Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Më pak aplikues në Universitetin e Durrësit, studentët nga rrethet mbeten pa konvikt
8 Tetor 2019, 20:15Nga DOSJA
DURRËS- Një numër më të vogël aplikuesish për studimet e larta ka shënuar këtë vit edhe universiteti “Aleksandër Moisiu në Durrës, krahasuar me një vit më parë.
Ulja e numrit të aplikuesve, shoqëruar kjo edhe me rritjen e mesatares kryesisht për degët e mësuesisë, ka bërë që këto degë të kenë një numër më të vogël maturantësh të regjistruar deri më tani. Këto fakte i ka bërë të ditura për A2 CNN rektorja e universitetit Aleksander Moisiu.
“Nëse shikojmë regjistrimet, kemi një rënie të lehtë të numrit të regjistruarve, kemi regjistruar rreth 67% të kuotave, për gjithë fakultetet. Fakulteti i Edukimit ka rënie për shkak të rritjes së notës mesatare në hyrje. Kemi tre programe që janë nën 20%, tre degë të mira dhe të orientuara në treg, përveç këtyre nuk kemi dege që rrezikojnë te mos hapen”, thotë rektorja e UAMD, Kseanela Sotirovski.
Ndonëse universiteti i Durrësit renditet i dyti në vend sa i takon numrit të studentëve që studiojnë në të, problem mbetet mungesa e një konvikti për studentët qe vijnë nga rrethet.
“Për sa i përket infrastrukturës, jemi mbrapa, kjo është një pikë e jona e dobët”, pranon Sotirovski. Një interes të shtuar për këtë vit akademik në universitetin Aleksandër Mosiu, kanë marrë degët profesionale, të cilat duket se janë më të preferuarat për maturantët.
TIRANË- Mira, pas tradhtisë së bashkëshortit, humbi edhe fëmijët. Nëna e dy djemve të mitur nuk pati kohë të kuptonte se çfarë ndodhi në të vërtetë ...
ITALI – Burimet nga policia bëjnë të ditur se një 54 vjeçare shqiptare është arrestuar nga forcat e policisë italiane, pasi kërkoi 1 mijë euro dëmshpërbl...
Kjo e re shprehet se në prag të nisjes së vitit të ri akademik, studentëve u duhet të përballen me çmimin e lartë të banesave për akomodim.Studentet thon...
TIRANË– Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, si&cc...
Dy rreziqet në afatin e mesëm janë ngadalësimi i ekonomisë botërore, që prek eksportet vendase. Për të mbajtur nën kontroll këto dy rreziqe, banka Botërore reko...
Megjithatë rekordin e mban Turqia, ku sipas Eurostat rreth 82% e popullsisë nuk di asnjë gjuhë tjetër përveç turqishtes. Pas Turqisë renditet Mbretëria e...
Shqipëri- Dëshira e shqiptarëve për të ikur është aq e lartë, saqë po ia kalojnë dhe dhe vendeve që janë në luftë apo në konflikte të thella civile. Në gjashtë ...
GJIROKASTËR- Mungesa e infrastukturës për personat me aftësi të kufizuar është një problem shumë shqetësues në rrethin e Gjirokastrës.Shqetësime këto, të c...
Tashmë, prej vitesh bar-kafetë, mbajnë vendin kryesor si një ndër institucionet më të rëndësishme sociale, kulturore dhe argëtuese dhe për këtë mjafton të shiko...
Shqipëri-Më 2018-n shqiptarët ndanë si shpenzime për veshje nga buxheti i tyre më pak para se në vitin 2009.Sipas INSTAT 9 vite më parë shqiptarët harxhonin 5.7...