LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë, CIA publikon udhëzime si ta kontaktojnë nga Rusia

2 Maj 2022, 20:57 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, CIA publikon udhëzime si ta kontaktojnë

SHBA- CIA thotë se rusët që nuk mbështesin sulmin e Presidentit Vladimir Putin ndaj Ukrainës mund të jenë duke u përpjekur për t’u vënë në kontakt me shërbimet amerikane të zbulimit. CIA sugjeron që për këtë ata t’i drejtohen të ashtuquajturit internetit të errët (darknet).

Të hënën, agjensia amerikane e zbulimit filloi një fushatë të re për të vendosur praninë e saj në një pjesë të internetit që është e arritshme vetëm nëpërmjet mjeteve të specializuara që mundësojnë anonimitetin. CIA ka një faqe në darknet që ka të njëjtat parametra si faqja e saj normale, por që mund të vizitohet vetëm nëpërmjet programit të navigimit Tor, i cili ka opsione kriptimi që nuk i kanë shumica e programeve normale të navigimit në internet.

Udhëzimet në anglisht dhe rusisht se si mund të arrihet deri tek faqja e saj u shfaqën të hënën në mediat sociale të CIA-s. Agjensia shpreson që rusët e diasporës do t’ua dërgojnë këto udhëzime kontakteve të tyre brenda vendit.

Ndërsa shumë rusë duket se mbështesin atë që Kremlini e quan zyrtarisht “operacion i posaçëm ushtarak”, vëzhgues të hershëm të Rusisë mendojnë se menaxhimi i luftës nga Presidenti Putin mund të distancojë më tej disa prej njerëzve të fuqishëm që nuk janë dakort me të. Megjithë kapacitetet e mëdha për gjurmimin e komunikimeve dhe për marrjen e imazheve satelitore, vazhdon të mbetet jetësore për agjensitë perëndimore të zbulimit që të rekrutojnë burime njerëzore që mund të ofrojnë të dhëna për Kremlinin dhe për rrethanat brenda Rusisë.

“Për misionin tonë global është e nevojshme që individët të mund të na kontaktojnë në mënyrë të sigurt nga kudo që ndodhen”, u shpreh agjensia nëpërmjet një deklarate.

Një zyrtar i CIA-s, që foli në kushte anonimiteti për diskutimin e çështjeve të zbulimit, tha se agjensia e di se “ka rusë të shqetësuar që po përpiqen në mënyrë të dëshpëruar për të kontaktuar CIA-n”. Zyrtari nuk pranoi të thotë se sa persona janë munduar të kontaktojnë që nga fillimi i luftës.

Nuk ka siguri angazhimi i drejtpërdrejtë me amerikanët, fizikisht apo virtualisht” në Rusi, tha zyrtari. “Për ata persona që dëshirojnë të na kontaktojnë në mënyrë të sigurtë, kjo është mënyra e duhur”.

E çelur për herë të parë në vitin 2019, faqja e CIA’s në darknet mund të vizitohet nëpërmjet programit Tor. Programi Tor e mori këtë emërtim të shkurtuar nga “The Onion Router”, që kanalizon trafikun e internetit përmes disa palëve të treta, për të maskuar identitetin dhe destinacionin. Pasi instalojnë aplikacionin Tor, përdoruesit zakonisht shkruajnë adresa të gjata të përbëra nga simbole të shumta dhe të cilat në fund mbarojnë me “.onion”.

Duke përdorur programin Tor, përdoruesit shmangin gjurmimin gjatë navigimit. Megjithëse asnjë formë komunikimi nuk është krejtësisht e sigurtë gjatë gjithë kohës, zyrtarët e zbulimit thonë se një informator i mundshëm do të ishte më i mbrojtur në darknet nga përgjimi i autoriteteve ruse.

Programi i navigimit Tor u krijua fillimisht me mbështetjen e Laboratorit Kërkimor të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe menaxhohet nga një organizatë jofitimprurëse që nga viti 2006. Programi është përdorur prej kohësh nga ata që kërkojnë më shumë privatësi: disidentët në vendet autoritare dhe njerëzit që duan të shmangin sensorët dhe programet ndaluese, si dhe nga p.sh. gazetarët e agjensisë së lajmeve Associated Press, e cila ka një faqe të sajën për të marrë informata nëpërmjet programit Tor. Programi mund të përdoret pra nga çdokush që kërkon më shumë privatësi, por ai është shfrytëzuar edhe nga kriminelët.

Rusëve iu është dashur prej kohësh të gjejnë mënyra për të shmangur bllokadat e qeverisë në internet. Si reagim ndaj represionit të Kremlinit që nga fillimi i luftës, disa organizata të mediave dhe kompania Twitter kanë reklamuar përdorimin e faqeve të tyre me adresë të llojit “.onion”, apo të programeve që krijojnë një rrjet virtual privat (VPN).

Megjithëse zyrtarët nuk japin detaje, mendohet se shërbimet amerikane të zbulimit ushtrojnë veprimtari brenda Rusisë. Tërheqja e vëmendjes tek faqja në darknet i bën të ditur kontakteve të mundshme se CIA i kushton vëmendje sigurisë së tyre, thotë Mark Kelton, i cili doli në pension nga CIA në vitin 2015, pasi shërbeu si drejtues për kundërzbulimin.

Kur njerëzit vendosin të kontaktojnë, ata janë shumë mirë të vetëdijshëm për atë që po bëjnë dhe se cilat janë rreziqet”, thotë zoti Kelton. “Tashmë bëhet fjalë që t’i sigurojnë se nga kjo anë ka njerëz që interesohen për mbrojtjen e tyre”.

Ngjarjet madhore si rënia e Murit të Berlinit kanë përfaqësuar shpesh mundësi rekrutimi për shërbimet e zbulimit në Uashington dhe në Moskë. Lufta në Ukrainë e Presidentit rus Putin ka shkaktuar një spirale me pasoja për Rusinë, me mijëra ushtarë të vrarë, sanksione që kanë dëmtuar ekonominë ruse, si dhe dështimin e arritjes së objektivave bazë ushtarake ndërkohë që imazhet që duket se pasqyrojnë krime lufte po përhapen në mbarë botën. Disa vëzhgues besojnë se kjo luftë mund të ofrojë mundësi të tilla.

Dy gazetarë të respektuar rusë, Andrei Soldatov dhe Irina Borogan, shkruajtën në një artikull të fundit se dështimet e luftës kanë provokuar “një lojë të ashpër kalimi të fajit” brenda aparatit të sigurisë të Rusisë, i njohur me emërtimin “siloviki”. Ushtria ruse fajëson Putinin që kërkoi një “strategji të re të përmbajtur”, e cila besojnë se ua ka lidhur duart përballë forcave ukrainase që mbështeten nga Perëndimi, shkruajtën gazetarët Soldatov dhe Borogan.

Disa nga anëtarët e aparatit të sigurisë që refuzonin telefonatat e gazetarëve kur filloi lufta, tashmë po flasin më shumë.

“Kjo është hera e parë që ‘solivikit’ po krijojnë distancë mes tyre dhe presidentit. Kjo hap mundësira të të gjitha llojeve”, shkruajtën gazetarët.

Ideologjia personale apo zhgënjimi me regjimin e Putinit mund të shërbejnë më shumë si shtysa për dikë që vendos të spiunojë Rusinë, se sa shpërblimet financiare që mund të jepen, thotë zoti Kelton.

Kriza është gjithnjë një moment i mirë për spiunazhin“, tha ai. “Njerëzit në shoqëritë autokratike shpesh ndjekin rrymën deri në pikën kur iu duhet të përballen me domosdoshmërinë morale dhe politike për të bërë një zgjedhje. Kjo ka qenë historikisht një mundësi e mirë që njerëzit të kontaktojnë me Shtetet e Bashkuara”.

Marrë nga VOA

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota cia lufta ukraine-rusi vladimir putin cia lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës