Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Zjarret kanë pushtuar vendin prej disa ditësh duke u favorizuar nga era e fortë dhe kthimi i temperaturave të larta. Situata më kritike paraqitet në Shëngjin te Rana e Hedhun. • Ndonëse është ndërhyrë me helikopter ka qenë e pa mundur izolimi i plotë i vatrave të zjarrit, ku për shkak të erës së fortë gjatë mbrëmjes, zjarri është riaktivizuar sërish në disa zona të malit. • 20 makina zjarrfikëse me personelin përkatës ndodhen në terren, ndërsa raportohet se në ndihmë kanë ardhur zjarrfikës nga Tirana, Lezhë, Mirdita, Kamëz. • Gjendja paraqitet kritike pasi nga zjarri rrezikohen shumë biznese dhe banesa, ndërsa turistët dhe banorët në atë zonë janë evakuuar nga autoritetet. • Vatra e zjarrit ka vijuar aktive edhe gjatë natës në Gjirokastër. • Zjarrfikësit ndodhen në terren duke luftuar flakët, ndërsa në ndihmë kanë ardhur edhe efektivë nga Tepelena dhe Përmeti. •Në operacion aktualisht po marrin pjesë rreth 180 forca të zjarrfikëseve, ushtrisë dhe vullnetarëve, për të mos lejuar përhapjen e flakëve drejt qytetit dhe fshatrave në të dy krahët. • Njëri grup po punon për bllokimin e zjarrit në drejtim të fshatit Mashkullorë, një grup në drejtim të qytetit dhe grupi tjetër në kufirin e Gjirokastrës me fshatin Lazarat. • Gjithashtu në lagjen e portit në Shëngjin është kërkuar evakuimi i banorëve pasi ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe. • Ndërkohë ekipe zjarrfikësish, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët. • Me kërkesë të strukturave të rendit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka stakuar energjinë elektrike si masë e nevojshme sigurie për të evituar rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare “Rana e Hedhun”, Shëngjin. • Lidhur me situatën e zjarreve kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu ka deklaruar se mund të jetë djegur deri në 100 ha sipërfaqe toke, ndërsa tregon se në flakët e zjarrit forcat e zjarrit nuk mund të ndërhyjnë dot, por vetëm të shmangin përhapjen e tyre. • Topçiu tha se shkaku dyshohet të ketë qenë shkëndija e një rrufeje pak ditë më parë, ndaj shtoi ai se nuk mund të thuhet se zjarri është i qëllimshëm.• Ai ka shtuar se po presin që intensiteti i erës që po përhap flakët të ulet. • Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në Qarkun e Lezhës, duke thënë se pesë vatra zjarri janë aktive. • Balla u shpreh se me situatën që jemi duhet një ndërhyrje nga ajri. • Ai gjithashtu tha se është një operacion i vështirë, ku era favorizon flakët. • Balla tha se nuk ka asnjë hotel të përfshirë nga zjarri, flakët mund të jenë afruar, por nuk kemi asnjë banesë të përfshirë nga flakët.
22 artikuj për këtë temë.
SHËNGJIN- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket situatës me zjarret në vend. Ministria njofton se zjarri në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale në terren si dhe ndërhyrjes së dy avionëve Canadair të ardhur nga Italia.
Gjithashtu në njoftim thuhet se është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset. Sakaq Ministria e Mbrojtjes e mbrojtjes bën të ditur se në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale. Po ashtu është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë të Vlorës si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme.
Njoftimi:
Situata e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, por veçanërisht në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale në terren si dhe ndërhyrjes së dy avionëve #Canadair të ardhur nga Italia, pjesë e mbështetjes nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Mirënjohje palës italiale për ndihmën si dhe palës suedeze për shprehjen e gatishmërisë. Sipas raportimeve të fundit është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset. Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale. Është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, bashkia Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme. Mirënjohje të gjithë efektivëve të forcave zjarrfikëse, të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Shërbimit Pyjor, Zonave të Mbrojtura e vullnetarëve për angazhimin në këtë betejë me flakët.
SHËNGJIN- Autoritetet në Shqipëri evakuuan banorët nga zonat e rrezikuara prej zjarreve në Shëngjin. Ndërkohë, pas kërkesës së qeverisë shqiptare drejtuar Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, dy avionë canadair erdhën nga Italia në Shëngjin në përpjekje për të shuar vatrat e zjarreve. Zjarret në zonën e Shëngjinit kanë dalë jashtë kontrollit gjatë orëve të fundit, duke rrezikuar shtëpi banimi, pallate, një numër biznesesh, si dhe duke mbuluar me tym edhe zonën e plazhit.
Më shumë se 20 automjete zjarrfikëse nga të paktën 7 bashki të vendit janë përqendruar në zonën e Shëngjinit në përpjekje për të vendosur nën kontroll vatrat e zjarrit, të cilat po përhapen me shpejtësi në zonën Shëngjin - Velipojë. Gjatë paradites në mbështetje të forcave zjarrfikëse ka shkuar edhe një helikopter i ushtrisë. Për shkak të stituatës të rënduar, në mesditë qeveria shqiptare i dërgoi një kërkesë për ndihmë Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.
Në orën 18:06 kanë mbërritur në vatrat e zjarrit në Shëngjin dy avionë italianë Canadair, të dërguar pas kërkesës drejtuar Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile. Ndërkohë, autoritetet vendore dhe ato të emergjencave civile kanë nisur evakuimin e banorëve në zonat më të rrezikuara nga zjarri. Autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe zjarrfikësit në rast nevoje për evakuim.
Depozitat e naftës dhe gazit pranë portit nuk janë në rrezik, sepse është siguruar perimetri përreth tyre. Në orët e mbrëmjes në Shëngjin ka arritur edhe ministri i Brendshëm në detyrë, Taulant Balla, i cili bëri të ditur se aktualisht në Shëngjin janë aktive 5 vatra zjarri, ku më problematike janë vatrat e zjarrit në kurorën e gjelbër të qytetit, ajo në Ranën e Hedhun dhe në Shëngjin.
Nga vlerësimet paraprake, sipas zotit Balla, nuk ka asnjë banesë të djegur dhe as hotel. Ministri në detyrë bëri të ditur se qeveria shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me vendet e BE-së për të siguruar ndihmë nga ajri. Deri tani kanë arritur dy avionë nga Italia, ndërsa është kërkuar ndihmë nga Sllovenia dhe KFOR-i në Kosovë.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 20 vatra zjarri nga Tropoja në Gjirokastër, për shuarjen e të cilave janë angazhuar 519 forca operacionale, 45 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter i ushtrisë./ VOA
SHËNGJIN- Situata e zjarreve në Shëngjin vazhdon të jetë problematike në të gjithë vendin, ndërsa era e fortë ka favorizuar flakët të përhapen dhe t’i afrohen banesave apo resorteve buzë detit.
Si pasojë e flakëve një ndërtesë 3 katëshe është përfshirë nga flakët. Duket se djegia e banesës është favorizuar edhe nga fakti se çatia e saj ishte prej druri, ose me veshje druri.
Gjithashtu situata më problematike në Qarkun e Lezhës është në kurorën e Shëngjinit, për shkak të pishave që digjen shpejt dhe flakët përhapen me lehtësi. Një helikopter dhe dy avionë janë përdorur në orët e pasdites për të izoluar vatrat e zjarrit.
GJIROKASTËR- Vatra problematike kanë filluar në orët e mbrëmjesnë në Gjirokastër. Mësohet se në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Gjirokastër, ka një rënie të intesitetit të zjarreve megjithatë flakët vazhdojnë të djegin masive me pisha dhe kullota duke përhapur tym.
Ndërkohë problematike në orët e mbrëmjes është edhe rishfaqja e flakëve në Parkun e Viroit. Zjarri është rikthyer në periferi të parkut ku ndodhet edhe një lagje e banuar me rreth 50 shtëpi.
Gjithashtu shërbimi zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë po punojnë për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre zjarri si dhe evitimin e rrezikut për banesat. Tymi ka pushtuar edhe të gjithë qytetin e Gjirokastrës, ndërsa era e fortë favorizon avancimin e flakëve.
SHËNGJIN- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në Qarkun e Lezhës, duke thënë se pesë vatra zjarri janë aktive. Balla u shpreh se me situatën që jemi duhet një ndërhyrje nga ajri. Ai gjithashtu tha se është një operacion i vështirë, ku era favorizon flakët.
Ministri i Brendshëm më tej u shpreh se nga vlerësimi paraprak nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Sipas tij, të gjithë strukturat janë në krye të detyrës. Balla tha se nuk ka asnjë hotel të përfshirë nga zjarri, flakët mund të jenë afruar, por nuk ka asnjë banesë të përfshirë nga flakët.
“Në kushtet e kësaj ere kemi një përhapje të flakëve. Po punohet në mënyrë të pandërprerë. Janë 5 vatra zjarri aktive. jam shumë i shqetësuar për vatrat në Kurorën mbi qytet, gjithashtu kemi situatë në Ramën e Hedhun, apo edhe në Shëngjin. Jemi në komunikime të vazhdueshme me vendet e BE-së për të siguruar ndihmën nga ajri. Dy avionë janë në veprim, gjithashtu Ministria e Mbrojtjes është në kontakt me KFOR, për të siguruar një tjetër ndërhyrje nga ajri”, tha Balla.
MALIQ- Lidhur me situatën e zjarreve kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu ka deklaruar se mund të jetë djegur deri në 100 ha sipërfaqe toke, ndërsa tregon se në flakët e zjarrit forcat e zjarrit nuk mund të ndërhyjnë dot, por vetëm të shmangin përhapjen e tyre. Topçiu tha se shkaku dyshohet të ketë qenë shkëndija e një rrufeje pak ditë më parë, ndaj shtoi ai se nuk mund të thuhet se zjarri është i qëllimshëm. Ai ka shtuar se po presin që intensiteti i erës që po përhap flakët të ulet.
"Nuk mund të japim një sipërfaqe të saktë. Mund të jenë 50, 60 deri në 100 ha pyll, shkurre, zonë e dëmtuar. Të shpresojmë që të minimizohet sa më shumë dhe me ndërhyrjen e forcave të shumta që janë nga gjithë qarku i Korçës, është ushtria, policia Shërbimi Zjarrfikës, që dua t’i falenderoj.
Edhe pse flakët e zjarrit janë shumë të mëdha nuk mund të ndërhyjmë dot, vetëm t’i kufizojmë në zona të veçanta. Po presim që të ulet edhe intensiteti i erës që e përhap në zona të ndryshme. Jemi këtu të gjithë shpresojmë ta izolojnë edhe pse në çdo rast mund të kemi nevojë për ndërhyrje nga ajri. Nuk mund ta them nëse është zjarr vënie e qëllimshme, mund të jetë edhe aksidentale.
Nga banorë dhe ata që janë në këtë zonë pretendohet që para 4-5 ditësh kur ka rënë shi, mund të ketë pasur edhe një shkëndijë rrufeje e cila mund ta ketë shkaktuar zjarrin që mund të ketë marrë në trungjet e pishave të vjetra dhe nuk i është dhënë rëndësia e duhur. Para 4-5 ditësh kanë ndërhyrë forcat tona zjarrfikëse, e kanë eliminuar e kanë mbajtur nën kontroll, dita e sotme është për të ardhur keq e cila na ka vënë para faktit të kryer në një situatë shumë të vështirë", tha Topçiu.
SHËNGJIN- Vijon situata dramatike në Shëngjin, si pasojë e flakëve. Këto të fundit mësohet se tashmë janë shumë pranë disa ndërtesave, teksa detyrojnë edhe ekipet zjarrfikëse të largohet me shpejtësi. Pavarësisht se në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe avionët e posaçëm, duket se situata mbetet e rëndë.
Gjithashtu në lagjen e portit në Shëngjin është kërkuar evakuimi i banorëve pasi ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe. Ndërkohë ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët.
SHËNGJIN- Beteja me flakët po vijon në të gjithë kurorën e Shëngjinit. Ndërkohë flakët rrezikojnë edhe varrezat, ndërsa banorë e zonës janë angazhuar për ti mbrojtur ato. Gjithashtu flakët po i afrohen edhe banesave, ndërsa banorë të zonës janë angazhuar në një operacion, krah pjesëtarëve të zjarrfikësve dhe ushtarëve, për fikjen ose lokalizimin e flakëve.
Banorëve iu është kërkuar të evakuohen nga Shëngjini dhe Rana e hedhun, ku situata paraqitet më e rënduara. Në luftë me flakët janë angazhuar edhe dy avionë në kuadër të ndihmës së mekanizmit të BE-së, kundër zjarreve. Një helikopter Cougar i FA-së gjithashtu është angazhuar në operacionin për fikjen e zjarrit, së bashku me dy avionët e ofruar nga BE.
Ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në operacionin për lokalizimin e flakëve, për të mos lejuar që zjarri të arrijë në banesa që janë vetëm pak metra larg flakëve. Po ashtu në lagjen e Portit është një depozitë gazi rreth 5 mijë litra, por tha se ajo është e siguruar nga strukturat e policisë së shtetit, që kanë krijuar një zonë sigurie.
SHËNGJIN-Tashmë flakët kanë "pushtuar" Shëngjinin, duke e bërë situatën gjithnjë e më dramatike. Gjithashtu me kerkesë të strukturave të rendit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka stakuar energjinë elektrike si masë e nevojshme sigurie për të evituar rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare “Rana e Hedhun”, Shëngjin.
"Ekipet tona ndodhen në terren, në mbështetje të grupeve të emergjencës së krijuar për shuarjen e zjarreve," informon OSHEE.
Pavarësisht se në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe avionët e posaçëm, duket se situata mbetet e rëndë. Po ashtu në lagjen e portit në Shëngjin është kërkuar evakuimi i banorëve pasi ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe. Ndërkohë ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët.
SHËNGJIN- Situata e zjarrit në Shëngjin është bërë mjaft ktitike. Teksa flakët vijojnë të përparojnë në Shëngjin shumë banorë dhe pushues në zonë kanë nisur të largohen, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë betejën për shuarjen e flakëve. Gjithashtu flakët kanë filluar të deportojnë edhe në banesa dhe resorte.
Ndërkohë që në lagjen e portit të Shëngjinit ndodhet një depozitë me rreth 5 mijë litra gaz, gjë që ka alarmuar autoritetet dhe banorët aty pranë. I favorizuar edhe nga era e fortë, zjarri ka arritur të përfshijë edhe varrezat e Shëngjinit, me autoritetet që e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

SHËNGJIN- Vijon të jetë alarmante situata në Qarkun e Lezhës, veçanërisht në Shëngjin, si pasojë e flakëve. Pavarësisht se në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe avionët e posaçëm, duket se situata mbetet e rëndë.
Gjithashtu në lagjen e portit në Shëngjin është kërkuar evakuimi i banorëve pasi ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe. Ndërkohë ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët.

SHËNGJIN- Zjarri në Shëngjin po përhapet me shpejtësi duke vënë në rrezik disa banesa në lagjen e Portit dhe duke krijuar panik e frikë te banorët. Prej orësh, shërbimi zjarrfikës dhe banorët e zonës janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.
Për këtë situatë është kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopterin e ushtrisë “Cougar”, ndërsa nga Italia janë nisur dhe dy avionë, të cilët do t’i vijnë në ndihmë ekipeve emergjente në Shëngjin për të vënë flakët nën kontroll. Ndërkohë, Policia dhe autoritetet lokale u kanë kërkuar pushuesve dhe banorëve të evakuohen nga zona e rrezikut.
SHËNGJIN- Flakët kanë pushtuar shëngjinin të cilat janë shpërndarë në një pjesë të konsiderueshme të destinacionit turistik, ndërsa situata nuk pritet të lehtësohet së shpejti. Gjithashtu situata mbetet e vështirë, ku e gjithë kurora e pemëve përmbi Shëngjin është shkrumbuar, ndërsa flakët u afrohen resorteve dhe zonave të banuara.
Pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve të shumtë në Shëngjin dhe helikopterit Cougar, është nevojitur edhe ndërhyrja e dy avionëve evropianë, të cilët sapo kanë mbërritur mbi zonat e prekura. Dy avionë të ardhur nga Italia menjëherë kanë nisur punën për shuarjen e flakëve në Shëngjin. Avionëve “Canadair” janë mbushur me ujë në det, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Situata më e rëndë është në zonën e njohur si Rana e Hedhun, ku ka edhe shpërthime të granatave apo predhave që kanë mbetur në zonë prej vitesh dhe që mund të shpërthejnë pas kontaktit me flakët. Si pasojë e zjarrit turistë dhe vizitorë të shumtë në Shëngjin të braktisin pushimet e tyre.
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën me zjarrin në Mal Shëngjin të Lezhës. Ministria thotë se situata me vatrën e zjarrit është problematike dhe se përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar. Në njoftim thuhet se si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e bauara dhe bizneset në zonë.
Ministria e Mbrojtjes shton se janë marr masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut. Gjithashtu ministria u bën thirrje banorëve të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe zjarrfikësit në rast nevojë për evakuim.
Në njoftim thuhet dhe se pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri.
Njoftimi:
Situata e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, bashkia Lezhë
Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave opreaionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike. Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e bauara dhe bizneset në zonë. U morën masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut.
Ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale. Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar.
U bëjmë thirrje banorëve të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe zjarrfikësit në rast nevojë për evakuim. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmën e dhënë! Puna po vijon edhe në disa vatra të tjera ë vijojnë të jenë aktive në qarqet Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan.
SHËNGJIN- Situata në e zjarreve në Lezhë është përkeqësuar, pasi policia ka urdhëruar evakuimin e të gjithë banorëve të zonës. Mësohet se tashmë zjarri ka djegur edhe 2 bare në zonën e plazhit i ndihmuar fatkeqësisht edhe nga era e cila po e përhap më tej.
Ndërkohë që po vijon puna për të vënë nën kontroll flakët, pushuesit dhe banorët janë larguar nga zona. Gjithashtu reth orës 14:30 minuta flakët kanë zbritur edhe në bregdet duke djegur çadra plazhi dhe një lokal. Flakët kanë rrethuar 'Inheritor resort'.
Po ashtu forca zjarrfikëse po përpiqen të shuajnë flakët me qëllim që të mos i afrohet godinës. Nga përfshirja e madh e zjarrit nuk kanë munguar as shpërthimet. Në ndihmë të shuarjes së flakëve janë angazhuar disa zjarrfikëse nga disa qytete por dhe një helikopter.
MALIQ- Disa vatra zjarri janë aktivizuar në zonën e Maliqit në pyllin e Bodës. Ndërkohë punonjësit e zjarrfikëses po përpiqen ta mbajnë nën kontroll zjarrin me mjete rrethanore pasi terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikse me mjetet e tyre.
Gjithashtu është kërkuar ndihmë shtesë për të izoluar vatrat aktive të cilat kanë intesitet. Aktualisht në terren ka zbritur edhe prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole i cili po vëzhgon nga afër situatën. Ndërkohë Prefekti i Qarkut të Korçës ka kërkuar ndihmë nga ushtria dhe në zonën e zjarrit po shkojnë Forca të Armatosura.
DURRËS- Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Sukthit pranë Durrësit. Mësohet se flakët kanë përfshirë sipërfaqe toke me barishte si dhe mbeturina.
Drejt zonës janë nisur zjarrfikëset me qëllim shuarjen e flakëve si dhe mbajtjen në kontroll të tyre. Ditën e sotme dy vatra zjarri janë raportuar si aktive në Spitallë dhe në rrugën e Fllakës.
Dyshohet se disa prej ktyre zjarreve janë vënë në mënyrë të qëllimshme për të liruar hapësira kullotash. Bëhet me dije se aktualisht zjarret nuk kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, dhe as nuk kanë rrezikuar banesat aty pranë.
SHËNGJIN- Situata me zjarrin te Ranën e Hedhun në Shëngjin po paraqitet mjaft kritike. Bëhet me dije se gjatë orëver të fundit flakët kanë përfshirë edhe çadrat dhe zjarri po përfshin rrethimin e një resorti. Ndërkohë pushues dhe punonjës të resortit po përpiqen të heqin çadrat e tjera prej kashte që të mos përfshihen nga flakët.
Situata te Rana e Hedhun është përkeqësuar gjatë natës pasi vatra e zjarrit u riaktivizua dhe u zgjerua më shumë. Gjendja paraqitet kritike për biznesat dhe banesat pranë, ndërsa turistët dhe banorët janë evakuuar. Helikopteri ndodhet në terren që në orën 07:00, dhe gjithashtu janë 20 makina zjarrfikëse me personelin përkatës. Raportohet se në ndihmë kanë ardhur zjarrfikës nga Tirana, Lezhë, Mirdita, Kamëz.
SHËNGJIN- Përkeqësohet situata nga zjarret në Shëngjin. Flakët vijojnë të përhapen dhe janë afruar shumë pranë hoteleve te Rana e Hedhun. Gjithashtu raportohet se janë dëgjuar edhe shpërthimet, të cilat dyshohet se vijnë nga municione të mbetura prej vitesh në zonën e zjarrit.
Situata te Rana e Hedhun është përkeqësuar gjatë natës pasi vatra e zjarrit u riaktivizua dhe u zgjerua më shumë. Gjendja paraqitet kritike për biznesat dhe banesat pranë, ndërsa turistët dhe banorët janë evakuuar.
Helikopteri ndodhet në terren që në orën 07:00, dhe gjithashtu janë 20 makina zjarrfikëse me personelin përkatës. Raportohet se në ndihmë kanë ardhur zjarrfikës nga Tirana, Lezhë, Mirdita, Kamëz.
GJIROKASTËR- Vatra e zjarrit në Gjirokastër ka vijuar aktive edhe gjatë orëve të natës. Zjarrfikësit ndodhen në terren duke luftuar flakët, ndërsa në ndihmë kanë ardhur edhe efektivë nga Tepelena dhe Përmeti.
Në operacion aktualisht po marrin pjesë rreth 180 forca të zjarrfikëseve, ushtrisë dhe vullnetarëve, për të mos lejuar përhapjen e flakëve drejt qytetit dhe fshatrave në të dy krahët.
Njëri grup po punon për bllokimin e zjarrit në drejtim të fshatit Mashkullorë, një grup në drejtim të qytetit dhe grupi tjetër në kufirin e Gjirokastrës me fshatin Lazarat.
SHËNGJIN- Vijon të jetë jashtë kontrolli zjarri në Shëngjin te Rana e Hedhun, ndërsa përhapja e tij po favorizohet edhe nga era që fryn. Helikopteri ndodhet në terren që në orën 07:00 ndërsa 20 makina zjarrfikëse me personelin përkatës. Raportohet se në ndihmë kanë ardhur zjarrfikës nga Tirana, Lezhë, Mirdita, Kamëz.
Gjendja paraqitet kritike pasi nga zjarri rrezikohen shumë biznese dhe banesa, ndërsa turistët dhe banorët në atë zonë janë evakuuar nga autoritetet. Kryetari i bashkisë së Shëngjinit, Pjerin Ndreu, me një video bashkëngjitur, ka njoftuar se tashmë të gjitha forcat që janë grumbulluar atje janë duke shpresuar që ta vënë nën kontroll.
NJOFTIMI:
Vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës, kjo e favorizuar nga era e fuqishme.
Mjetet janë 3 bashkia Lezhë, 1 bashkia Mirditë, 2 FA, 3 Kamza, 4 Tirana, 1 Berati, 1 Fieri, 1 Lushnja, 1 Vau Dejës, si dhe Shkodra me 1 Autobot. 2 autobote të bashkisë Lezhë. Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që në objekte mos të preken nga zjarri.
Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut me stafin e tij, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gadishmërisë, Drrjtori Mardhënjeve me Jashtë, Drejtori Rajonit Verior në AKMC, Z/Ministri i Mrojtjes , Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB, 3 fugon të FNSH, (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisëg Vendore, Lezhë, si dhe forca të shumta policore. 2 auto ambulanca të spitalit Lezhë, 1 autoambulancë e QVEC.
Me gjithë praninë e gjithë këtyre forcave është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.
SHËNGJIN- Prej tre ditësh zjarret kanë pushtuar Shëngjinin. Mbrëmjen e djeshme situata është përkeqësuar me përhapjen e flakëve.
Ndonëse është ndërhyrë me helikopter ka qenë e pa mundur izolimi i plotë i vatrave të zjarrit, ku për shkak të erës së fortë gjatë mbrëmjes, zjarri është riaktivizuar sërish në disa zona të malit.
Flakët janë afruar pranë hoteleve dhe banesave në Ranën e Hedhun, ndërkohë janë evakuuar banorët e zonës si dhe turistët.