LIVE UPDATES
Politike

AXHENDA/ Merkel në Tiranë, ambasada: Kancelarja do flasë me Ramën për politikën, ekonominë dhe integrimin në BE. Në bis

9 Shtator 2021, 09:35 Nga DOSJA
AXHENDA/ Merkel në Tiranë, ambasada: Kancelarja do flasë me

TIRANË– Ambasada gjermane në Tiranë ka zbardhur axhendën e vizitës që kancelarja Angela Merkel pritet të bëjë në Ballkanin Perëndimor. Përsa i përket Tiranës, në një postim në Facebook, Ambasada Gjermane shkruan se Merkel do të takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama.

Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.

Në axhendë është janë planifikuar gjithashtu bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Bisedime dypalëshe janë planifikuar edhe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, por jo me të Serbisë.

Statusi i plotë:

Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator. Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në. Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Angela Merkel pritet të mbërrijë në Tiranë më 14 shtator, ku edhe pritet të takojë edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, në nivel kryeministrash, por as Vuçiç dhe as shefja e kabinetit Ana Brnabiç nuk janë të ftuar. Takimi i fundit i Merkel do të jetë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë që priten edhe konferenca për mediat. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike angela merkel angela merkel ne tirane angela merkel angela merkel ne tirane

Sondazh

Poll
Politike 8 Shtator 2021, 22:12

Tragjedia në Tetovë, reagon Rama

TIRANË– Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku në spitalin e COVID-19 të Tetovës ka rënë një zjarr që i mori jetën të pakën 16 personav...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi