes mësuesit dhe trajnerët tuaj, të cilët me përkushtim kanë punuar që ju të rriteni dhe të edukoheni me vlerat më të mira të asaj kohe, dhe njëkohësisht që ju të mbeteni gjithmonë njerëz shumë të çmuar të shoqërisë sonë, dhe sot, shembuj për më të rinjtë për të ndjekur pikërisht rrugën tuaj të suksesit. Titujt ‘Mjeshtri i Madh’ që ju akordojmë sot si lojtarë të shquar dhe të dashur të futbollit tonë, janë një vlerësim për punës, për sakrificat, për rezultatet e arritura nga ju si futbollistë dhe njëkohësisht janë një përpjekje për të nxitur më të rinjtë, për të nxitur fëmijët në rrugën e magjishme të sportit e sidomos të futbollit,” tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike sport antonin naçi arjan bimo artur lekbello ilir meta antonin naçi arjan bimo artur lekbello ilir meta

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait