Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
UKRAINË– Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike kanë diskutuar për rritjen e tensioneve në Ukrainën lindore dhe për rastin e burgosjes së liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.
Në javët e fundit janë shtuar përplasjet midis separatistëve pro-Rusisë dhe forcave ukrainase. Frikën për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit e ka rritur edhe një ndërtim ushtarak rus në kufi me Ukrainën.
“Presidenti i Rusisë dhe kancelarja e Gjermanisë shprehën shqetësim rreth përshkallëzimit të tensioneve në juglindje të Ukrainës. Putin foli për veprimet provokuese të Kievit, i cili kohët e fundit e ka përkeqësuar me qëllim situatën në vijën e frontit“, tha Kremlini në një deklaratë.
Më herët të enjten, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, udhëtoi për në lindje të vendit. Ai u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë për mbështetje.
Konflikti shpërtheu më 2014, pasi Moska aneksoi gadishullin e Krimesë. Nga konflikti janë vrarë më shumë se 13.000 persona.
Kievi dhe Perëndimi kanë akuzuar Rusinë për mbështetjen e separatistëve me armatim dhe trupa.
Moska vazhdimisht i ka mohuar ato pretendime.
Që nga viti 2015, Franca dhe Gjermania kanë ndërmjetësuar bisedimet e paqes, por ato nuk kanë arritur t’i japin fund luftimeve.
Kremlini nuk ka mohuar lëvizjet e fundit të trupave në kufi me Ukrainën, por ka këmbëngulur se Moska nuk paraqet asnjë kërcënim.
Të dy udhëheqësit, Putin dhe Merkel, diskutuan gjithashtu edhe për konfliktin në Siri dhe krizën politike në Libi.
Marrë nga REL
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– Shpresa e madhe për trajtimet me antitrupat monoklonale nda koronavirusit po dështon kundër varianteve të virusit, të tilla si ato që janë shfaqur n...
BRUKSEL– Nuk është zyrtarisht një ndalim eksporti, por nuk është as tregti e lirë. Sipas zyrtarëve dhe diplomatëve të BE-së, Brukseli po i bën presion pro...
BRITANI– Të dhëna të fuqishme tregojnë se programi i vaksinimit në Mbretëri të Bashkuar është duke zbehur lidhjen në mes rasteve të infektimit me koronavi...
AUSTRALI- Një virus i tmerrshëm që mund të vrasë njerëzit pasi shkakton konvulsione dhe paralizë është gjetur në lakuriqët e natës në Australinë e Jugut.SA Heal...
FRANCË– Senati i Francës miratoi shtimin e një ndalimi të praktikave fetare në korridoret universitare në një projektligj të diskutueshëm për të luft...
GJERMANI– Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) në Strasburg vendosi sot se vaksinimet e detyrueshme janë të ligjshme dhe mund të jenë të nev...
RUSI– I aftë për të shkatërruar një pjesë të madhe të vijës bregdetare me një kokë lufte me shumë megaton, siluri Poseidon 2M39 mund të nisë një zinxhir të tsun...
DANIMARKË– Danimarka ka nisur një skemë “pasaportash” COVID-19 të Martën që do të ndihmojë për të lejuar që bizneset jo-thelbësore të rih...
KOSOVË– Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, e ka dërguar çështjen e profesorit Ardian Kastrati në Këshillin e Etikës.Në njoftimin e U...
GREQI– Një tragjedi ka ndodhur në Lamia të Greqisë, ku një nënë 36-vjeçare ndërroi jetë në timon nga një sulm në zemër, duke rezultuar në një aksident au...