LIVE UPDATES
Politike

Manovrat me 100 milionë USD uniforma për Ushtrinë, skema e tenderit u nis nga Imami dhe vijoi nga Kodheli e Xhaçka

5 Gusht 2020, 14:28 Nga DOSJA
Manovrat me 100 milionë USD uniforma për Ushtrinë, skema e

TIRANË- Tenderi i fundit i uniformave të Policisë së Shtetit ka zbuluar një skemë të mirëfilltë përfitimi të parave publike me gara fiktive mes kompanive. Skemë e cila që nga viti 2012 u ka kushtuar mbi 100 milionë dollarë taksapaguesve shqiptarë.

Kompani të ndryshme, por me numra telefoni të njëjtë, të deklaruara nga ato vetë kur janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, që garojnë për të qepur uniformat e Policisë dhe Ushtrisë Shqiptare. Në kallëzimin që kanë bërë në SPAK deputetët e opozitës parlamentare hidhet dritë mbi funksionimin e këtij mekanizmi.

Në mes të korrikut të këtij viti, firma D&E shpk, e lidhur me disa kompani të huaja, ka fituar tenderin për pajisjen e Policisë së Shtetit me uniforma me një vlerë prej afro 26 milionë dollarë, 5 milionë USD më shumë se operatori turk “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat”, i klasifikuar në vend të parë duke ofruar rreth 20 milionë dollarë.

Për të arritur në këtë rezultat, tenderi është zvarritur për më shumë se një vit në procedurat e Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara. Fillimisht, në lojë ka hyrë një kompani kroate e lidhur me operatorë shqiptarë, e cila ka kërkuar ndryshime teknike, dhe këtu bëhet shkelja e parë duke ulur numrin e uniformave që duhen prodhuar, ndërkohë që vlera e tenderit mbetet e njëjtë. Procedura e tenderit pezullohet dhe hapet pas disa muajsh. Më pas, kompania kroate skualifikohet. Në garë mbeten dy operatorë, “D&E shpk” dhe kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat”, që arrijnë parakualifikimin.

MANOVRA

Për të vazhduar më tej, këto subjekte duhet të prodhojnë brenda 20 ditësh kampionet, por afati është i shkurtër dhe për të fituar kohë në lojë futet kompania “Marsi&Al”, që kërkon rishikimin të procedurave. Kërkesa rrëzohet, por koha e shqyrtimi u vjen në ndihmë dy kompanive të tjera që të realizojnë kampionet.

Në përfundim të këtij procesi tenderimi, Ministria e Brendshme shpall fituese kompaninë me vlerën më të lartë të ofruar, “D&E shpk”, 5 milionë dollarë më shumë se kompania turke, ndërkohë që hapësirat janë për të përfituar edhe 2 milionë dollarë të tjerë, për shkak të shtesave të uniformave që mund të vijnë gjatë zbatimit të kontratës.

NJË KOMPANI

Në dokumentet zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, “Marsi&al” rezulton me të njëjtin numër telefoni me “D&E shpk”, çka tregon hapur se këto dy kompani kanë një administrim, edhe pse kanë pronarë të ndryshëm në letra.

“D&E shpk” është një kompani e themeluar në 2007 me objekt kryesor gërmime dherash dhe punime inxhinerike, vetëm rreth 6 vite më vonë ka shtuar si veprimtari prodhimin e uniformave, ndërkohë që nuk ka në pronësi asnjë rrobaqepësi veshjesh dhe nuk ka listë të tyre të deklaruara në organet tatimore.

Por kjo gjë, në fakt, nuk e ka penguar aspak, që së bashku me kompaninë rivale nëpër gara “Marsi&AL”, nga 2012 të fitojë tendera miliona dollarësh në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrojtjes, e cila drejtohej nga Arben Imami i qeverisë Berisha. “D&E shpk” ka marrë gati 19 milionë dollarë që nga viti 2012 kur ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Arben Imami, ndërsa “Marsi&AL”, firma tjetër që del disa herë në skemë, lidhi po gjatë kësaj periudhe një kontratë tjetër pa tender dhe pa konkurrencë, prej rreth 12 milionë dollarësh.

Deputetët opozitarë në kallëzim thonë ish-ministrja Mimi Kodheli dhe më pas ministrja aktuale Olta Xhaçka, qetësisht vazhdojë punën me dykontraktorët, “D&E shpk” dhe “Marsi&AL shpk”, konkretisht duke u dhënë këtyre dy firmave “fantazma” afro 50 milionë dollarë që nga viti 2014.

Fatura në total vetëm nga Ministria e Mbrojtjes është 80 milionë dollarë. Firmat “D&E” shpk dhe “Marsi&Al” shpk kanë përfituar gjithsej nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, 8, 371,396,894 lekë me TVSH, përkatësisht secila: “D&E” sh.p.k., 5,261,506,591 lekë me TVSH, ndërsa “Marsi&Al” shpk, 3,109,890,303 lekë me TVSH.

(Marrë nga Panorama)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben imami mimi kodheli olta xhacka tenderi i uniformave te ushtareve arben imami mimi kodheli olta xhacka tenderi i uniformave te ushtareve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet