All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

‘Luftë’ për negociatat/ Osmani shkon në Berlin: Të mos e humbasim shansin për samitin e qershorit!

3 Maj 2021, 06:44 Nga DOSJA
‘Luftë’ për negociatat/ Osmani shkon në Berlin:
All - Paragraf - 1

Deutsche Welle: Zoti Osmani, cili është qëllimi i vizitës suaj në Berlin?

Bujar Osmani: Është vizita ime e parë bilaterale fizike, meqë takimin e parë me ministrin Maas e kemi pasur në mënyrë virtuale. Këtë vit shënojmë 28 vjet nga nisja e marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë. Kemi raporte të ngushta politike. Kemi një vëllim të madh tregtar. Të gjitha këto janë parakushte për t’i shndërruar këto marrëdhënie në një partneritet strategjik. Por qëllimi kryesor pse jam këtu është për të biseduar për dosjen tonë evropiane, implementimin e vendimit të marsit për çeljen e bisedimeve, për arsye se Gjermania kishte bërë përpjekje të jashtëzakonshme gjatë presidencës së saj për të mundësuar këtë vendim, dhe po e vazhdon të njëjtën edhe tani në kuadër të trojkës me presidencën portugeze.

Ju aktualisht bllokoheni nga Bullgaria. A mendoni se Bullgaria mund ta ndryshojë vendimin edhe në këtë situatë politike në të cilën ajo ndodhet tani pas zgjedhjeve?

Zgjedhjet jo vetëm në Bullgari, por edhe në Maqedoninë e Veriut nuk ndikuan pozitivisht në tejkalimin e dallimeve që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Ne kishim pritje se pas zgjedhjeve në Bullgari do të formoheshin shpejt institucionet dhe do të hynim në një dialog më intensiv politik për të arritur konsensusin në KE për kornizën negociuese. Për fat të keq atje po shkohet në zgjedhje të parakohshme, sipas paralajmërimeve diku në korrik. Kjo do ta ngushtojë mundësinë për një dialog substancial. Unë e shoh samitin e qershorit të BE-së si një mundësi të artë për të filluar bisedimet si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, prandaj mendoj se duhet të gjejmë një mënyrë të bisedojmë me qeverinë tranzitore dhe teknike atje dhe të gjithë miqtë që mos ta lëshojmë këtë mundësi për shkak se kam frikë se mundësitë e ardhshme janë edhe më të pakta për të marrë një vendim të tillë.

Çfarë mund të bëj Gjermania konkretisht?

Gjermania ka qenë jashtëzakonisht e angazhuar gjatë presidencës së.saj. Ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme. Për fat të keq situata ishte e tillë që nuk mundi të gjente një zgjidhje. Gjermania po vazhdon të bëjë këto përpjekje edhe në kuadër të treshes me presidencën portugeze. Unë kam ardhur këtu për të kërkuar që të vazhdojë kjo mbështetje e zëshme. Por edhe nga vendet e tjera se e shoh samitin si një mundësi, të cilën nuk guxojmë ta lëshojmë.

Një temë në bisedimet tuaja në Berlin është edhe situata në rajon. Në prag të rifillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi kanë nisur të qarkullojnë dy dokumente jozyrtare, “nonpapers”, ku jepen ide për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor. A jeni të shqetësuar se mund të ketë konflikte të reja?

Jemi të shqetësuar dhe prandaj është ky angazhim i shtuar diplomatik për të sjellë këtë mesazh: Do të duhet patjetër të ngushtojmë hapësirën për shpërndarjen e këtyre non-paper-ve. Këto kanë gjetur hapësirë për shkak të mesazheve jo të qarta të Bashkimit Evropian sa i takon perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Sa më të qarta të jenë mesazhet, sa më i fuqishëm të jetë kredibiliteti i BE-së në rajon, aq më e ngushtë është hapësira që të dalin në shprehje dokumente të tilla. Pra, ajo që duhet bërë urgjentisht është që të fillojnë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE-në dhe me këtë të ngushtojmë dukshëm mundësinë për manovra të tilla. Dhe të përshpejtohet dialogu, në mënyrë që të ndërpritet status-quo-ja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që të nisë një dinamikë e re e rrugëtimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Udhëheqja e Kosovës nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë. A pajtoheni ju me këtë qëndrim?

Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane dhe ato vendosin për fatin e dialogut dhe epilogun e dialogut. Ne, si vend anëtar i NATOs në rajon kemi për detyrë të kontribuojmë në stabilitetin e përgjithshëm rajonal. Por statusquoja në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk e ndihmon këtë stabilitet rajonal. Kjo po dëshmohet tani me këto përpjekje për të dhënë ide, të cilat mund të ngatërrojnë edhe më tepër rajonin dhe të sfidojnë paqen. Prandaj kujtoj se këto dy vendime janë urgjente: Vendimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe intensifikimi i dialogut me qëllim qe të ndërpritet statusquoja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë

Ky vit shënon edhe 20 vjetorin e luftës së Maqedonisë, kur shqiptaret u ngritën për të drejtat e tyre. Cili është bilanci juaj?

Marrëveshja e Ohrit ndryshoi kornizën e rendit të brendshëm në Maqedoni. Maqedonia paraprakisht ishte ndërtuar për të qenë ekskluzive për një komunitet dhe u riformatua për të përfshirë të gjitha komunitetet, duhet që edhe qytetaret dhe komunitetet të jenë të barabartë. Natyrisht gjatë kësaj periudhe 20-vjeçare janë bërë ndryshime shumë të mëdha, pozicioni i shqiptarëve ka ndryshuar dukshëm, por jo vetëm i shqiptarëve. Natyrisht se ka mbetur ende shumë punë për t’u bërë, mirëpo pozita e komuniteteve është e transformuar nga ajo që kishim para 20 viteve.

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni bujar osmani celja e negociatave me be bujar osmani celja e negociatave me be

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 3 Maj 2021, 06:37

ITALI– Koloseu antik Romak do të ketë përsëri një dysheme falë një projekti të ri, hi-tech të shpallur nga ministria e kulturës të Dielën.“Ësht...

Bota 2 Maj 2021, 20:56

Portugalia lehtëson kufizimet për koronavirus

Portugalia ka hapur të shtunën kufijtë tokësorë me Spanjën dhe ka nisur fazën e fundit të programit për lehtësim të masave kundër koronavirusit. Ky shtet është ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë