Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
I sëmuri mendor godet me thikë 53 vjeçarin, policia aksidentohet rrugës për në vendngjarje
30 Prill 2019, 16:40Nga DOSJA
DURRËS– Një person me probleme mendore ka goditur me thikw një 53-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, dhe menjëherë është njoftuar policia.
Patrulla është nisur dhe rrugës për në vendngjarje motorri i policisë është aksidentuar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen 7 pranë godinës së policisë në Durrës.
Blutë e Durrësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Po ashtu mësohet se policëve të plagosur iu dha ndihma e parë shëndetësore dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrës Informacion paraprak
Më datë 30.04.2019, rreth orës 19:00, në lagjen Nr. 9, shtetasi I.P., 50 vjeç, i sëmurë me probleme mendore, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin R.S., 53 vjeç , i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit u nisën menjëherë për në vendngjarje. Gjatë rrugës një patrullë e Policisë që qarkullonte me motorr është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi E.Sh., 45 vjeç.
Punonjësit e Policisë u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë u kap dhe shoqërua në Komisariat autori i dyshuar i plagosjes me thikë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
Pamje nga aksidenti
Pamje nga aksidenti
Pamje nga aksidenti
B.B & A.S/ Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Beris...
TIRANË- Një kamion ka bllokuar sot në dark kryqëzimin e rrugës Komuna e Parisit me Suleljman Delvinën. Shkak për bllokimin e rrugës është bërë mbarimi i ka...
TIRANË- Pak më parë nënkryetari i grupit parlamentar të CDU-së Johann Wadephul, u shpreh haur se negociatat për Shqipërinë nuk do të hapen, pasi ka ende sh...
GJERMANI- Disa shqiptarë të arrestuar për trafikimin e mbi 400 milionë eurove kokainë, pritet të dalin sot në gjyq. Ata akuzohen se kanë trafikuar më shumë se ...
FUSHË KRUJË– Dy makina janë përplasur në autostradën Fushë Krujë- Milot dhe kanë bllokuar të gjithë rrugën. Dosja.al mëson se nga aksidenti nuk ka asn...
Lidhur me klasifikimin e veprave penale dhe ecurinë e tyre në raport me vitin 2017, INSTAT raportoi se rritjen më të madhe e kanë pasur vepra penale e shkeljes ...
TAP (Tubacioni Trans Adriatik) ka kaluar malet shkëmbore të Shqipërisë, duke e vënë atë në rrugën e duhur për të filluar furnizimin me gaz në Europë vitin e ard...
TIRANË- Një 30-vjeçar nga Saranda është arrestuar sot në Tiranë, pasi është denoncuar në Polici nga qytetarët. Sipas Policisë ka qenë një telefonatë...