LIVE UPDATES
Aktualitet

Luksi i shfrenuar i qeverisë, Etilda Gjonaj shpenzon miliona për udhëtimet jashtë vendit. Fle në dhoma 700 € nata

24 Gusht 2019, 06:31 Nga DOSJA
Luksi i shfrenuar i qeverisë, Etilda Gjonaj shpenzon miliona për

TIRANË– 53 mijë e 982 familje janë trajtuar me ndihmë ekonomike gjatë vitit 2018. Sipas INSTAT, shteti shqiptar jep si pagesë mesatare mujore për secilën familje rreth 5 mijë lekë në muaj.  Në të njëjtën periudhë kohore, rezulton se shteti paguan mijëra euro në vit për fatura hoteli dhe bileta fluturimi për Ministrinë e Drejtësisë.  Sipas faturave të vëna në dispozicion po nga kjo ministri, rezulton se për një natë qëndrimi në Romë, ministrja e Drejtësisë ka paguar 700 euro, ose aq sa ç’është asistenca sociale në muaj e afro 17 familjeve shqiptare. 

Udhëtimet jashtë shtetit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj i kushtojnë shtetit shqiptar mijëra euro në vit. Sipas faturave, në udhëtimet  e punës gjatë vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019, ministrja Gjonaj ka qëndruar në hotele luksoze me çmime që e kalojnë shifrën 700 euro nata. Por nuk mjafton vetëm kaq. Kostot  e biletave me të cilat fluturon ministrja e Drejtësisë rezultojnë më të shtrenjta sesa biletat që një individ i thjeshtë mund t’i rezervojë online.

Hotele të shtrenjta

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është akomoduar në të shumtën e rasteve, në hotele me pesë yje që kanë çmime “të kripuara”.

Në një prej udhëtimeve të saj të punës në Bruksel, nga data 19 deri në 21 qershor të vitit 2018, Gjonaj ka paguar 1320 euro për dy netë ose 660 euro nata në hotelin e quajtur “The Hotel Brussels”.

Fatura nuk ka shpjegime të detajuara se në çfarë lloji dhome është akomoduar ministrja që e ka bërë këtë rezervim dy-ditor kaq të shtrenjtë por mjaftohet me emrin e ministres si blerësi dhe çmimi total i konsiderueshëm. Rezervimi është bërë nga një kompani shqiptare e quajtuar Albania Experience. Ministrja në këtë udhëtim pune është takuar me komisioneren Vera Jourova për të diskutuar lidhur me Reformën në Drejtësi, ecurinë dhe arritjet në zbatimin e saj.

Po në Bruksel, gjashtë muaj më vonë, në dhjetor Gjonaj është akomoduar për një natë në një hotel me pesë yje i quajtur “Steigenberger Wiltcher’s” me kosto 543 euro. Ministrja është akomoduar në një nga dhomat më të mira (Superior King Buffet). Ministrja ishte në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e 19-të Evropian të Ballkanit Perëndimor 2018 mbi “Zgjerimin, Integrimin dhe sfidat e ndryshimeve”.

Në datat 4 deri më 6 shkurt të vitit 2019 ministrja ka udhëtuar drejt Londrës ku është akomoduar në një prej hoteleve më të shtrenjta të kryeqytetit britanik. Rezervimi për dy netë i ka kushtuar ministres 1291 paundë ose e përkthyer në euro rezulton se ministrja e Drejtësisë ka shpenzuar 706 euro për një natë.

Ministrja ka udhëtuar me tre persona të tjerë të ministrisë teksa vetë është akomoduar në “Corinthia Hotel London” i cili njihet si një prej hoteleve më luksozë me pesë yje në Londër. Në këtë udhëtim, ministrja ka takuar ministrin britanik të Burgjeve dhe dy zyrtarë të tjerë.

I ngjashëm është rasti i Parisit ku ministrja ka qëndruar për tre netë nga data 4-7 maj të këtij viti në hotelin me pesë yje “Majestic Hotel Spa”. I gjithë rezervimi shkon në shumën 2014 euro, ose 670 euro nata. Hoteli në fjalë është nga më të shtrenjtët dhe më të mirët në Paris. Gjatë këtyre tre ditëve ministrja ka pasur takime me homologen e saj dhe institucione të tjera të drejtësisë franceze.

Një nga qëndrimet e saj më të shtrenjta jashtë shtetit ministrja Gjonaj e ka paguar në Romë. Ajo ka fjetur vetëm një natë nga data 21 deri 22 maj të këtij viti në hotelin luksoz me pesë yje “Ambasciatori Palace” dhe kjo i ka kushtuar shtetit shqiptar plot 706 euro. Në këtë udhëtim pune ministrja ka takuar homologun e saj italian Alfonso Bonafede.

