Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
VD-Marrëveshjet, Rama: Ëndërr e kahershme hekurudha Durrës-Prishtinë
26 Nëntor 2021, 09:18Nga DOSJA
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama deklaroi se hekurudha Durrës-Prishtinë është një nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet nga dy vendet. Nga Elbasani, aty ku zhvillohet mbledhja mes Shqipërisë dhe Kosovës, Rama u shpreh se ndërtimi i kësaj hekurudhe është një ëndërr e kahershme.
‘Ndërkohë sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plot mes të dyja shteteve në të gjitha fushat. Sot e sjellim bashkëpunim e dy shteteve më pranë njerëzve. Me vjen mirë që sot angazhohemi për hapjen e pikës kufitare në Shishtavec, rregullimin e trafikut lokal të kufirit dhe lejeqendrimin. Zbatimi i planit të BE për investime në ballkanin perëndimor për të hartuar dhe përgatitur në mënyrë të mirë për të dyja vendet është një projekt i rëndësishëm. Hekurudha Durrës-Prishtinë, është një ëndërr e kahershme. Sot ne jemi me të drejtë të lehtësuar se hedhim një hap konkret, në varësi të këtij studimi do të mund të prezantojmë këtë projekt për të aksesuar fonde.Nga ana tjetër jemi shumë të qartë që në dy anët kemi nevoje të përmirësojmë kushtetet për shtimin e ekonomisë. Një pjesë e rëndësishme e kësaj janë më shumë inerci për të thënë jo se për të mos vazhduar me bllokimet e mëtejshme. Ta bëjmë të plotë ndërveprimin. Më vjen mirë që sot firmosim marrëveshjen për lehtësimin e mallrave në dogana. Jemi në kushtet kur të hapim më shumë hapësira.’- tha Rama.
ELBASAN– Ministrat e qeverisë së Kosovës, kanë mbërritur në Elbasan me furgon, për mbledhjen e sotme të përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës....
ELBASAN– Kryeministrit Edi Rama i pëlqeu fjalimi që mbajti ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Pasi ky i fundit mbylli fjalimin, kreu i qeverisë i tha se i ...
TIRANË – N/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili reagoi i prerë ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha se nuk do të ketë më bashkëp...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se mes dy vendeve do të rriten konsullatat e përbashkëta. Nga Elbasani, kreu i qeverisë tha se do të...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama tha në nisje të fjalës së tij në mbledhjen me qeverinë e Kosovës, se do donte që ti priste në një ditë me diell. Duke përme...
ELBASAN– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nisi fjalimin e tij duke kujtuar viktimat e tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima. Që në nisje të fjal...
PREKAZ- Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mbylli vizitën në Kosovë duke përkujtuar familjen heroike Jashari nga Prekazi. Kreu i shtetit vendosi një buqetë me lu...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një tender i cili është pa garë. Kjo është përgjigjia që gazetari ka për kryeministrin Edi Rama i cili ...