Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Maqedonia e Veriut miraton masat anti-krizë! 0 TVSH për ushqimet, ulet akciza për naftën
12 Mars 2022, 09:19Nga DOSJA
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të premten në mesnatë masat për përballje me krizën ekonomike, ligjin për uljen e akcizës për karburantet që merr shteti nga shitja e karburanteve, si dhe ligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet, nga 18 në 10 për qind. Është miratuar edhe ligji për uljen e TVSH-së për ushqimit bazë në 0 për qind. Ligjet janë miratuar me 95 vota nga deputetët e të gjitha partive politike.
Një litër dizel në Maqedoninë e Veriut të premten është shitur për 97 denarë (1.57 cent) ndërsa benzina për 93 denarë (1.51 cent). Për herë të parë çmimi i naftës ka kaluar atë të benzinës. Çmimi i tyre pritet të ulet për 10 denarë (0.16 cent) me miratimin e ligjeve dhe publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare.
Masat parashohin mbajtjen nën kontroll edhe të çmimit të energjisë elektrike dhe të ngrohjes qendrore si dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha produktet ushqimore bazë. Përkundër mbështetjes unanime për miratimin e tyre me procedurë të shkurtuar, Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, kishte vërejtje pse masat nuk ishin miratuar më herët.
“Në vend që të shtireshin si të shqetësuar tani dhe të thërrisnin seanca urgjente, masa të tilla mund të ishin miratuar dy javë më parë, kur VMRO-DPMNE kishte paraqitur propozimet e saj. Kjo do të parandalonte panikun tek qytetarët”, deklaroi Micevski.
VMRO DPMNE-ja kishte propozuar uljen e akcizës për karburantet për 50 për qind, por ky propozim i opozitës ende nuk është vendosur në rend dite të punimeve të Kuvendit. Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të premten ka vendosur të ndalojë për dhjetë ditë eksportin e mallrave të caktuara ushqimore. Vendimi përfshin eksportin e grurit, elbit, misrit, miellit, farave të lulediellit, si dhe vajrave.
“Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor dhe mbrojtja e qytetarëve në kohë krize”, ka deklaruar Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Jozyrtarisht vendimi ndërlidhet me njoftimet se sasi të mëdha të grurit janë eksportuar në Greqi, ndërsa në Kosovë sasi të mëdha të vajit vendor, të llojit Briliant. Çmimi i vajit në Maqedoninë e Veriut arrin në 1.80 euro. Nga Qeveria kanë thënë se vendimi për kufizimin e eksportit është marrë edhe si përgjigje reciproke ndaj masave të ngjashme të marra nga disa vende të rajonit.
Serbia ka njoftuar se ka ndaluar eksportin e grupit dhe miellit për vendet e rajonit përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, e cila ishte në pritje të importit të rreth 50.000 tonëve grurë dhe miell.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- prej 3 ditësh në të gjithë qytetet kanë nisur protestat lidhur me rritjen e çmimeve kryesisht atë të naftës i cili dy ditë më parë kapi reko...
TIRANË- Gjatë protestës së ditës së djeshme kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera nuk munguan arrestimet dhe dhuna ndaj protest...
TIRANË- Fundjava në vendin tonë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të dendura.Sipas MeteoAlb, deri në mesditë, i gjithë territori i vendit do të jetë n...
TIRANË- Në vendin tonë prej 3 ditësh kanë nisur protestat lidhur me rritjen e çmimeve kryesisht atë të naftës i cili dy ditë më parë kapi rekordin p...
KAVAJË– Besian Dedej, banues në Kavajë ka kërcënuar me armë zjarri gtuan e tij. ABC shkruan se ka qenë gruaja që ka bërë denoncimin në polici, por i ...
TIRANË– Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të lirojnë rrugët. Ndërkohë që ata ndodhen tek Zogu i Zi dhe kanë bllokuar rreth-rrotullimi...
TIRANË– Një tjetër episod dhune! Operatori i JOQ ALBANIA, ishte duke bërë detyrën e tij në protestën në Durrës, një polic civil, i është afruar dhe e...