Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
KLP hap garën për kryeprokuror të Përgjithshëm, ja afati për dorëzimin e dokumenteve
1 Prill 2019, 07:36Nga DOSJA
TIRANË–Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për kryeprokurorin e Përgjithshëm. Pjesë e garës për këtë post është edhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.
Prokrurorët kandidatë për këtë post kanë 30 ditë afat për të paraqitur dokumentet e tyre dhe pas një muaji, KLP ka 45 ditë vlerësim për kandidatët. Të gjithë kandidatët për kryeprokuror të përgjithshëm do të duhet të kalojnë edhe “sitën” e Vettingut.
Gjatë mbledhjes së sotme të KLP-së, janë përzgjedhur emrat e dy drejtuesve të rinj të përkohshëm të Prokurorisë së Lushnjes dhe Fierit.
Për drejtimin e organit hetues të Lushnjes, është zgjedhur me 7 vota pro Arben Dyle krahas kandidaturave të Rovena Zotos dhe Merita Selimit. Ndërsa për drejtimin e përkohshëm të Prokurorisë së Fierit është zgjedhur Violeta Shkurta, krahas kandidaturave të Genc Manes dhe Çlirim Sinës.
Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme, është zhvilluar edhe hedhja e shortit për Komisionin e Posaçëm të vlerësimit të kandidatëve të SPAK. Kandidatura e përzgjedhur nga shorti për joprokurorët ishte ajo e Tartar Bazajt, krahas figurave të Nurihan Seitit dhe Gent Ibrahimit, ndërsa për prokurorët është zgjedhur Besnik Cani.
Me 10 vota pro është vendosur edhe mbarimi i statusit të magjistratit për prokurorin Ardian Nezha, i cili disa ditë më parë dërgoi në KLP kërkesën për dorëheqje.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta p...
Tiranë- Në rrjet nuk janë të pakta memet që qarkullojnë për politikanët. Së fundmi personazhe të memeve janë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i PD-së L...
Prej rreth 4 vjetësh klandestinët shqiptarë, që mësyjnë portet holandeze për të shkuar në Angli u shndërruan jo vetëm në telash shtesë për policinë holandeze, p...
TIRANË- Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh ish-nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka publikuar një foto me qenin e saj, du...
TIRANË- Aktori i njohur Gazmend Paja, ka zgjedhur vendin e gabuar për të parkuar automjetin luksoz të tij. Ai ka parkuar në zonën pranë Teatrit Kombëtar, k...
Brenda 24 orëve nga publikimi i turpshëm i videos ka reaguar sot me një deklaratë, Ministria e Drejtësisë që nga ana e saj po komenton me zemërim publikimin e v...
Vrasja të shtunën në Shkodër e dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali ka rikthyer vëmendjen tek grupet kriminale që, prej vitesh, veprojnë në këtë qytet. Ibrah...
Rritja e bashkëpunimit midis dy Administratave Doganore të Shqipërisë dhe Kosovës do të bëjë që niveli i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve të rriten ndjeshëm....
ELBASAN- Forca të shumëta policie të repartit “SHQIPONJA” dhe “RENEA”, kanë zbarkuar në Elbasan, ku po ushtrojnë kontrolle të shumëta nëpër banesa e biznese, po...
VLORË- Një lëndë plasëse është gjetur sot në lagjen 10 Korriku në Vlorë, gjë që ka shkaktuar firkë e panik mes banorëve. Sipas informacioneve, mësohet se n...