Hotelet e shtrenjta nuk mbarojnë për ministren e Drejtësisë. Në një udhëtim pune nga data 3-6 qershor të këtij viti në Berlin të Gjermanisë, ministrja Gjonaj është akomoduar në hotelin Hilton me një kosto totale prej 1900 eurosh. Nisur nga këto të dhëna rezulton se kostoja e një nate ka qenë 630 euro. Siç shkruante asokohe ministrja në rrjetet sociale, ajo ishte takuar me përfaqësues të Bundestagut Gjerman dhe kishte marrë pjesë në  Konferencën Ndërkombëtare “One Forencics”, Forencic and Integrity Services bashkë me ministrin shqiptar të Brendshëm Sandër Lleshi.

Edhe në një udhëtim të saj në rajon, ministrja e Drejtësisë është akomoduar në hotel të shtrenjtë me pesë yje. Gjonaj ka zgjedhur “Swiss Diamond Hotel Prishtina” në Kosovë për një natë nga data 25-26 mars i këtij viti. Hoteli në fjalë njihet si më luksozi në vend. Kostoja për një natë në këtë hotel ka qenë 238 euro. Edhe pse kostoja është më e ulët se në hotelet e kryeqyteteve europiane, ministrja sërish është akomoduar në një hotel luksoz me pesë yje. Siç shkruan ministrja në faqen e saj zyrtare ne Facebook, ajo ka takuar homologun kosovar Abelard Tahiri ku kanë folur për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e drejtësisë.

Bileta avioni “në qiell”

Përpos akomodimit, transporti i ministres së Drejtësisë drejt destinacioneve europiane në disa raste rezulton i shtrenjtë. Shifat tregojnë se ministrja ka fluturuar disa herë më shtrenjtë se një qytetar i thjeshtë i Shqipërisë. Edhe pse Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njihet si një nga më të shtrenjtët në rajon dhe jo vetëm, shifrat e udhëtimeve me avion të ministres janë disa herë më të larta se të një udhëtari të thjeshtë shqiptar.

Sipas dokumentave të zotëruara, biletat e udhëtimeve janë bërë me tender. Një udhëtim në Berlin të Gjermanisë me avion për ministren Gjonaj dhe një person tjetër nga ministria në qershor të këtij viti ka kushtuar në total 432,250 lekë. Udhëtimi rezulton me tranzit Vjenën në vajtje dhe Frankfurtin në ardhje. Nëse kërkohet në platformat online të rezervimeve të biletave si Skyscanner, për të njëjtat data por për vitin 2020 dhe të njëjtin destinacion, shifra rezulton disa herë më e vogël. Edhe nëse kërkohet për datat e tanishme (gushti), çmimi është 3-4 herë më i ulët.

Rasti tjetër kur biletat e udhëtimit kanë pasur kosto të lartë ka ndodhur në Bruksel, ku për dy persona, duke përfshirë ministren, shteti shqiptar ka paguar plot 321,360 lekë. Një udhëtim normal me avion nga Tirana për në Bruksel për dy persona sipas motorëve online të fluturimeve zakonisht nuk shkon më shumë se 150,000 lekë. Rastet me bileta të shtrenjta dhe potencialisht të fryra nuk mbarojnë. Ministria e Drejtësisë ka paguar për dy persona (përfshirë ministren) për destinacionin Tiranë-Strasburg-Tiranë plot 490,200 lekë.

Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë

Për vitin 2019 dikasteri i Drejtësisë ka programuar një buxhet total prej 12,2 miliardë lekësh. Në krahasim me vitin 2018 kur buxheti ishte 10,4 miliardë lekë, buxheti këtë vit është me rritje. Me rritje është edhe fondi për shpenzimet e udhëtimit të punonjësve jashtë vendit, ku përfshihen edhe shpenzimet e ministrit. Për vitin 2018 fondi i planifikuar ishte 14.5 milione lekë ndërkohë që për vitin 2019 fondi në total i planifikuar është 15 milionë lekë. Në bazë të faturave  që “Faktoje” ka edhe për dy ministri të tjera, rezulton se ministrja e Drejtësisë është akomoduar në hotele më të shtrenjtë se dy prej kolegët e saj.

(Marrë nga Faktoje.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj luksi i qeverise udhetimet e luksit te gjonajt etilda gjonaj luksi i qeverise udhetimet e luksit te gjonajt


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës