LIVE UPDATES
Bota

Masat anti-Covid në Kosovë, pritet mbyllja për 12 ditë pas rritjes të frikshme të rasteve dhe viktimave

5 Prill 2021, 13:03 Nga DOSJA
Masat anti-Covid në Kosovë, pritet mbyllja për 12 ditë pas

KOSOVË– Me rritjen e numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë, me rekomandim të institucioneve të tjera shëndetësore, ka marrë vendim që të ketë masa më strikte, për të parandaluar shpërthim edhe më të madh të infeksionit.

Është propozuar mbyllja për 12 ditë e lokaleve të gastronomisë, qendrave tregtare, palestrave e shkollave. Po ashtu, lëvizja e qytetarëve është propozuar të lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Marketet, furrat dhe barnatoret do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Sipas Express, këto masa që është propozuar të hyjnë në fuqi nga data 6 dhe të zgjasin deri më 18 prill, do të diskutohen sot në mbledhjen e Qeverisë në orën 15:00, ku pritet të merret vendimi për miratimin e tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka deklaruar për Express se gjatë ditës do të dalë njoftimi për masat e reja.

“Për masat gjatë ditës ju njoftojnë kurdo që merret ndonjë vendim”,– ka thënë Hoti.

Ndërkaq në takimet që ka pasur me Shoqatën e Gastronomëve, Odën Ekonomike dhe kryetarët e komunave të vendit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se dnër masat që do të merren është edhe mbyllja për 12 ditë e lokaleve të gastronomisë, qendrave tregtare, palestrave dhe shkollave. Por, mbyllja nuk po përkrahet as nga bizneset e as nga kryetarët e komunave.

Por, Rukiqi thotë se ministri i Shëndetësisë ka qenë i vendosur që të ketë mbyllje për 12 ditë, madje sipas tij, kjo është e padiskutueshme.

Rukiqi deklaroi se në takimin me ministrin e Shëndetësisë ku ishin edhe ai i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, është dhënë zotimi se bizneset do të përkrahen financiarisht gjatë mbylljes.

“Ministri i Financave ka thënë se krahas mbylljes do të ketë edhe ëprkrahje financiare. Po e presim mbledhjen e Qeverisë për të parë çfarë po vendoset, ne s’jemi pajtuar me masat, por në fund vendimi merret nga Qeveria. S’ka pasur gatishmëri për mirëkuptim për alternativa tjera, nëse s’ka vullnet as për mbështetje financiare dhe strategji më afatgjatë që s’i prek bizneset, pra çka do të bëhet pas 12 ditëve, por edhe për muajt e ardhshëm, sigurisht se bizneset do t’i shfaqin pakënaqësitë përmes protestave”,– ka thënë Rukiqi.

Ai tha se nga Shoqata e Gatronomëve dhe Oda Ekonomike është porpozuar që të lejohen shërbimet me dërgesë (delivery) dhe “merr me vete”.

Rukiqi thotë se Qeveria duhet të ketë një plan më afatgjatë, sidomos për muajt e ardhshëm kur fillon sezoni veror dhe vendet fqinje lehtësojnë masat. Ai thotë se të njëjtën duhet ta bëjë edhe Kosova, pasi nëse në vend ka masa shtrënguese, qytetarët do të dalin jashtë kufijve dhe ekonomia kështu do të dobësohet edhe më shumë.

Rukiqi ka deklaruar se në mbledhjen me ministrat, nuk është përmendur mbyllja e kufijve. Ndryshe, kundër mbylljes së propozuar nga ministri Vitia kanë dalë edhe disa nga komunat e vendit.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka deklaruar për Express se kjo mbyllje do ta dëmtojë rëndë ekonominë.

“Nuk e përkrahi mbylljen, përkundër qëllimit të mirë shëndetësor, sepse kjo mbyllje do të dëmtojë rëndë ekonominë. Është po ashtu e padrejtë edhe ndaj komunitetit islam mbyllja dhe pamundësimi i aktiviteteve fetare në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit”,- ka deklaruar Tahiri.

Edhe Komuna e Gjilanit ka kundërshtuar mbylljen e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu ka deklaruar për Express nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli.

“E kemi kundërshtuar edhe mbylljen totale. I kemi aprovuar disa masa, siç janë kontrollimi më i rreptë nëpër hyrje-dalje, por në asnjë mënyrë mbylljen e gastronomisë dhe bizneseve tjera sepse pandemia ka shkaktu dëme të mëdha. Ne ia sqaruam se nuk është mirë të mbyllen bizneset, ka thënë se me gastronomët është shikuar mundësia e subvencionimit, por në emër të gastronomëve kam thënë që s’jemi dakord me mbyllje”,- ka deklaruar Ismajli.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora faik hoti hekuran murati koronavirusi ne kosove faik hoti hekuran murati koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës