Gjermania në kaos, shkak greva në hekurudha, aeroporte dhe porte
27 Mars, 11:10
Transporti “paralizohet”...
Bota
Maqedonia e Veriut hap platformën informative për vendet e CEFTA-s
23 Nëntor 2021, 11:40Nga DOSJA
MAQEDONIA E VERIUT– Shoqata e tregtisë elektronike e Maqedonisë së Veriut do të hapë një platformë informative për vendet e CEFTA-s. Mediat vendase raportojnë se shoqata elektronike njoftoi se do të nisë një platformë rajonale për informacionin e tregtisë elektronike në vendet e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.
“Platforma rajonale do të përfaqësojë një zgjerim të një platforme e-commerce të nisur për tregun e Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 në vendet e tjera të CEFTA-s, përkatësisht Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Moldavinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën”,- tha Shoqata Maqedonase e Tregtisë elektronike.
“Platforma do të jetë një qendër praktike me burime dhe informacione mbi aspektet kryesore të tregtisë elektronike për të gjitha vendet,” -tha në deklaratë Nina Angelovska, presidente e Shoqatës Maqedonase të Tregtisë elektronike.
CEFTA është një marrëveshje tregtare ndërmjet vendeve jo anëtare të BE-së, anëtarët e së cilës tani janë të vendosur kryesisht në Evropën Juglindore. Pasi një vend pjesëmarrës të anëtarësohet në BE, anëtarësimi i tij në CEFTA përfundon.
BULLGARI – Presidenti i Bullgarisë Ruden Raev u takua sot me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev pas ngjarjes së trishtë në Struma ku humbën jetën 46 njerë...
SEUL –Ish-diktatori i Koresë së Jugut Chun Zhouhan, i cili shtypi brutalisht kundërshtarët derisa demonstratat masive e detyruan të largohej, vdiq të mart...
BULLGARI – Agjencia e Shërbimit Mediatik Audio dhe Audiovizual në Bullgari u ka bërë apel mediave në vend që të transmetojnë me seriozitet pamjet e vendng...
KOSOVË-Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pas aksidentit tragjik në Bullgari ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.Me anë të një postimi në F...
BULLGARI– Familja në foto është ajo Ahmeti, pjestarët e të cilëve u shuan në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari. Familja prej 4 an...
BULLGARI- Nјë grua me dу fëmіјë në krahë është djegur para derës së autobusit të aksidentuar në Bullgari.Hetuesit në vendngjare thonë se në derën e parë të auto...
BULLGARI- Në mesin e 46 viktimave në Bullgari kanë mbetur 6 nxënës të shkollave fillore “Ismail Qemaili” në Maqedoninë. Fëmijët ishin në autobus së bashku me fa...
BRUKSEL – Protestuesit në Bruksel ndezën zjarre në rrugët e kryeqytetit belg në shenjë kundërshtimi ndaj masave kufizuese të qeverisë kundër përhapjes së...