Zjarr në Roskovec, digjen 20 ha tokë! Digjen dhjetëra koshere bletësh, rrezikohen disa banesa
Pamje nga vendi i ngjarjes ME VIDEO- Po digjen 20 ha tokë në Roskovec, pamjet nga vendi i ngjarjes, të gjithë rendin p&...
Pamje nga vendi i ngjarjes ME VIDEO- Po digjen 20 ha tokë në Roskovec, pamjet nga vendi i ngjarjes, të gjithë rendin p&...
Ia vodhën 50 mijë euro, reagon Mirsad Shkreta: Ne jemi çift mjekësh, 1.5 vit kam deputet 26 Qershor, 14:26 ...
Kancelari i Austrisë: BE duhet të shohë përparimin që ka arritur Shqipëria me Maqedoninë e Veriut 25 Qershor...
Si po prodhohet Bitcoin në Shqipëri, SHISH: Kamuflohen përmes 'call center', të përfshirë edhe të huaj 25 Q...
SHKODËR – Tre persona janë proceduar penalisht në Shkodër, njëri prej tyre doganier në Pikën Kufitare Hani i Hotit, të cilët akuzohet për kalim të mallrave kontrabandë. Sipas bluve të Shkodrës, ka nisur procedimi për Ruzhdi Shabaj, Indrit Rroji, Denad Mesi, banues në Shkodër.
Në njoftimin e policisë thuhet se R. Sh. është konstatuar në PKK Hani i Hotit, me disa mallra dhe produkte të cilat i ka kaluar pa i deklaruar në organet doganore. Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjet një armë gjahu pa leje. Më pas është ushtruar kontroll në njërin prej subjekteve me administrator I. Rr., të cilin dyshohet se R. Sh. e furnizonte me produkte kontrabandë, ku janë gjetur disa mallra dhe produkte të ndryshme të dyshuara kontrabandë.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
Shkodër. Kontrolle intensive në pikat e kontrollit të kalimit kufitar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Proçedohen penalisht 3 shtetas 1 prej tyre Doganier në PKK Han i Hotit. Sekuestrohet një armë gjahu, dhe disa mallra ushqimorë kontrabandë me qëllim tregtimin e tyre. Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në PKK Han i Hotit filloi proçedimi penal për shtetasit: R. Sh., 59 vjeç, I. Rr., 48 vjeç, D. M., 28 vjeç, banues në Shkodër. Shtetasi R. Sh është konstatuar në PKK Han i Hotit me disa mallra dhe produkte të cilat i ka kaluar pa deklaruar në organet doganore gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi iu gjet një armë gjahu pa lejen përkatëse. Në vijim është ushtruar kontroll në njërin prej subjekteve të cilit dyshohet se shtetasi R. Sh e furnizonte me produkte kontrabandë, me administrator shtetasin I. Rr., nga kontrolli i ushtruar në këtë aktivitet tregtar, janë konstatuar disa mallra apo produkte me mbishkrime malazeze dhe dyshohet se janë mallra kontrabandë me qëllim tregtimin e tyre. Duke parë lëvizjet e shpeshta hyrje- daljet në drejtim të shtetit Malazez të shtetasit R. Sh., i cili konsiderohej si person me risk dhe dyshohej se merret me kalimin e produkteve kontrabandë, u proçedua penalisht shtetasi D. M., me profesion doganier pasi dyshohet se në bashkëpunim dhe me doganier të tjerë kanë favorizuar shtetasin R. Sh. në kohë të ndryshme për kryerjen e këtij aktiviteti të kundraligjshëm. U sekustruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë gjahu dhe disa mallra ushqimorë kontrabandë. Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë“, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Shpërdorim detyre”.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Liza Marku, 78-vjeçarja, banesa e së cilës u prish nga IKMT në kuadër të procesit të Rindërtimit te ‘5 Maji’ ka dalë sërish sot para mediav...
TIRANË– Sulejman Mema, kryetar i Federatës Rajonale të Futbollit të Tiranës ka denoncuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se po ndërhyn ...
LUSHNJE – Policia e Lushnjes ka vënë në pranga katër persona, në në kuadër të operacionit “Laboratori”.Në pranga kanë rënë Klevis (Klajdi) Kasa e shpallur...
DURRËS – Një makinë është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së pronarit...
DIBËR – Mbyllet Rruga e Arbrit. Shkak janë bërë reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë Qarkun e Dibrës që prej mbrëmjes së djeshme. Lajmin e ka bër...
DURRËS – Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako do të jetë kandidate për kryetare në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në...
FIER – Në 11- vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi. Motra e Ziverit, Trëndafilja, thotë se edhe...
DURRËS– Luan Hoti është emri i zgjedhur nga kryedemokrati Lulzim Basha për të garuar në Bashkinë e Durrësit për zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 mar...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur karafilë të kuq në vendet ku u vranë katër protestuesit e 21 janarit, 11 vite më parë. I shoqëruar nga fami...
DIBËR – Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu ka folur për situatën e krijuar nga dëbora ku është shprehur se disa zona janë pa energji elektrike.S...