LIVE UPDATES
Bota

Mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg: SHBA-BE duhet të bashkëpunojnë fort për të luftuar Kinën e Rusinë, Rama takon Mitsot

14 Qershor 2021, 07:00 Nga DOSJA
Mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg: SHBA-BE duhet të

BRUKSEL–SHBA-ja, Britania dhe aleatët e tjerë të NATO-s kanë mbajtur ditën e sotme Samitin e radhës ku është dikutuar kryesisht mbi ndryshimit e klimës dhe përparësi të sigurisë si dhe mbi sfidat e paraqitura nga Kina, e të mbajnë presionin mbi Rusinë.

Ky Samit siç duket kishte si qëllim kryesor uljen e tensioneve midis vendëve të ndryshme që kishin mosmarrëveshje midis tyre dhe sjelljen e paqes në Evropë. Për ta konkretizuar më shumë këtë mund të cekim takimin që u zhvillua midis kryeministrit te vendit Edi Rama dhe homologut të tij grek Mitsotakis të cilët kanë diskutuar rreth çështjeve të cilat ‘çalojnë’ marrdhëniet mdis dy vendeve siç janë për caktimin e kufinjve detarë ndërsa kryeministri grek ka kërkuar vëmëndje për rëndësinë e pakicave greke në Shqipëri.

Nga ana tjetër presidenti i Turqisë Erdogan është takuar edhe me kryeministrin grek Mitsotaki i cili ishte një takim që u prit me shumë entuziazëm dhe kuriozitet nga të dyja palët. Ky takim është përshëndetur nga mediat helene të cilat po prisnin rezultatin e takimin për uljen e tensioneve midis dy palëve dhe zgjidhjen e mosmarrveshjve përsa i prket detit. Siç kanë shkruar mediat greke akulli është thyer dhe marrëdhëniet po shkojnë drejt përmirësimit.

Emanuel Macron dhe Rexhep Tajip Erdogan qëndruan ballë për ballë për 45 minuta në takimin që zhvilluan në Samitin e NATO-s në Bruksel, i pari ky pas konfliktit të madh që ndezi vendet Turqi-Francë. Pas takimit, i cili zgjati më shumë se sa ishte planifikuar, Emanuel Macron shkruante në një postim në Twitter se ai kishte bërë një bisedë të gjatë Erdogan në mënyrë që të dyja palët të bënin përpara dhe respektonin njëri-tjetrin. Sipas një deklarate nga Pallati Elysee, Macron i tha Erdoganit se të gjithë aleatët e NATO-s duhet të kenë një angazhim të qartë ndaj vlerave, parimeve dhe rregullave të Aleancës.

Sekretari i përgjithshem Stolenberg ka folur gjithashtu në Samit ku ka theksuar bashkëpunimin e fortë të SHBA me BE në mënyrë që të luftojnë kundër regjimeve totalitare siç është Kina dhe Ruasia dhe për këtë gjë duhet një bashkëpunim i fortë mes tyre. Stoltenberg e mori fjalën i pari teksa theksoi se angazhimi për ndryshimet klimatike dhe, teknologjia e re për sulmet kibernetike dhe politikat e reja për kontrollin e armëve do të jenë pikat kryesore që do tu kushtohet vëmendje të veçante.

Presidenti i Turqisë Erdogan gjatë Samitit të NATO-s u takua me presidentin e SHBA-ve Joe Biden dhe ajo çfarë ra në sy gjatë takimit të tyre ishte mënyra e tyre e përshëndetjes. Kamerat kanë fotografuar një moment kur Erdogan dhe Biden tokin grushtat me njëri tjetrin pasi shtrëngimi i duarve është i ndaluar në këtë kohë pandemie dhe në një moment duket sikur Erdogan ishte duke iu afruar Biden për t’i puthur dorën, por nuk ishte ashtu. Ai po ngrihej dhe kamerat e ‘kapën’ në një pozicion që dukej sikur po i afrohej dorës së presidentit amerikan.

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan diskutuan ditën e sotme gjatë takimit në samitin e NATO-s për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve si dhe tregtinë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pasi ka folur për bashkëpunimin midis SHBA dhe BE ka përmendur edhe ardhjen e presidentit të ri Joe Biden në SHBA. Ai tha se ka një ndryshim të madh me presidentin e mëparshëm dhe se në Shtëpinë e Bardhë është një frymë tjetër e re. Sekretari tha se Biden i kalon të gjitha pritshmëritë e një lideri politik dhe është përtej figurave standarte , sipas tij tashmë siguria e aleancës është më e madhe.

Vitin e ardhshëm Samiti i NATO-s do të mbahet në Spanjë pas një ftese të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez. Stolenberg e ka falenderuar për mbështetjën dhe për mikpritjen dhe është treguar entuziast për këtë gjë duke thënë;  “Ne shpresojmë të takohemi në në Spanjë në 2022”

Në komunikatën e fundit Samiti i NATO-s i bën thirrje Moskës të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe përgjegjësitë si shtet pasi në këtë mënyrë siç po vepron nuk do të ketë kthim në normalitet. Udhëheqësit gjithashtu i bënë thirrje Moskës të heqë etiketën e “vendit armiqësor” për Republikën Çeke dhe Shtetet e Bashkuara. Për Kinën, NATO është “e shqetësuar” për ambiciet e deklaruara të Pekinit dhe zhvillimin e arsenalit të saj bërthamor, të cilin e përshkruan si “sfida sistematike” ndaj rendit ndërkombëtar. Gjithashtu i bëri thirrje Iranit të pezullojë të gjitha aktivitetet e raketave dhe deklaroi se do të siguronte funksionimin e vazhdueshëm të Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul.

Sipas AP, takimi personal në Bruksel vjen përpara takimit të parë ballë për ballë të presidentit amerikan me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Zvicër të Mërkurën dhe pas një takimi 3-ditor të G7 në Cornwall.

Presidenti i SHBA Joe Biden, dha deklaratën e fundit për shtyp rreth mbledhjes së Samitit të ditës se sotme të NATO-s ku i pyetur nga gazetarët u ndal në disa pika kryesore. Fillimisht ai foli rreth situatës pandemike duke argumentuar që në një interval kohor jo shumë të gjatë kanë arritur të ulin në mënyrë dramatike numrin e rasteve të humbjes së jetëve e cila ka qenë 370 vdekje në ditë që për një vend të madh si Amerika është një numër jo shumë i madh. Ai i ka bërë thirrje vendit të mos dorëzohet për të luftuar virusin deri në fund. Më pas gazetarët e kanë pyetur presidentin rreth Rusisë dhe Putin-it ndërsa ai u përgjigj se i kërkon bashkëpunim Putin në mënyrë që të promovojnë më shumë vlerat e demokracisë në botë, por nëse ai nuk është i gatshëm për bashkëpunim presidenti u shpreh se do ti përgjigjet. Poe këtë pjesë ai tha se mund ta diskutojë më gjerë pas takimit që do të ketë më përfaqësuesin e Rusisë.

Kina u përmend për herë të parë në komunikatën e udhëheqësve të NATO-s pas samitit të mëparshëm, të organizuar nga MB, në 2019, kur u përshkrua si një sfidë dhe një mundësi. 

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, e njohur si NATO, është aleanca më e fuqishme e mbrojtjes rajonale në botë Ajo u krijua në 1949, pas Luftës së Dytë Botërore, për të kundërshtuar kërcënimin e zgjerimit komunist Ajo u themelua në parimin e mbrojtjes kolektive midis aleatëve Fillimisht kishte 12 anëtarë, por tani ka 30 anëtarë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jens stoltenberg joe biden samiti i nato-s vladimir putin jens stoltenberg joe biden samiti i nato-s vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet