LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret në vend/ Flakët vijojnë aktive në në disa fshatra në jug, Vengu: Janë vendosur nën kontroll flakët që rrezikonin jetën e banorëve në Bashkitë Himarë dhe Delvinë

• Disa vatrat zjarri në vend vijojnë të jenë aktive. • Konkretisht zjarret vijojnë mbi fshatin Sasaj, në Lukovë dhe në Shën Vasil. • Situata është përkeqësuar gjatë natës për shkak të erës që ka favorizuar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. • Bëhet me dije se forca të shumta të zjarrfikësve, policia, FNSH, emergjencat civile kanë më shume se 60 orë në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe djegien e banesave. • Një natë më parë, 50 banorë të fshatit Sasaj u evakuuan nga banesat e tyre që rrezikohenin nga zjarri. • Ndërkohë ditën e sotme pritet të ketë edhe ndërhyrje nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve. • Edhe zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës vijon të jetë aktiv, ndërsa prefekti i Korçës, Nertil Jole ka dhënë detaje lidhur me situatën. • Ai ka bërë me dije se forcat zjarrfikëse të Pustecit, stafi i agjencisë rajonale të zonave të mbrojtura dhe ushtria kanë nisur ndërhyrjen që në orën 5:00 të mëngjesit për neutralizimin e flakëve. • Vatra e zjarrit në Delvinë, e cila është aktive prej disa ditësh sot rrezikon të përhapet drejt territorit të bashkisë së Gjirokastrës.  • Që në orët e mëngjesit forcat e shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës, së bashku me forcat mbështetëse të bashkisë, kanë shkuar në malin e Skërficës për të izoluar flakët. • Në terren për shuarjen e flakëve janë 6 punonjës të MZSH dhe 15 punonjës të shërbimeve publike. • Ndërkohë në Kalasë situata është më e qetë nga një ditë më parë, ndërsa aktualisht ka zjarr vetëm në majën e malit mbi fshat. • Në terren për shuarjen e zjarrit kanë qenë gjatë gjithë natës banorët e zonës, shërbimi zjarrfikës i Delvinës, punonjës të MZSH dhe administrata e bashkisë, ndërsa është djegur vetëm një banesë e braktisur. • Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se pas një nate intensive dhe sfiduese, falë angazhimit të forcave operacionale, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, strukturave vendore dhe mbështetjes nga ajri, u bë e mundur vendosja nën kontroll e flakëve që rrezikonin drejtpërdrejt jetën e banorëve në Bashkitë Himarë dhe Delvinë, veçanërisht në: Kalasë, Shën Vasil, Lukovë, Sasaj dhe Piqeras. • Vengu shton se në Kalasë, zjarri, i nxitur nga era e fortë, kaloi nga territori i Bashkisë Himarë drejt një lagjeje të fshatit. • Ministri shkruan se u ndërmorën menjëherë masa evakuimi dhe në terren ndërhynë 75 forca operacionale si dhe një helikopter i Forcës Ajrore dhe falë reagimit të shpejtë dhe bashkërendimit të strukturave, banesat u mbrojtën dhe u shmang çdo rrezik për jetën e banorëve. • Ai thotë se në Sasaj dhe Piqeras, vatrat u intensifikuan gjatë natës, duke rrezikuar zonat e banuara. • Vengu thekson se u krye evakuimi i përkohshëm i banorëve, ndërsa forcat operacionale neutralizuan me sukses flakët dhe parandaluan përhapjen e tyre. • Ministri shkruan në postim se në Lukovë dhe Shën Vasil, ndërhyrja e forcave operacionale dhe mjeteve zjarrfikëse bëri të mundur frenimin e zjarrit që kishte prekur zonat kodrinore dhe pyjore përreth.

7 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Reuters: Zjarrfikësit luftojnë me flakët në Turqi, Greqi dhe Shqipëri

Zjarret në vend/ Flakët vijojnë aktive në në disa
Foto ilustruese

EUROPA- Agjencia e lajmeve "Reuters" ka bërë një pasqyrim të situatës së zjarreve në rajonin e Mesdheut duke u ndalur veçanërisht te lufta me flakët Turqi, Greqi dhe Shqipëri. Reuters shkruan se në Shqipëri, mbi 900 zjarrfikës të ndihmuar nga ushtria luftuan për të kontrolluar një zjarr të egër përpara se të arrinte në qytetin bregdetar të Sarandës dhe në vendpushime të tjera turistike në jug të vendit në bregdetin Jon. Në artikull theksohet se rreth 13 persona janë arrestuar për vepra penale të lidhura me zjarrvënie në tre ditët e fundit, tha policia. 

Gjithashtu Reuters shkruan se në provincën veriperëndimore të Bursës, tre zjarrfikës humbën jetën të dielën kur automjeti i tyre u përplas, tha të hënën Ministria e Pylltarisë e Turqisë. Në artikull thuhet se ekipet luftuan dy zjarre të ndara atje të hënën, pas evakuimit të më shumë se 3,600 njerëzve nga vendbanimet në provincat jugore të Mersin dhe Antalya. Agjencia ndërkombëtare e lajmeveshton se Turqia ka vuajtur nga dhjetëra zjarre në javët e fundit ndërsa temperaturat janë rritur ndjeshëm, dhe 10 zjarrfikës që humbën jetën javën e kaluar duke luftuar një zjarr në provincën qendrore Eskisehir.

Reuters raporton se të paktën 44 zjarre shpërthyen në Greqi në 24 orët e fundit. Sipas artikullit, në ishullin jugor grek të Kytherës, erërat e forta rindezën një zjarr që digjej që nga e shtuna. Reuters shton se në Athinë, zjarrfikësit shpejt e kontrolluan një vatër që shpërtheu në rrëzë të malit Hymettus, pranë një kampusi universitar dhe periferive me popullsi të dendur.

Artikulli i plotë:

Zjarrfikësit luftuan të hënën për të shuar zjarret në tre provinca të ndara të Turqisë, në Greqi dhe pranë një vendpushimi turistik në Shqipëri, të nxitura nga erërat e forta pas ditëve të të nxehtit përvëlues në të gjithë rajonin e Mesdheut. Tymi u përhap mbi provincën malore të Detit të Zi, Karabuk, 200 kilometra (125 milje) në veri të kryeqytetit Ankara, ndërsa një zjarr i madh që shpërtheu për të gjashtën ditë detyroi evakuimin e më shumë se një duzine fshatrash dhe dogji sipërfaqe të mëdha pyjesh.

Në provincën veriperëndimore të Bursës, tre zjarrfikës humbën jetën të dielën kur automjeti i tyre u përplas, tha të hënën Ministria e Pylltarisë e Turqisë. Ekipet luftuan dy zjarre të ndara atje të hënën, pas evakuimit të më shumë se 3,600 njerëzve nga vendbanimet në provincat jugore të Mersin dhe Antalya. Turqia ka vuajtur nga dhjetëra zjarre në javët e fundit ndërsa temperaturat janë rritur ndjeshëm, dhe 10 zjarrfikës që humbën jetën javën e kaluar duke luftuar një zjarr në provincën qendrore Eskisehir.

Verat e nxehta dhe të thata janë të zakonshme në rajonin e Mesdheut, por valët më intensive të nxehtësisë kanë kontribuarnë zjarret shkatërruese në vitet e fundit mes temperaturave në rritje të shpejtë në të gjithë globin. Të paktën 44 zjarre shpërthyen në Greqi në 24 orët e fundit, tha brigada e zjarrfikësve të hënën pasdite. Në ishullin jugor grek të Kytherës, erërat e forta rindezën një zjarr që digjej që nga e shtuna. Në Athinë, zjarrfikësit shpejt e kontrolluan një vatër që shpërtheu në rrëzë të malit Hymettus, pranë një kampusi universitar dhe periferive me popullsi të dendur.

Në Shqipëri, mbi 900 zjarrfikës të ndihmuar nga ushtria luftuan për të kontrolluar një zjarr të egër përpara se të arrinte në qytetin bregdetar të Sarandës dhe në vendpushime të tjera turistike në jug të vendit në bregdetin Jon. Rreth 13 persona janë arrestuar për vepra penale të lidhura me zjarrvënie në tre ditët e fundit, tha policia. Bullgaria, e ndihmuar nga disa vende evropiane, vendosi aeroplanë zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri të madh pranë kufirit bullgaro-turk.

Deri më tani, flakët kanë djegur rreth 16,000 hektarë në total. Dy persona janë ndaluar nga autoritetet që hetojnë shkakun e zjarreve, sipas mediave lokale. Gjatë fundjavës, disa fshatra në Greqi u evakuuan dhe pesë persona u plagosën në zjarre të ndara. Ndërsa Greqia kaloi valën e tretë të të nxehtit veror të hënën, moti me shi në Serbi i ndihmoi zjarrfikësit atje të vinin nën kontroll më shumë se 100 zjarre./ Reuters

11 MUAJ ME PARE

"Krim i rëndë! Dronët e Ramës me vakanca!" Berisha poston pamjet: Delvina shkrumb e hi pas zjarreve sipas droneve të Reuters

Zjarret në vend/ Flakët vijojnë aktive në në disa
Foto nga postimi

DELVINA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me situatën me zjarret në vend, ku shumë janë djegur dhe vatra të tëra vijojnë të jenë aktive dhe problematike.

Konkretisht, Berisha ka shpërndarë pamjet e Delvinës marrrë nga agjencia e lajme ndërkombëtare Reuters. Gja ithashtu Berisha shkrian se dronet e kryeministrit Edi Rama "janë me vakanca".

"Kjo është Delvina shkrumb e hi pas zjarreve sipas droneve të Reuters. Dronet e Ramaduros janë me vakanca! Krim i rëndë", shkruan Berisha.    

11 MUAJ ME PARE

Situata e zjarreve në jug të vendit, ministri Vengu: Janë vendosur nën kontroll flakët që rrezikonin jetën e banorëve në Bashkitë Himarë dhe Delvinë

Zjarret në vend/ Flakët vijojnë aktive në në disa
Foto ilustruese

DELVINA- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se pas një nate intensive dhe sfiduese, falë angazhimit të forcave operacionale, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, strukturave vendore dhe mbështetjes nga ajri, u bë e mundur vendosja nën kontroll e flakëve që rrezikonin drejtpërdrejt jetën e banorëve në Bashkitë Himarë dhe Delvinë, veçanërisht në: Kalasë, Shën Vasil, Lukovë, Sasaj dhe Piqeras.

Vengu shton se në Kalasë, zjarri, i nxitur nga era e fortë, kaloi nga territori i Bashkisë Himarë drejt një lagjeje të fshatit. Ministri shkruan se u ndërmorën menjëherë masa evakuimi dhe në terren ndërhynë 75 forca operacionale si dhe një helikopter i Forcës Ajrore dhe falë reagimit të shpejtë dhe bashkërendimit të strukturave, banesat u mbrojtën dhe u shmang çdo rrezik për jetën e banorëve.

Ai thotë se në Sasaj dhe Piqeras, vatrat u intensifikuan gjatë natës, duke rrezikuar zonat e banuara. Vengu thekson se u krye evakuimi i përkohshëm i banorëve, ndërsa forcat operacionale neutralizuan me sukses flakët dhe parandaluan përhapjen e tyre. Ministri shkruan në postim se në Lukovë dhe Shën Vasil, ndërhyrja e forcave operacionale dhe mjeteve zjarrfikëse bëri të mundur frenimin e zjarrit që kishte prekur zonat kodrinore dhe pyjore përreth.

"Situata u vendos nën kontroll pas një angazhimi të pandërprerë. Në këto momente skuadrat e zjarrfikësve dhe Forca Ajrore, nën koordinimin e Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë operacionet pranë vatrave në lartësitë e Lukovës dhe Skërficës për të parandaluar përhapjen e fronteve të mëtejshme", shkruan Vengu.

POSTIMI:

Pas një nate intensive dhe sfiduese, falë angazhimit gjithështetëror – të forcave operacionale, Forcat e Armatosura të Shqipërisë , strukturave vendore dhe mbështetjes nga ajri – u bë e mundur vendosja nën kontroll e flakëve që rrezikonin drejtpërdrejt jetën e banorëve në Bashkitë #Himarë dhe #Delvinë, veçanërisht në: Kalasë, Shën Vasil, Lukovë, Sasaj dhe Piqeras.

Në Kalasë, zjarri, i nxitur nga era e fortë, kaloi nga territori i Bashkisë Himarë drejt një lagjeje të fshatit. U ndërmorën menjëherë masa evakuimi dhe në terren ndërhynë 75 forca operacionale si dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Falë reagimit të shpejtë dhe bashkërendimit të strukturave, banesat u mbrojtën dhe u shmang çdo rrezik për jetën e banorëve.

Në Sasaj dhe Piqeras, vatrat u intensifikuan gjatë natës, duke rrezikuar zonat e banuara. U krye evakuimi i përkohshëm i banorëve, ndërsa forcat operacionale neutralizuan me sukses flakët dhe parandaluan përhapjen e tyre.

Në Lukovë dhe Shën Vasil, ndërhyrja e forcave operacionale dhe mjeteve zjarrfikëse bëri të mundur frenimin e zjarrit që kishte prekur zonat kodrinore dhe pyjore përreth. Situata u vendos nën kontroll pas një angazhimi të pandërprerë.

Në këto momente skuadrat e zjarrfikësve dhe Forca Ajrore, nën koordinimin e Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë operacionet pranë vatrave në lartësitë e Lukovës dhe Skërficës për të parandaluar përhapjen e fronteve të mëtejshme.

Mirënjohje të thellë për çdo efektiv të përfshirë në këto operacione:

Efektivët e Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësit vendorë
Pilotët e helikopterëve të Forca Ajrore dhe ekipet ajrore të ardhura nga Italia
Prefektin e Qarkut Vlorë, kryetarët e bashkive Delvinë, Himarë dhe Konispol për drejtimin e skuadrave në terren nën koordinimin e Zëvendës Kryeministres Belinda Balluku.

Banorët e zonës për bashkëpunimin dhe qetësinë gjatë operacioneve të evakuimit
Faleminderit për bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional në këto ditë jo të lehta, në betejë me zjarret!

11 MUAJ ME PARE

Vijon beteja me flakët në zonat e Vlorës dhe Sarandës, raportime për zjarr masiv në Dukat Fushë

Zjarret në vend/ Flakët vijojnë aktive në në disa
Foto ilustruese

VLORA- Një vatër e re zjarri është raportuar në Dukat Fushë teksa raportohet se janë djegur një sipërfaqe të madhe toke. Bëhet me dije se të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, flakët po përparojnë drejt disa banesave.

Momentalisht një ndër zonat më të prekura është aksi Sarandë-Konispol, por edhe zona e Dukatit, Sherishtës, Kaninës, Senicës, Sasajt, Markatit, Vergos etj. Gjithashtu raportohet në këto zona aksioni për shuarjen e vatrave të mbetura po vijon me intensitet të lartë nga grupet operacionale.

11 MUAJ ME PARE

Vatra e zjarrit rrezikon të përhapet drejt Gjirokastrës, forcat zjarrfikëse në terren për izolimin e flakëve në Delvinë

Zjarret në vend/ Flakët vijojnë aktive në në disa
zjarri

DELVINË- Vatra e zjarrit në Delvinë, e cila është aktive prej disa ditësh rrezikon të përhapet drejt territorit të bashkisë së Gjirokastrës. 

Që në orët e mëngjesit forcat e shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës, së bashku me forcat mbështetëse të bashkisë, kanë shkuar në malin e Skërficës për të izoluar flakët. Në terren për shuarjen e flakëve janë 6 punonjës të MZSH dhe 15 punonjës të shërbimeve publike.

Ndërkohë në Kalasë situata është më e qetë nga një ditë më parë, ndërsa aktualisht ka zjarr vetëm në majën e malit mbi fshat.  Në terren për shuarjen e zjarrit kanë qenë gjatë gjithë natës banorët e zonës, shërbimi zjarrfikës i Delvinës, punonjës të MZSH dhe administrata e bashkisë, ndërsa është djegur vetëm një banesë e braktisur.

11 MUAJ ME PARE

Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, prefekti i Korçës: Ndërhyrja ka nisur në orët e para të mëngjesit, terreni i vështirë dhe i thepisur

Zjarret në vend/ Flakët vijojnë aktive në në disa
foto nga aksioni

KORÇË- Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës vijon të jetë aktiv, ndërsa prefekti i Korçës, Nertil Jole ka dhënë detaje lidhur me situatën. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jole bën me dije se forcat zjarrfikëse të Pustecit, stafi i agjencisë rajonale të zonave të mbrojtura dhe ushtria kanë nisur ndërhyrjen që në orën 5:00 të mëngjesit për neutralizimin e flakëve.

Ai është shprehur se terreni i sipërfaqes që është përfshirë nga zjarri është i thepisur dhe kjo ka krijuar vështirësi për ndërhyrje për shuarjen e flakëve.

POSTIMI I PLOTË: 

Rreth forca nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Pustec, stafi i agjencisë rajonale të zonave të mbrojtura, ushtrisë, kanë filluar ndërhyrjen edhe sot që në orën 5:00 për neutralizimin e sipërfaqes së prekur nga zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës.

Terreni i sipërfaqes ku ka prezencë të disa vatrave të zjarrit është i thepisur dhe krijon vështirësi, por forcat janë të angazhuara në më të mirën e mundësive të tyre për të evituar rrezikun e shtrirjes së zjarrit në pjesë të paprekura të kurorës së gjelbër dhe idealisht fikur çdo vatër brenda ditës së sotme.

11 MUAJ ME PARE

Jugu i vendit ende në flakë, vatrat e zjarreve vijojnë aktive në fshatin Sasaj, Lukovë dhe Shën Vasil! Pritet ndërhyrja me helikopter

Zjarret në vend/ Flakët vijojnë aktive në në disa
pamje nga zjarret

HIMARË- Vatrat e zjarrit në jug të vendit vijojnë të jenë aktive. Konkretisht zjarret vijojnë mbi fshatin Sasaj, në Lukovë dhe në Shën Vasil. Situata është përkeqësuar gjatë natës për shkak të erës që ka favorizuar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. 

Bëhet me dije se forca të shumta të zjarrfikësve, policia, FNSH, emergjencat civile kanë më shume se 60 orë në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe djegien e banesave.

Një natë më parë, 50 banorë të fshatit Sasaj u evakuuan nga banesat e tyre që rrezikohenin nga zjarri. Ndërkohë ditën e sotme pritet të ketë edhe ndërhyrje nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve.

zjarret në vend

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet