LIVE UPDATES
Politike

Basha me bizneset tek Myslym Shyri, pronarët: Bllokimi i rrugës na falimentoi! Kryedemokrati: S’ju premtoj dot mrekulli,

5 Tetor 2020, 08:16 Nga DOSJA
Basha me bizneset tek Myslym Shyri, pronarët: Bllokimi i rrugës na

TIRANË– Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me bizneset e vogla në zonën e Myslym Shyrit në kryeqytet. Gjatë takimit pronarët e dyqaneve, janë ankuar se pandemia ka goditur rëndë bizneset. Po ashtu ata kanë shprehur shqetësimet që kanë pasur gjatë kësaj kohe duke thënë se tashmë nuk i po lënë as të punojë duke qenë se po kryhen punime në rrugë nga Bashkia e Tiranës. Ndërkohë Basha u ka premtuar atyre se në momentin që do të vijë në qeveri do të bëjë çdo gjë që ka në dorë që të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Biseda e plotë e Lulzim Bashës dhe Qytetarëve

Pronare e dyqanit: Jam pronare e një dyqani, po jetoj në situatë të mjerueshme. Problemi kryesor që na ka prekur deri në kockë është se pasi morën taksat e 2020, gjejmë rrugën e Durrësit të bllokuar, pa na njoftuar. Punuan natën, por kjo ndikon direkt te biznesi. Këtu ke biznes lulesh. Konfeksioni mori furnizmin e dimrit. Ky më thotë do ul taksat në 2021, po unë s’kam frymë sot. Më ndihmo sot!

Shqetësimi kryesor është të rregullojë rrugën, të na lerë të punojmë. Prej 3 muajsh nuk hidhet asnjë lopatë. Kemi bërë takim me përfaqësuesin e firmës e të bashkisë, cfarë ndodhi, 3 muaj nuk punohet. Këtë e kam të filmuar me foto të ndryshme. e vetmja punë që është bërë është bërë kanali për ndricim. Këto kushte, ndikojnë te ne si pronar. Tre muaj ia përgjysmova qeranë, tani ma kanë lënë fare. Janë rreth 500 biznese në rrugën e Durrësit. Taksat u paguan që në fillim.

Basha: Pak s’kishte xhiro, ju bllokoi edhe rrugën …Unë ndaj e kam marrë këtë tur takimesh. Situatën nuk po e mësoj sot. Jeni të harruar në karantinë dhe tani s’ka asnjë plan. Ne dolëm me një plan me 5 pika. Kur jeni ju në Tiranë në këtë gjendje mendoni qytetete e tjera. Vendi i ka mundësitë që për një periudhë 6 mujore t’ju jap një ndihmë minimale. Se nuk është zgjidhje të thonë falimentoni. C’do të thotë kjo, t’i shtoheni ushtrisë të të papunëve? Ndaj kemi problem që cdo biznes i vogël të ketë një cek prej 1 mijë euro. Personat që kanë humbur punën të kënë një ndihmë minimale. Këto e masa të tjera janë të domosdoshme. Nuk mjafton të thuash laj duart vër maskat, lekët e taksave i bëjnë tendera.

Pronarja: Kryeministri në konceptin tim, duhet të jetë kryefamiljari. Ngjitur kam një parfumeri. janë dy vajza e më tha më vjen zor të marr rrogën, ne shesim në ditë 4 parfume. Llogarit, taksat që ka pronari, pagat etj. Kjo pronare po sakrifikonte nga vetja e vet, dhe nuk është mbështetur as me kredi nga shteti.

Basha: Po nuk ka fytyrë njerëzore për të ndjerë dhimbje, nuk ke fytyrë t’i ndihmosh. E vlerësoj sakrificën tuaj ndaj plani ynë ju ka në qendër të vëmendjes. Ndaj iu bëjmë thirrje ta marrin ta zbatojnë një orë e më parë, por do insistojmë ditë për ditë të tregojmë të vërtetën. Asnjë vend nuk ka qenë si Shqipëria gjatë karantinës, pse sepse paratë e taksave i kanë kthyer te njerëzit, vetëm këtu është vjedhur me tendera sekretë. Ky është problem, vendi i ka mundësitë por vendi është i vjedhur. Është urgjente që paratë të shkojnë te sipërmarrja. Nëse kjo gjendje është në qendër të Tiranës, imagjinon në rrethe. Këtu mendohet fuqi

Pronarja: Ju shoh kryeministër ju lutem si nënë, kthejini shpresën këtij vendi. bëni që fëmijët të kthehen të jetojnë në vendin e tyre.

Basha: Vend i bekuar nga perëndia por i mallkuar nga qeveria. Dua që nesër të keni një derë ku të trokisni. Mrekulli nuk ju premtoj por ju premtoj normalitet. Do bëjmë gjithcka të jemi në krahun tuaj.

Biznesmen: Na kanë myt, me taksa e tatime, nuk po shesim dot një karikues celulari.

Biznesmen: Me 20 na mori taksat, me 27 na hapi rrugën… Taksat i paguam të gjitha, as nuk pyet kush kur e mbaron ca bën.

Biznesmen: Unë e kam dëgjuar paketën e 140 mln lekëve, ne kemi të drejtë me eksportu?

Basha: Ca ka biznes nën 140 mln është biznes i vogël. Ndaj ne themi duhet të jetë shtet i vogël por eficent. Qëllimi i planit tonë është të heqim këto xhandarë e taksidarë.

Investimet që vrasin ekonominë nuk janë investime. Paketa jonë parashikon një cek 1 mijë euro, nuk është e papërballueshme për buxhetin nëse heqin dorë nga tenderat.

Por çfarë po ndodh me ekonominë? 

Të martën, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi një plan me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. 1 mijë euro bonus për biznesin e vogël, subvencionim për qiranë, para dhe ndihmë për pensionistët, ishin disa nga propozimet e PD. Disa orë më vonë, i pyetur nga gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk pranoi të përgjigjet për propozimet, por ironizoi duke e quajtur kryedemokratin “shalqi me provë“, ndërsa Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, “shalqinj të provuar disa herë“. Kjo solli një përplasje në distancë mes tyre, ku edhe dje në Vorë edhe sot në Durrës, Basha kërkon nga qeveria plotësimin e 5 pikave për qytetarët dhe heqjen dorë nga “palaçollëqet”, referuar replikave të kryeministrit.

(A.k:F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ekonomia pas koronavirusit lulzim basha pandemia e covid 19 ekonomia pas koronavirusit lulzim basha pandemia e covid 19

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës