Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MBRETËRI E BASHKUAR – Kryeministrit të Britanisë Boris Johnson i është kërkuar të japë dorëheqjen për një festë të paligjshme të Krishtlindjeve që u zhvillua gjatë periudhës kur vendi ishte i bllokuar dhe i mbyllur nga pandemia vitin e kaluar.
Akuzat shpërthyen të martën mbrëma pasi ITV News zbuloi një video që tregonte zyrtarët e lartë duke qeshur për festën. Udhëheqësi i SNP Westminster (The Scottish National Party), Ian Blackford tha se Kryeministri duhet të përballet me një moment llogaridhënie morale dhe duhet të largohet ose të shkarkohet nga partia e tij.
“Downing Street me dashje theu rregullat dhe u tall me sakrificat që kemi bërë të gjithë, duke shkatërruar besimin e publikut. Kryeministri është përgjegjës për humbjen e besimit të popullit. Ai nuk mund të udhëheqë më çështjen më urgjente me të cilën po përballemi. Kryeministri ka një detyrë. E vetmja zgjedhje e drejtë dhe morale që i ka mbetur: është dorëheqja e tij”, tha kreu nacionalist skocez.
Johnson e refuzoi kërkesën për dorëheqje duke u thënë deputetëve se do të vazhdonte punën pasi kjo ishte gjëja e dhur për t’u bërë.
“Unë do të vazhdoj me punën dhe besoj se kjo është gjëja e duhur për të bërë”, tha ai.
Kryeministri akuzoi opozitën se po përpiqet të hedhë baltë mbi ngjarjet e një viti më parë. Blackford u përgjigj se ai nuk kishte parë asnjë shenjë dinjiteti nga një kryeministër që thjesht nuk e kuptonte situatën.
“Është e qartë se ky kryeministër është duke u kapur dëshpërimisht, pas pushtetit dhe nuk kam asgjë për t’i thënë një njeriu, përgjigjet e të cilit thjesht nuk mund t’i besojmë… Nëse ai nuk jep dorëheqjen, ai thjesht duhet të hiqet nga të tjerët”, tha Blackford.
Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer kritikoi gjithashtu Johnson, megjithëse nuk kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit. Johnson thotë se të gjitha rregullat ishin ndjekur gjatë pandemisë, ndërsa Doëning Street mohon se ajo që ndodhi ishte një festë, por nuk ka ofruar asgjë konkrete për të vërtetuar pretendimin e tyre.
(m.k/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TURQI – KiE i ka vendosur Turqisë një limit dhe afat përfundimtar, për të dorëzuar një përgjigje lidhur me rastin deri më 19 janar 2022 për të zbatuar ven...
GJERMANI– Bodo Weber, ekspert i njohur gjerman për rajonin e Ballkanit dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin, ka ...
FRANCË- 33-vjeçari nga Arabia Sudite, i arrestuar në Francë me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasjen e Jamal Khashoggi do të lirohet nga burgu. M...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 10 raste të reja të të infektuarve me koron...
SHBA- Kompanitë e vaksinave ‘Pfizer-BioNTech’ njoftuan së fundmi se një doze e tretë e vaksinës mund të luftojë variantin Omicron. Mediat e huaja shkruajnë se r...
INDI- Një helikopter, në të cilin ndodhej zyrtari më i lartë ushtarak i Indisë, shefi i Stafit të Mbrojtjes, Gjenerali Bipin Rawat u rrëzua. Ministri i Mbrojtje...
TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në konviktin e studentëve në Antalia, Turqi ku një kuzhinier ka vrarë një nga studentët. Mediat e huaja raportojnë se Ihsa...
Kosova dhe Shqipëria kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në çdo mision të mundshëm të udhëhequr nga SHBA në Ukrainë, pasi frika për një pushtim...
RUSI- Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa nisi sot udhëtimin e tij të gjatë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Mediat e huaja shkruajnë se raketa ruse u ...
BRITANI E MADHE- Shkencëtarët britanikë, sipas një studimi të fundit, bëjnë me dije se simptomat fillestare të Covid-19 mund të keqinterpretohen si efekte anëso...