LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbante magazinën me ushqime dhe veshje kontrabandë, arrestohet 59-vjeçari në Korçë

4 Maj 2022, 12:56 Nga DOSJA
Mbante magazinën me ushqime dhe veshje kontrabandë, arrestohet

KORÇË– Policia e Korçës ka vënë në pranga një 59-vjeçar pasi mbante në një magazinë në pronësi të tij produkte ushqimore kontrabandë. Policia, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e M.B në Bilisht ka gjetur dhe ka sekuestruar produkte ushqimore dhe veshje. Të gjitha me mbishkrime në gjuhën greke, pa dokumentin përkatës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, të shtetasit M. B., 59 vjeç, banues në Bilisht, Devoll. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën në pronësi të këtij shtetasi, në Bilisht, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore dhe veshje të ndryshme me mbishkrime në gjuhën greke, pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara kontrabandë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasi M. B., 18 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit A. L., 41 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit K. K., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, u kap duke vjedhur materiale të ndryshme të riciklueshme, në godinën në pronësi të shtetasit K. H., 32 vjeç, banues në Korçë. Po nga këto struktura filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. T., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në afërsi të fshatit Barç, Korçë, ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për shtetasin J. Xh., 21 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, për veprën “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në këtë fshat, ky shtetas ka goditur me grushte shtetasin F. Ç., 23 vjeç, banues në Hudënisht. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet korce policia e korces korce policia e korces

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet