Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të hënën se marrëdhëniet midis bllokut dhe Rusisë “janë në nivel të ulët” dhe se “situata apo përkeqësimi i mëtejshëm i saj nuk është në interesin e asnjërës palë”. Michel i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
Në deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian thuhet se Michel e informoi Putinin se Këshilli Evropian ka diskutuar për Rusinë në muajin maj dhe se “i ka dënuar aktivitetet e paligjshme, provokuese dhe përçarëse ruse kundër BE-së, vendeve anëtare të saj dhe të tjerëve”.
Në një postim në Twitter, Michel tha se marrëdhëniet mund të përmirësohen vetëm “nëse Rusia ndalon sjelljen përçarëse”. Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin gjithashtu tha se marrëdhëniet “nuk mund të konsiderohen të kënaqshme”.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së kanë nisur të përkeqësohen prejse Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Në të njëjtin vit, Moska ka nisur mbështetjen edhe për një lëvizje separatiste në lindje të Ukrainës. Në muajin prill, Republika Çeke – anëtare e BE-së – ka akuzuar agjentët e inteligjencës ruse për kryerjen e një shpërthimi në një depo armësh në Çeki, në vitin 2014.
Rusia e ka mohuar përfshirjen në incident, por rasti ka çuar në dëbime diplomatësh midis dy vendeve.
Në deklaratën e BE-së thuhet se Michel dhe Putin diskutuan edhe për situatën në Bjellorusi. Michel e dënoi aterimin e detyrueshëm të një fluturimi komercial të kompanisë Ryanair, muajin e kaluar, në Minsk dhe arrestimin e një gazetari opozitar që ndodhej në bordin e avionit.
Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin tha se sanksionet e BE-së kundër Bjellorusisë, për shkak të incidentit, janë “kundërproduktive”.
Michel i kërkoi Putinit që ta nxisë udhëheqësin bjellorus, Aleksandr Lukashenka, “të lirojë të burgosurit politikë, të ndalojë dhunën dhe të përfshihet në një dialog kombëtar gjithëpërfshirës”.
Gjatë bisedës, Michel përsëriti gjithashtu “mbështetjen e palëkundur” të BE-së për “pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”. Deklarata ruse e përshkroi konfliktin në Ukrainë si “një krizë të brendshme”.
Marrë nga REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
RUSI- Lideri rus i opozitës është rikthyer përsëri në burg. Mediat e huaja shkruajnë se Alexei Navalny u kthye në burg pas grevës së urisë.Lideri rus i opozitës...
BRITANI- Udhëheqësit e G7 kanë arritur një marrëveshje për të goditur gjigandët e teknologjisë. Mediat e huaja raportojnë se marrëveshja detyron kompanitë si A...
IBIZA- Një tragjedi ndodhi natën e të enjtes në Ibiza ku një vajzë 21-vjeçare ra nga ballkoni i një hoteli, ku po qendronte me të dashurin e saj. Mediat ...
BRITANI- Eventi “Bafta Tv Awards” 2021 është mbajtur më 6 qershor 2021. Për të dytin vit radhazi eventi është organizuar nga Richard Ayoade. BBC raporton se Mic...
KOSOVË– Katër anëtarët e familjes Ramadani të cilët ishin viktima të një aksidenti në Kosovë janë varrosur sot në Shtime.Familja ia ka falur gjakun a...
RUSI- Një javë para nga takimi me presidenti amerikan Joe Biden, Putin ka nënshkruar ligjin që nxjerr Rusinë nga traktati i kontrollit të armëve të Qiejve të Ha...
SERBI- Një debat ka ndodhur në paralamentin serb teksa diskutohej për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë. Mediat e huaja raportojnë se debati ka ndodhur mes de...
GREQI- Greqia mesa duket nuk gjen qetësi. Regjistrohen lëkundje tërmeti afër Tilos në orën 19:00.Tërmeti ishte me madhësi 4.2 i shkallës rihte, me një thellësi ...
TIRANË– “Radio Europa e Lirë” ka publikuar shifrat që kanë paguar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për të fuqizuar ushtritë e tyr...
MEKSIKË– Akte barbare shoqëruan zgjedhjet e të dielës në Meksikë. Vetëm pak pas nisjes të votimit, një burrë hyri në një qendër votimi në Terazas del Valle...