LIVE UPDATES
Politike

“Me ndryshimin do të bashkohen edhe socialistët e ndershëm”/ Gazment Bardhi: Zero taksë për tokën e fermerëve

13 Prill 2021, 13:34 Nga DOSJA
“Me ndryshimin do të bashkohen edhe socialistët e

ELBASAN- Drejtuesi Politik i PD-së për Elbasanin, Gazment Bardhi, dhe kandidati për deputet Qani Xhafa kanë vizituar ditën e sotme zonën e Vidhasit, ku dhe kanë takuar banorët. Xhafa tha se njësitë përreth Elbasanit do të sjellin ndryshimin me 25 prill. Gazment Bardhi kërkoi që në këtë marshim drejt ndryshimit, të afrohen edhe socialistët të cilët njësoj kanë vuajtur shpërfilljen dhe braktisjen në këto 8 vite.

“Unë po i them Taulant Ballës që, me Vidhasin, me gjithë pjesën administrative Papërr, dhe me të gjitha njësitë administrative të tjera që është Bradasheshi, Graceni, Funari, Labinoti Mal, por edhe lagjia 5 Maj që unë mbuloj, i them që do të jemi fitues, dhe këtë ai do ta marrë vesh me datë 25. Kur atë e ka përzënë fshati i tij, çfarë kërkon në Bradashesh apo në Papërr e në Vidhas?”, tha Qani Xhafa.

Bardhi në fjalën e tij tha se më 25 prill do të marrin fund padrejtësitë e 8 viteve keqqeverisje dhe do te mbyllet kapitulli ku qeveria funksionon vetëm për 10 vetë dhe i vë këmbën në fyt shumicës së njerëzve.

Kemi një plan pune, ku nuk ofrohen mrekulli për asnjërin prej jush, por ama marrim përsipër të zgjidhim ato halle dhe shqetësime që janë në dorë të qeverisë, që janë të mundshme e kërkojnë vëtëm vullnet politik. Çfarë do i duhet qeverisë përveç vullnetit politik që atë skemën e subvencioneve ta bëjnë funksionale, çfarë modeli kemi ne përballë? Kemi modelin që thotë me mburrje që kam shpërndarë 95 milion euro subvencione për bujqësinë.

A ka marrë dikush nga ju ndonjë lek nga këto 95 milion euro? Asnjë fermer, asnjë fshatar që punon nga mëngjesi e deri në darke nuk ka marrë asnjë qindarkë nga fondi i subvencioneve në bujqësi sepse skema që kanë ndërtuar është e tillë që lekët të mos vijnë te ju, por të shkojnë te 10 njerëz, dhe ju e dini se kush i ka marrë, edhe në qarkun e Elbasanit. Ata janë 10 njerëz që njihen me emër dhe me mbiemër. Pse i kanë marr vetëm ata dhe nuk kanë ardhur lekët te ju? Sepse skemën e kanë ndërtuar të tillë që lekët t’i përqëndrojnë në dhjetë duar që të kenë mundësi t’i ndajnë me Taulanat Ballën dhe me gjithë hajdutët e tjerë që i ka në listë ose që administrojnë pushtetin në qarkun e Elbasanit.

Skema ka qënë e tillë, thotë duhet të kesh 20 hektarë tokë që të marrësh subvencion në bujqësi. Po kush nga ju nuk do donte të kishte 20 hektarë tokë, të gjithë do të donit, por nuk keni. Shteti nuk i ka ndarë askujt 20 hektarë, u ka dhënë nga një hektar. Duhet të kesh, thotë, 50 krerë lopë që të marrësh subvencione. Kush nga ju nuk do të donte të kishte 50 krerë lopë, po nuk keni…. keni një, dy, ose pesë, por edhe ai që ka pasur 5, nga pamundësia ndonjë e ka shitur.. duke i mbetur një ose dy. Në këtë mënyrë, gjithë ai fond që duhet të vinte si mbështetje te ju, ka vajtur te 10 njerëz”, pohoi Bardhi.

Drejtuesi Politik nga ana tjetër vuri në dukje, vështirësitë që qeverisja 8 vjeçare ka krijuar për njerëzit, duke rritur taksat, tarifat e çmimet në çdo sektor. Ai sqaroi skemën e PD-së për subvencionimin në fshat, nga ku do të përfitojë çdokush mbi bazën e prodhimit që nxjerr, pa burokraci e kritere përjashtuese.

“Çmimin e energjisë elektrike ua ka rritur, çmimin e ujit ua ka rritur, taksë toke u mbledh, ju ka vënë tani te fatura e ujit taksë ndriçimi, taksë pastrimi, taksë gjelbërimi, taksë varrezash, nuk ka lënë emër takse pa ju vendosur. Pastaj bërtet që po bën shtet, se e vetmja mënyrë për të bërë shtet është me i vënë litarin në fyt atij që është i pamundur, njerëzve që janë të pamundur. Qeveria nuk mundet ta trajtojë fshatarin dhe fermerin si biznesmen, ju jeni të vetëpunësuar që me atë tokën që punoni nga mengjesi e deri në dark përpiqeni të ushqeni fëmijët tuaj, familjen tuaj.

Nuk mundet t’u marrë shteti taksë për tokën që ju e punoni vetë. Prandaj taksën e tokës do e keni zero. Ndërkohë që skema e subvencioneve do të jetë e thjeshtë, nuk do të ketë asnjë burokraci. Secili nga ju ka numrin personal të identifikimit, secili fermer dhe fshatar është i identifikueshëm. Po prodhove 5 kg, të takon një lek, prodhove 50 të takojnë 10 lek, e kështu me radhë në varësi të produkteve do të ketë një vlerë të caktuar rimbursimi apo mbështetje nga shteti. E njëjta gjë edhe me bagëtitë: ke dhjetë dele, të takojnë dy lek, ke 100 dele të takojnë njëzet lekë”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi, i siguroi banorët se angazhimet e marra do të mbahen, dhe për to ai së bashku me PD-në do të japin llogari pas 4 vitesh.

“Kudo ku unë shkoj, ka një padurim të njerëzve për të folur dhe kjo tregon atë që më këni pohuar vet ju, që gjendja ka shkuar aty ku nuk mban më. Në këto zgjedhje është radha me çu në shtëpi Edi Ramën, pastaj na e lini në dorë ne, se ai duhet të shkojë edhe në burg për zullumet që ka bërë, por fillimisht ta çojmë në shtëpi. Mbas katër vitesh, nëqoftëse edhe një angazhim të vetëm nuk e bëjmë realitet, është radha jona për të shkuar në shtëpi”, u shpreh Bardhi.

Bardhi gjithashtu u bëri thirrje që në rrugën drejt ndryshimit të bashkohen edhe socialistët, të cilët njësoj kanë vuajtur prej keqeverisjes dhe janë braktisur nga shteti.

“Miqtë e mi, 25 prillin duhet ta trajtojmë si një mision patriotik, por mbi të gjitha si një mision për familjet tona. Në këto zgjedhje nuk kemi betejë me socialistët, unë nuk e di në ka një socialist apo dikush që ka votuar tradicionalisht për PS këtu sot, por një mesazh për ata e kam. Ne nuk kemi betejë me ta me 25 prill, ata kanë vuajtur njësoj si demokratët këto tetë vite, janë shtypur me këmbë njësoj si demokratët, mungesë mbështetje nga kjo qeveti ka pasur si për demokratët dhe për socialistët, njëlloj nuk keni marrë ju demokratët subvencione në bujqësi, njëlloj nuk kanë marrë as ai fermeri dhe fshatari që ka votuar tradicionalisht PS.

Prandaj do të duhen të na bashkoheni me 25 prill, jo për PD, jo për Lulzim Bashën, por për fëmijët dhe familjen tuaj. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të hedhur hapin e parë për të sjellë ndryshimin që duam të gjithë. Ndryshimi vjen duke votuar të gjithë bashkë numrin 9, PD. Po shoh që ju e paskeni marrë vendimin, i vetmi që do të largohet është Edi Rama. Shqiptarët do të rrinë këtu, do të jetojnë këtu do të punojnë këtu, e do të ndërtojnë të ardhmen e femijëve të tyre këtu. Të takojmë kë të mundemi dhe ta bëjmë të ndërgjegjësohet që nuk është zgjidhje as shitja e votës as votimi me tifozllëk. Zgjidhja e vetme është të votojmë Partinë Demokratike, të votojmë numrin 9 dhe të bëjmë realitet të gjithë bashkë ndryshimin”, deklaroi Gazment Bardhi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazment bardhi qani xhafa zgjedhjet 25 prill 2021 gazment bardhi qani xhafa zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 13 Prill 2021, 11:42

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka akuzuar patronazhisten Klaudia Muço se po e spiunon, pasi i ka hedhur të dhënat e saj për preferencat politike në...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës