Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Gjykata e Posaçme ka mbajtur seancën e radhës në lidhje me çështjen Gërdeci.• Në kuadër të kësaj seance ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e GJKKO-së së bashku me avokatin e tij për të dhënë dëshminë.• Pas dhënies së dëshmisë Mediu ka folur për mediat ku u shpreh se nuk ka shkelur autoritetin e FA-ve dhe se i vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendet se në Gërdec po shembeshin godina pa leje.• Nga radhët e dëshmitarëve ka dëshmuar në GJKKO edhe ish-drejtori i MEICO, kompanisë së shitjes së municioneve për Gërdecin, Ylli Pinari. • Gjatë dëshmisë së tij Pinari deklaroi se Patrik Henri kishte krijuar ne Shqipëri kompaninë Albademil ku bashkëaksioner ishte Mihal Delijorgji. • Më tej Pinari ka thënë se MEICO nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit te Gërdecit si vend demontimi.
3 artikuj për këtë temë.

TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pasi ka dëshmuar sot në GJKKO për dosjen “Gërdeci” ka deklaruar për mediat se nuk kam shkelur autoritetin e FA-ve dhe se i vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendeshin se në Gërdec po shembeshin godina pa leje.
“Çështje që për vite më radhë është hedhur baltë, sot duket se s’ka të bëjë me interesa të ministrit, sepse s’ka pasur njohje dhe asnjë kontakt me kompaninë shqiptare dhe amerikane. Nuk kam shkelur autoritetin e FA-ve… I vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendeshin se në Gërdec po shemben godina pa leje. S’ka asnjë shqetësim tjetër dhe s’ka asnjë diskutim për këtë çështje… Vlerësimi ishte pozitiv. 15 para se të ndodhte shpërthimi kishte një diskutim në shtab, ku thuhej se Gërdeci ishte investim i mirë. Këtë dokument e keni në fashikujt e prokurorisë”, tha Mediu.

TIRANË- Ish-drejtori i MEICO, kompanisë së shitjes së municioneve për Gërdecin, Ylli Pirani, ka dëshmuar sot në GJKKO në procesin ndaj Fatmir Mediut. Pinari dëshmoi se Patrik Henri kishte krijuar ne Shqipëri kompaninë Albademil ku bashkëaksioner ishte Mihal Delijorgji. Në dëshminë e tij, Pinari ka thënë se MEICO nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit te Gërdecit si vend demontimit.
“Fillimisht kemi pasur komunikime me email. Pas shkëmbimit të informacionit Patrik Henri propozoi krijimin e një linje demontimi”, ka thënë Pinari. Patrik Henri ishte bashkëpronar me 25% të aksioneve në kompaninë Alba Demil me Delijorgjin.
TIRANË- Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës për çështjen Gërdeci. Mediu është filmuar duke hyrë në ambientet e GJKKO-së së bashku me avokatin e tij.
Sot do të mbahet seanca e radhës për çështjen Gërdeci, ku pritet që të japin dëshminë e tyre disa dëshmitarë që ndodheshin në vendngjarje në momentin e shpërthimit.
Kujtojmë se më 15 mars 2008 rreth mesditës ndodhi një shpërthim masiv në objektin e çmontimit të armëve në Gërdec. Shpërthimet vijuan për disa orë, ku 26 persona ndërruan jetë dhe rreth 300 u plagosën. Ky shpërthim shkatërroi pasurinë e 5.829 personave, duke shkaktuar dëme materiale në shumën 2.141.343.616 lekë (lekë) sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes.