Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MINSK– Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka thënë se politika e sanksioneve synon të eliminojë Rusinë si konkurente dhe po shkakton një luftë tjetër botërore.
“Në një situatë si kjo, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ka sanksione të tilla. Po flitet shumë për sektorin bankar. Gazi, nafta, SËIFT. Është më keq se lufta. Rusia po shtyhet drejt një lufte të tretë botërore. Ne duhet të jemi shumë të rezervuar, sepse lufta bërthamore është fundi i gjithçkaje”, tha Lukashenko.
Mediat vendase shkruajnë se ai theksoi se ndërmarrjet bjelloruse të teknologjisë së lartë mund të ndihmojnë Rusinë të marrë zëvendësues për mikroçipet perëndimore dhe aziatike.
“Shtetet e Bashkuara janë përfituesi i vetëm i asaj që po ndodh këtu,”- tha ai.
“Ajo që po ndodh sot po na nxit të bashkëpunojmë fort. Për shembull, ata kanë paralajmëruar Rusinë se do të ndërpresin furnizimet e pajisjeve të teknologjisë së lartë, para së gjithash, mikroçipëve dhe kështu me radhë, të cilat ne i bëjmë në shoqatën tonë industriale Integral. Mirë se të vijnë!”- tha ai.
Lukashenko paralajmëroi se Minsku dhe Moska do të marrin sanksione shumë të rënda kundër Perëndimit.
“Sanksionet tona, që do të merren nga Rusia dhe Bjellorusia, do të jenë shumë të ashpra… Këta mekanizma tashmë kanë filluar të funksionojnëm,”- tha udhëheqësi bjellorus.
Ai paralajmëroi se një tjetër ‘perde hekuri’ do të binte.
“Është një klishe gazetareske: perde hekuri, perde hekuri. Perdja filloi të bjerë shumë kohë më parë. Ndoshta ka mbetur vetëm një boshllëk i ngushtë, duke lënë pak dritë të kalojë. Kur perdja e hekurt nuk ishte e dobishme për ta, ata ishin duke e kritikuar me zë të lartë. Tani po e ulin vetë… Ne nuk kemi nevojë. Nuk do ta bëjmë të bjerë. Jemi të kujdesshëm,”- përfundoi Lukashenko.
Perëndimi ka vendosur disa paketa sanksionesh ndaj individëve dhe ndërmarrjeve kryesore industriale të Bjellorusisë. Kjo u bë pasi vendi mbajti zgjedhjet presidenciale, të cilat vendet perëndimore refuzuan t’i njihnin. Gjithashtu, ata fajësuan autoritetet bjelloruse për një goditje të ashpër ndaj protestuesve.
Ndërsa sot, BE ka paralajmëruar një tjetër paketë sanksionesh duke e konsideruar Bjellorusinë si bashkëpunëtoren më të ngushtë të Rusisë në luftën në Ukrainë.
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË– Tashmë askush nuk do të mund të largohet nga Kievi. Alarmi është lëshuar kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Vitali Klitschko. S...
MOSKË– Qendra tregatre Aviapark në Moskë është e mbushur plot me qytetarë që nxitojnë të nxitojnë të tërheqin paratë e tyre nga bankat. Kjo situatë v...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian ka deklaruar se do të godasë fort edhe Bjellorusinë. Në një deklaratë zyrtare, teksa shpalli sanksionet e reja për Rusinë, pres...
UKRAINË– Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova ka konfirmuar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të jetë pjesë e delegacionit...
SUEDI– Suedia u është bashkuar vendeve që do të dërgojnë ndihmë ushtarake në Ukrainë. Lajmi është bërë me dije nga kryeministrja e vendit, Magdalena Ander...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian ka njoftuar se synon të fillojë dërgimin e armëve në Ukrainë, hera e parë në histori që ndërmerr një hap të tillë. Duke folur n...
UKRAINË– Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha në një deklaratë të shkurtër televizive se ai nuk pret shumë nga një takim midis delegacioneve ...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian ka ndaluar transmetimin e mediave ruse Russia Today dhe Sputnik, sipas kryediplomatit Josep Borrell.Duke folur në një konferenc...
JAPONI– Japonia do të ngrijë asetet financiare të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë kyç të qeverisë pas pushtimit rus të Ukrain...
UKRAINË– Komisionerja e Bashkimit Evropian për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson tha se BE-ja duhet të përgatitet për miliona ardhjet e ref...