LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së

3 Maj 2022, 06:24 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Në fillim të prillit përpara Këshillit të Sigurimit në Nju Jork u shfaq një video nga lufta në Ukrainë. Videoja tregonte „imazhe të tmerrshme” të viktimave civile në Buça, një lagje në periferi të Kievit, u shpreh përfaqësuesja britanike në OKB, Barbara Woodward. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj në fjalimin e tij drejtuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit bëri përgjegjëse Rusinë për „krime lufte”.

Por megjithatë, pavarësisht se si janë akuzat, ato në këtë forum me influencë të OKB-së nuk kanë pasoja për Rusinë si një nga pesë anëtaret e përhershme dhe dhjetë anëtarët e tjerë jo të përhershëm. Arësyeja është, se Rusia si anëtare e përhershme ka të drejtë vetoje. Kjo do të thotë, nëse vetëm një ndër pesë anëtarët: SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca – vendos veton çdo vendim bllokohet. Këtë e bëri Rusia një ditë pas sulmit ndaj Ukrainës më 24 shkurt: Këshilli i Sigurimit hodhi një rezolutë në diskutim me synim që Rusia menjëherë të ndërpriste sulmin rus. Rusia e hodhi poshtë rezolutën me veton e saj.

Këshilli i Sigurimit mban „përgjegjësinë kryesore” për paqen botërore

Sipas nenit 24 të Kartës së OKB-së vendet anëtare të OKB-së – ndërkohë janë 193 – ia kanë kaluar këshillit „përgjegjësinë kryesore pë ruajtjen e paqes botërore dhe të sigurisë ndërkombëtare”. Por si qëndron puna kur njëri nga anëtarët e përhershëm nis vet një luftë sulmuese?

“Atëherë çfarë është siguria, për të cilën duhet të kujdeset ky këshill?”, pyeti në mënyrë retorike presidenti ukrainas Zelenskyj këtë forum. Përfaqësuesit e këshillit duhet të kujdesen, që ta „largojnë Rusinë si agresore dhe shkaktare të luftës, në mënyrë që ajo të mos vazhdojë të bllokojë vendimet për agresionin e saj”. Pa një reformë të thellë Këshilli i Sigurimit nuk ka vlerë dhe po ashtu edhe OKB-së mund t’i vihet „dryni”.

Se sa pa efekt vepron Këshilli i Sigurimit në luftën e Ukrainës, këtë e pranoi javën e kaluar edhe vet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres. Gjatë vizitës në Kiev Guterres tha, se këshilli nuk ka bërë gjithçka është në kompetencat e tij për ta parandaluar luftën. “Ky është një burim zhgënjimi dhe indinjate të madhe”, tha përfaqësuesi më i lartë i OKB-së, pa e përmendur Rusinë. Guterres kishte qenë më parë në Moskë, por sikurse edhe pritej ai nuk arriti asgjë për një paqe. Guterres qe i „shokuar”, që gjatë vizitës së tij në Kiev goditën dy raketa.

Rusia nuk është më në Këshillin e të Drejtave të Njeriut – ashtu si përkohësisht nuk ka qenë edhe SHBA-ja

Ndërsa përjashtimi nga Këshilli i Sigurimit është praktikisht i pamundur, Rusia u përjashtua nga të tjera forume ndërkombëtare, ose edhe u tërhoq vet prej tyre: Ashtu si nga Këshilli i Europës, Rusia u përjashtua së fundi edhe nga anëtarësia në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Megjithatë nuk pati qendrim unik në radhët e anëtarëve: 93 anëtarë votuan pro, por 24 kundër, ndër to Algjeria, Bolivia, Kina, Kuba, Koreja e Veriut, Eritrea, Etiopia, Irani dhe Siria – vende, në të cilat Rusia ka influencë ose vende si Kina, që për arësye strategjike e tolerojnë Rusinë.

Por Këshilli i të Drejtave të Njeriut nuk i intereson shumë Kremlinit. “Nuk e vrasim mendjen shumë për këtë forum”, i tha DW-së, ish-zëvendësministri i Jashtëm rus Andrej Fjodorov. “Për ne natyrisht Këshilli i Sigurimit është më i rëndësishmi, që të vazhdojmë të jemi të pranishëm dhe të shpalosim pikëpamjet tona”, tha Fjodorov. Ai pranoi, se „ekziston rreziku i një izolimi të Rusisë.”

Këshilli i sigurimit pasqyron botën e vitit 1945

“Këshilli i Sigurimit është i destinuar për të mos pasur efekt, nëse një vend me veto i shkel rregullat”, mendon politologu Johannes Varwick nga Universiteti në Halle. “Unë konstatoj një paaftësi veprimi prej shumë vitesh të Këshillit të Sigurimit dhe humbjen e peshës së OKB-së.” Por kjo nuk është gjë e re. Deri në fund të konfliktit Lindje-Perëndim më 1989/90 “ne kishim një situatë të ngjashme: veto ose kërcënime reciprokisht me veto që paralizonin njërën ose tjetrën palë”.

Zelenskyj në një fjalim pasionant kërkoi një reformë të thellë. P.sh. „të gjitha rajonet e botës” duhet të jenë të „përfaqësuara drejt”. Kërkesa e tij është po aq e vjetër sa edhe vet Këshilli i Sigurimit. Ndërsa dhjetë anëtarët me jo të përhershëm, nuk përzgjidhen sipas grupeve rajonale, anëtaret e përhershëm janë gjithmonë të njëjtët. Kjo e lidhur edhe me të drejtën e vetos, u jep atyre një influencë jo të mirë.

Përbërja e këtij rrethi të brendshëm pasqyron situatën gjeopolitike përpara 80 vjetësh: këtu janë mbledhur shtetet më të rëndësishme fituese të Luftës së Dytë Botërore. Asokohe shumë shtete të botës, p.sh. pothuajse e gjithë Afrika, ishin ende në varësi koloniale.

Të gjitha përpjekjet për reforma kanë dështuar

Vazhdimisht ka pasur përpjekje për ta reformuar Këshillin e Sigurimit. Ndër të tjerë vende si Brazili, India, Japonia dhe Gjermania më 2004 deklaruan se do ta mbështesin njeri-tjetrin për një vend të përhershëm. Edhe ideja, që Bashkimi Europian të ketë një vend të posaçëm shtrohet herë pas here. Një tjetër propozim është që të hiqet e drejta e vetos. Por deri tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

“Një reformë e Këshillit të Sigurimit është një sipërmarrje e pashpresë”, beson Johannes Varwick. “Kjo vlen si për heqjen e së drejtës së vetos, ashtu edhe për rikompozimin e anëtarësisë, pra pranimin e vendeve të reja, qoftë me ose pa të drejtë vetoje. Thjesht nuk ka një formulë, me të cilën do të ishin dakord të pesë fuqitë me veto e pastaj të gjendjes një shumicë e dy të tretave në Asamblenë e Përgjithshme.”

Sidoqoftë Varwick nuk e nënvleftëson tërësisht Këshillin e Sigurimit. „Vazhdimisht është arritur, për çështje kur interesat janë harmonizuar, që ky forum të luajë një rol: kjo do të ndodhë një ditë edhe në rastin e Ukrainës. Një opsion është edhe themelimi i „një aleance të demokracive”, sikurse ka kërkuar vazhdimisht SHBA-ja. Një aleancë e tillë do të ishte një organizim tjetër përkundër OKB-së, por nëse kjo do të kishte sukses është e pasigurtë.”/DW

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi okb lufta ukraine-rusi okb

Sondazh

Poll
Bota 3 Maj 2022, 06:21

Përmirësohet liria e mediave në Kosovë

Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave, tregon Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij.Në këtë ind...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale