LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbikëqyrja e Kardhiq-Delvinë mbetet e pandryshuar, KPP zbardh vendimin

27 Shtator 2019, 11:32 Nga DOSJA
Mbikëqyrja e Kardhiq-Delvinë mbetet e pandryshuar, KPP zbardh vendimin

DELVINË– Historia e rrugës Kardhiq-Delvinë, që përveç zvarritjes së një dekade nga njëra qeverisje në tjetrën, po has së fundmi një zvarritje të re për shkak të përplasjeve mes operatove ekonomikë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar në procedurat e tenderimit. Teksa ministria ka njoftuar se loti 7 nuk është më një prioritet dhe është shtyre në kohë, në Komisionin e Prokurimit Publik kanë vërshuar ankesat si për procedurën e prokurimit shpallur për mbikëqyrjen edhe për ndërtimin. Komisioni publikoi në 25 shtator vendimin e tij lidhur me ankesën paraqitur nga bashkimi i operatorëve “Instituti i Konsulencës në Ndërtim IKN” & IMES-D” shpk të cilët kundërshtojnë vlerësimin e bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ofertën e tyre.

Ndryshe nga sa ka ndodhur herët e fundit ku KPP ka rrëzuar vendimet e Autoritetit Rrugor Shqiptar këtë herë ai ka lënë në fuqi vendimin e marrë. Në argumentimin e bërë nga KPP nuk është marrë në analizë mënyra sesi është bërë vlerësimi me pikë. Lënia në fuqi lidhet me faktin që operatori ekonomik nuk ka respektuar hierarakinë në procesin e ankimimit. Kjo do të thotë që operatori duhet të kishte paraqitur pretendimet e tij pranë autoritetit kontraktor në këtë rast ARRSH dhe më pas të paraqitej në KPP.

“Ankimi i paraqitur nga operatori ekonomik ankimues pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke mos respektuar shkallët e ankimimit sikurse përcaktohet në ligjin e sipërcituar, sjell si pasojë që ai të mos ketë përmbushur detyrimin për ndjekjen e afateve ligjore të ankimimit në autoritetin kontraktor, duke mos plotësuar në këtë mënyrë njërin nga “elementet e domosdoshëm të ankesës” dhe përbën shkak për mospranimin e ankesës nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik.

KPP gjykon se operatori ekonomik ankimues, në respektim të shkallëve të ankimimit, duhet të kishte ngritur këto pretendime pranë autoritetit kontraktor, ashtu sikurse është përcaktuar specifikisht në ligjin e prokurimit publik. Komisioni i Prokurimit Publik sqaron se nuk mund të shprehet mbi pretendime të cilat nuk janë bërë paraprakisht objekt ankese pranë autoritetit kontraktor. Objekti i ankesës së paraqitur pranë autoritetit kontraktor në respekt të shkallëve të ankimimit nuk mund të shtohet në momentin e paraqitjes në KPP” thuhet në vendimin e KPP.

Duke u ndalur në këtë pikë ky Komision ka nënvizuar se është kjo arsyeja që ankimimi i bërë nga operatori nuk mund të pranohet.

Aktualisht në KPP mbetet ende për vendimmarrje një tjetër ankesë e paraqitur nga Gjoka Konstruksion paraqitur ne 23 shtator 2019 për procedurën me objekt “Ndërtim Rruga Kardhiq-Delvine Loti 7”.

Procedura e prokurimit për ndërtimin e Lotit 7 të rrugës u zhvillua në mes të qershorit ku të paktën gjashtë kompani paraqitën ofertat e tyre. ARRSH do të shpallte fitues ofertën e kompanisë IRCOP por që më vonë pas ankesave KPP do të rrëzonte vendimin e autoritetit kontraktor duke kualifikuar bashkimin e operatorëve “Gjoka Konstruksion” sh.a. & “Cobial” sh.p.k. & “JV “GR Albania” sh.p.k. & “Geoportal”. Por pas kësaj ministria do të njoftonte anulimin e tenderit duke nënvizuar që ARRSH kishte projekte të tjera më prioritare.

Marrë nga Monitor

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rruga kardhiq-delvine rruga kardhiq-delvine

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale