LIVE UPDATES
Bota

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ja vendimet e marra…

7 Dhjetor 2020, 10:52 Nga DOSJA
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe miratimi i Projektligjit

PRISHTINË- Qeveria e Kosovës është mbledhur ditën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar dokumente dhe politika të ndryshme të fushave të saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Mediat e Kosovës, kanë publikuar të gjitha vendimet që janë marrë, ku një ndër to është ndryshimi dhe plotësimi i Programit Legjislativ të viti 2020.

Sipas vendimit të aprovuar, Projektligji i punës dhe Projektligji për pushimin e grave shtatzënë dhe prindëror fuzionohen në një ligj të vetëm i cili do të miratohet deri më 15 dhjetor 2020. Ndërsa shtohet në Programin Legjislativ për vitin 2020 miratimi i Projektligjit për Ratifikimin dhe amandamentimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10.

Gjithashtu, kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka dhënë mendimin për tri nisma legjislative të Kuvendit të Kosovës

1. Nisma legjislative për Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave. Mendimi i Qeverisë thekson se kjo nismë nuk arrin të adresojë të gjitha mangësitë e legjislacionit për këtë fushë dhe nuk është në harmoni me legjislacionin në fuqi dhe me legjislacionin e BE-së dhe Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje. Gjithashtu nuk është bërë identifikimi i burimeve të financimit të kostos buxhetore për këtë ligj. Qeveria rekomandon plotësimin e nismës ligjore me rekomandimet e dhëna nga Qeveria dhe shpreh gatishmërinë që të japë kontributin e saj për këtë.

2. Nisma legjislative për Projektligjin për fshatin Kabash, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dhënë mendimin se kjo nismë duhet analizuar dhe harmonizuar me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës, sepse forma në të cilën është hartuar nisma nuk i shërben qëllimit të projektligjit. Mendimi i Ministrisë së Pushtetit Lokal thekson se mbrojtja, ruajtja dhe promovimi i resurseve natyrore dhe trashëgimisë kulturore janë obligim edhe i pushtetit lokal dhe kjo nismë është në funksion të zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në këtë fshat. Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave ka vlerësuar se ky Projektligj krijon kosto shtesë në vlerë prej 18 mijë euro në vitet 2021-2023 dhe kjo shumë nuk është planifikuar në projeksionet buxhetore për këto vite.

3. Qeveria ka dhënë diskutuar edhe për Nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Gjithashtu është shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze lidhur me amendamentin Nr.1 të marrëveshjes kornizë për bashkëpunim financiar.

Në mbledhjen e sotme ka marrë miratimin edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore. Shitja apo privatizimi i banesave ne pronësi shoqërore dhe publike ka filluar në vitin 1992 në Kosovë. Me ndërrimin e sistemit kushtetues dhe ndryshimin e rrethanave politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, çështja është rregulluar me Ligjin për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore miratuar në vitin 2011, sipas të cilit qytetarëve ju është dhënë mundësi që fillimisht brenda afatit dy vjeçar, dhe më pas edhe me vazhdimin tre vjeçar, me qëllim që të gjithë ata që nuk kanë mundur të blejnë banesat, apo iu është pamundësuar blerja në të cilën në mënyrë ligjore e kanë fituar të drejtën banesore. T’u mundësohet blerja e banesës me kushte të përafërta siç është bërë gjatë viteve 1992-99. Meqenëse afatet e përshkruara në këtë Ligj tashmë kanë skaduar dhe gjendja e shitjes së këtyre banesave është e papërfunduar, ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji e zgjasin aftin për shitjen e këtyre banesave edhe për tri vjet, përkatësisht deri në vitin 2023.

Nga kabineti qeveritar është miratuar propozimi i Komisionit Përzgjedhës për rekomandim të kandidatëve për anëtarë të Bordit të Organi Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP). Sipas këtij propozimi, Qeveria e Republikës së Kosovës për anëtarë të këtij Bordi i ka propozuar Kuvendit të Republikës këta kandidatë:

1. Vjollcë Kurtishaj;

2. Erëleta Popaj;

3. Shqipe Hoti;

4. Ardita Morina;

5. Bujar Lushaku;

6. Pranvera Maloku.

Është aprovuar edhe propozimi i Komisionit Përzgjedhës për zgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka propozon Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zëvendësdrejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës/AKVP, këta kandidatë:

1. Sadik Kryeziu;

2. Milaim Çekaj;

3. Albiona Maloku;

4. Arben Krasniqi.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin Drejtori i Zyrës së Bashkëpunimit për Zhvillim caktohet Koordinator Kombëtar për IPA. Edhe ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës është në përputhje me Rregulloren e re për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit, dhe pas internalizimit të ish strukturave të ish-Ministrisë së Integrimeve Evropiane në kuadër të strukturës organizative të Zyrës së Kryeministrit.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe Kornizën e Treguesve për Mbrojtjen e Fëmijëve. Me miratimin e këtyre treguesve, obligohen të gjitha institucionet kompetente për zbatimin e tyre. Zyra e Kryeministrit dhe Zyra për Qeverisje të Mirë do të monitorojnë zbatimin e këtyre treguesve.

Me miratimin e vendimit në mbledhjen e sotme, është ndryshuar dhe plotësuar vendimi për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për reformën në fushën e inspektimeve sipas të cilit në përbërje të këtij Komisioni përfshihet edhe një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për themelimin e ndërmarrjes publike lokale “Eko-Natyra” në Skenderaj me pronar të 100% të aksioneve nga Kuvendi Komunal i Skenderajt.

Ndërsa vendimi tjetër ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Bifurkacioni” në këtë përbërje:

1. Faruk Lipovica – Drejtor, kryesues;

2. Burbuqe Xheladini – anëtare;

3. Abetare Kurti – anëtare;

4. Negjmedin Bajrami – anëtar.

Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin për themelimin e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Sipas këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve, Ilir Gutaj, nga Departamenti për Drejtësi Tranzicionale në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë do të zëvendësojë, Fetnete Ramosajn nga Instituti për Krime të Luftës.

Është aprovuar edhe propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për zgjatjen e mandatit të Grupit të ekspertëve të pavarur për dizajnim të parimeve, skenarëve dhe elementeve të reformës së vetingut në sistemin e drejtësisë. Afati për paraqitjen e raportit të këtij grupi shtyhet deri në datën 15 dhjetor 2020.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marr edhe propozimi tjetër i Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Grupit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky grup do të analizojë mundësitë e themelimit të këtij instituti si dhe do të identifikojë praktikat më të mira krahasuese me elementet dhe specifikat që mundë të përfshihen në rastin e Kosovës.

Është miratuar edhe Projektligji për Lotarinë e Kosovës i cili rithemelon Lotarinë e Republikës së Kosovës, si suksesor juridik i Lotarisë së Kosovës sh.a. e cila është mbyllur me Ligjin për ndalimin e lojërave të fatit. Me këtë Projektligj synohet rregullimi, organizimi dhe funksionimi i Lotarisë së Republikës së Kosovës, llojet e lojërave, kushtet dhe mënyrën e organizimit, rregullat dhe mbikëqyrjen e tyre si dhe mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave nga lojërat e fatit të lotarisë.

Qeveria ka aprovuar edhe kërkesat e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftë së UÇK-së, Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Lidhjes së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Republikës së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në vlerën prej 203,000.00, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.

Mjetet ndahen si vijon:

17,000.00 euro, transferohen në Shoqatën e Familjes se Dëshmorëve të Luftë së UÇK-së;

34,000.00 euro transferohen në Organizatën e Veteranëve të Luftë së UÇK-së;

15,000.00 euro transferohen në Shoqatën e Invalidëve të Luftë së UÇK-së;

125,000.00 euro transferohen në Shoqatën e Invalidëve të Luftë së UÇK-së, për mbulimin e shpenzimeve për proteza të Invalidëve te Luftës së UÇK-së

12,000.00 euro transferohen në Lidhjen e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Republikës së Kosovës.

Në arsyetimin e vendosjes së këtyre ligjeve është gjendja emergjente e shkaktuar nga COVID-19 të cilat do të mbulohen nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.

(k.a/dosja.a)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mblidhet qeveria e kosoves qeveria e kosoves mblidhet qeveria e kosoves qeveria e kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet