LIVE UPDATES
Politike

LSI dërgon në Kushtetuese ligjin për Korporatën e Investimeve: Vjedhje pronash!

10 Janar 2022, 15:38 Nga DOSJA
LSI dërgon në Kushtetuese ligjin për Korporatën e

TIRANË – Lëvizja Socialiste për Integrim njoftoi sot se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare. Ish-deputetja e LSI Silva Caka u shpreh në deklaratë për mediat se kryeministri Edi Rama është arkitekti i shkatërrimit të dhe vjedhjes së pronave të qytetarëve shqiptarë nëpërmjet hartimit të këtij ligji.

Më tej, Caka deklaroi se kundër ligjit për krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike është shprehur dhe Komisioni i Venecias, Këshilli i Europës, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Banka Botërore.

Ish-deputetja bën me dije se me këtë ligj synohet zgjatja e agonisë së qytetarëve shqiptarë për çështjen e pronave.

FJALA E SILVA CAKËS:

Jemi bashkë në këtë komunikim për t’iu risjellë gjithë shqiptarëve në vëmendje ligjin skandaloz të Korporatës së Investimeve Shqiptare, të ideuar nga arkitekti i shkatërrimit dhe vjedhjes së pronave publike e private të qytetarëve tanë, Edi Rama, i cili i ndihmuar edhe nga një Parlament ilegjitim, miratoi përpara dy vitesh këtë ligj antikushtetues.
Për t’ua rikujtuar të gjithëve: ky ligj synon përqendrimin e gjithë pronave të shqiptarëve, publike dhe private, në një dorë të vetme. Krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse vjedhja, transformimi dhe tjetërsimi i çdo prone me ligj të posaçëm.
Përjashtimi i Korporatës nga rregullat e përgithshme të prokurimit publik, mënyra e krijimit, funksionimit dhe organizimit të saj, mospërcaktimi i qëllimshëm i rolit të shtetit si rregullator në këtë ligj dhe dhënia e pozitës dominante në treg, shkel shumë parime të rëndësishme të demokracisë, shtetit të së drejtës, sigurisë juridike, tregut të lirë e konkurrencës si dhe barazisë në ligj e përpara tij, parime të cilat garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Qëllimi kriminal i këtij ligji bëhet akoma edhe më i dukshëm në kushtet kur shqiptarëve ende iu zgjat agonia për çështjen e pronave, një problem madhor i 30 viteve të fundit, i cili për fat të keq ende nuk ka gjetur zgjidhje.
Kundër këtij ligji u shpreh edhe Komisioni i Venezias, Departamenti Amerikan i Shtetit, Këshilli i Europës dhe Banka Botërore, por asnjë nga këto nuk e ndaloi planin kriminal të Edi Ramës për zhvatjen e pronave të shqiptarëve.
Për gjithë sa përmendëm më sipër, Lëvizja Socialiste për Integrim, në respektim edhe të afatit ligjor, ka vendosur t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese me një tjetër padi. Në këtë padi do të kërkojmë shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr. 71/2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” dhe pezullimin e zbatimit të tij e të çdo akti nënligjor të nxjerrë për zbatimin e këtij ligji, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dua të garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se do të bëjmë çdo përpjekje ligjore, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që interesat e tyre të ligjshme të mos cënohen.
Faleminderit!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama korporata e investimeve strategjike lsi edi rama korporata e investimeve strategjike lsi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës